#Metoo pushton median franceze

Postuar në 13 Nëntor, 2021 12:02

Media franceze është përfshirë nga skandali, pasi shtatë gazetare akuzuan për për sulm seksual dhe përdhunim moderatorin e TF1, Patrick Poivre d'Arvor.  Rasti i hapi rrugë një lumi denoncimesh në rrjetet sociale për ngacmimet dhe abuzimet në industrinë e medias.
"Ngacmim seksual, poshtërim, diskriminim, shfrytëzim. Thjesht forca për të treguar, edhe pse në pikën më të ulët të jetës time, është njëfarë fitoreje", shkroi gazetarja Tiphaine Blot.
Një tjetër flet për njē "gazetar që më përdhunoi, kur i thashë se nuk doja më shumë se shoqëri. Desh lashë profesionin për shkak të tij dhe të dashurës së tij, sipas të cilës unë isha 'shumë e shëmtuar për t'u përdhunuar'".
Të tjera gazetare thonë se ngacmimi nuk ndodh vetëm në mjediset e punës, por edhe në terren gjatë raportimeve.
Përtej ngacmimit, gazetaret franceze kanë nisur të flasin edhe për ndëshkime të formave të ndryshme nëse denoncojnë.
Marie Albert nga AFP thotë se nuk iu rinovua kontrata pasi denoncoi një koleg për ngacmim.
Moderatori i akuzuar, rasti i të cilit u bë shkak për një valë denoncimesh, ështê tani 74 vjeç. Ai ka dhënë lajmet për 21 vjet me radhë në TF1. Ai është nderuar nga presidenti Shirak me Legjionin e Nderit, urdhri më i lartë në Francë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.