Blloku Bota
Macron ndryshon "fshehurazi" flamurin francez
Flamurit francez i është bërë një ndryshim prej një viti. Megjithatë, pak është vënë re. Flamuri ka ende tre ngjyrat blu-e bardhë-e kuqe, por bluja ka ndryshuar tonalitet. Ajo është zëvendësuar me një blu më të errët.
Vendimi për këtë ndryshim është marrë nga presidenti Emmanuel Macron në korrik të vitit 2020 dhe ka provokuar debate në Elize.
Duhet të jemi gati për luftë me Rusinë
Rusia është shndërruar në harkun kohor të tetë viteve në një kërcënim më të madh për Perëndimin. Kreu i ushtrisë britanike, Nick Carter ka deklaruar se ndonëse Vladimir Putin nuk do një konflikt të armatosur me Perëndimin, përgatitja për përplasje nuk duhet të injorohet.
Rusia e sheh kontekstin strategjik global si një betejë të pandërprerë në të cilën mendoj, ata mund të vënë në zbatim të gjitha mjetet e forcës nacionale për të arritur objektivat e tyre. Por duke bërë kështu, Rusia nuk do të mbërrijë në një luftë të nxehtë
Me BE-në po tallen të gjithë
Bashkimi Europian është rivendosur në një pozitë komike teksa po dëshmon se për çdo krizë i duhet të negociojë me dikë tjetër. Aktualisht BE-ja po përballet me një krizë migracioni në kufijtë e vet me Bjellorusinë, një vend të cilin e ka vendosur nën sanksione për shkak të presidentit Aleksandër Lukashenko.
Austria: "Kamp përqendrimi" për të pavaksinuarit
Miliona austriakë që nuk kanë pranuar të bëjnë vaksinën do të vendosen në karantinë. Masa e re e marrë nga qeveria hyn në fuqi nga e hëna dhe vjen pas një rritjeje të infeksioneve në nivele rekord dhe mbipopullim në njësitë e kujdesit intensiv, raporton Reuters.
Aleksandria rrezikon të zhytet në ujë
Aleksandria në Egjipt është ndër qytetet e para që rrezikohet nga ngitja e nivelit të deteve. Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP 26) të mbajtur në Glasgoë ishte kryeministri britanik, Boris Johnson ai që e ngriti i pari alarmin.
#Metoo pushton median franceze
Media franceze është përfshirë nga skandali, pasi shtatë gazetare akuzuan për për sulm seksual dhe përdhunim moderatorin e TF1, Patrick Poivre d'Arvor. Rasti i hapi rrugë një lumi denoncimesh në rrjetet sociale për ngacmimet dhe abuzimet në industrinë e medias.
"Ngacmim seksual, poshtërim, diskriminim, shfrytëzim. Thjesht forca për të treguar, edhe pse në pikën më të ulët të jetës time, është njëfarë fitoreje", shkroi gazetarja Tiphaine Blot.
Arrest ish-ministres kroate Gabrijela Zalac. Abuzim me fondet: 1.7 mln euro për një software që kushton 400 mijë
Ish-ministrja kroate për Zhvillimin Rajonal dhe Fondet e BE-së, Gabrijela Zalac është arrestuar nën akuzën e korrupsioit. Krahas saj janë ndaluar dy biznesmenë si dhe drejtori për Financat dhe Agjencinë Kontraktore SAFU, Tomislav Petriç. Operacioni raportohet se është ndërmarrë nga Prokurori Europian në Kroaci, që monitoron shpenzimin e fondeve të BE-së në vend.
“Rrezikojmë të kthehemi në epokën e Luftës së Ftohtë”
Presidenti kinez, Xi Jinping, paralajmëron se tensionet në rajonin Indo-Paqësor mund të kthejnë mentalitetin e Luftës së Ftohtë.
Deklarata e tij vjen disa javë pasi SHBA, Britania dhe Australia njoftuan një aleancë të re sigurie në rajon, e cila I jep mundësi edhe Australisë të ndërtojë nëndetëse bërthamore. Kina e ka kritikuar ashpër marrëveshjen.
Në një video të regjistruar paraprakisht me Samitin e APEC, i cili po mbahet nga Zelanda e Re në një format virtual, Xi tha se përpjekjet për të vënë kufij në rajon përgjatë vijave ideologjike ose gjeopolitike do të dështonin.
BE arrin marrëveshjen për zgjidhjen e krizës së emigrantëve në Bjellorusi
Shtetet anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje në parim për të zgjeruar kuadrin ligjor të sanksioneve kundër Bjellorusisë për ata që favorizojnë kontrabandën e paligjshme të emigrantëve në Bashkimin Evropian.
Lajmin e bën të ditur ANSA, duke iu referuar disa burimeve diplomatike evropiane.
Lukashenko akuzohet për "sulme hibride" ndaj BE-së përmes migrantëve afganë dhe irakenë
Europa po e trajton krizën e tanishme që i është krijuar në kufirin polako-bjellorus si një sulm hibrid nga Misnku zyrtar. Mediat kanë përcjellë pamje të sulmeve dhe konfrontimeve në kufirin e të dyja vendeve që është edhe kufiri mes BE-së dhe Bjellorusisë, një vend që i është nënshtruar sanksioneve të Europës. Akuzat për situatën po adresohen ndaj presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko, i cili po ndërton në Europën Qendrore atë që u provokua në Turqi në vitin 2015.
