Blloku Bota

Zuckerberg nuk i do homonimet, 60 milionë dollarë për të blerë bankën Meta

Postuar në 14 Dhjetor, 2021 16:01

Meta Platforms Inc (FB.O), kompania që ka në pronësi Facebook, ka blerë aktivet e markës tregtare të bankës rajonale amerikane Meta Financial Group (CASH.O). Marrëveshja me vlerë 60 milionë dollarësh për të blerë aktivet e markës tregtare të bankës rajonale amerikane Meta Financial Group (CASH.O), u konfirmua hënën nga zëdhënësit e dy kompanive.

Vitali Klitschko i kërkon ndihmë Europës: Putin po përgatitet të na pushtojë

Postuar në 14 Dhjetor, 2021 14:20

Kryebashkiaku i Kievit është zyrtari i lartë i radhës që paralajmëron se Rusia mund të pushtojë Ukrainën.  “Ne në të gjithë Ukrainën po përgatitemi që presidenti rus Vladimir Putin të japë urdhrin për fillimin e luftës”, paralajmëron Vitali Klitschko në një artikull për “Bild-in” gjerman.

“Si ushtar dikur jam betuar se do ta mbroj këtë vend dhe jam gati të luftoj për atdheun”, citohet ai nga B92.

Macron-Orban, një aleancë në prapaskenë?

Postuar në 14 Dhjetor, 2021 09:30

Nga Hungaria nuk pritet progres në fushën e sundimit të ligjit, të paktën deri pas zgjedhjeve të prillit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, e bëri një deklaratë të tillë pas takimit me kryeministrin Viktor Orbán në Budapest të hënën.

Orbán e ndau këtë vlerësim në konferencën e fundit për shtyp të samitit të Grupit të Vishegradit, gjatë së cilës u pa një raport i ngrohtë mes të dyve.

Nisma e mbretit të Marokut: Do restaurojmë qindra site hebraike në vend

Postuar në 13 Dhjetor, 2021 16:13

Mbreti i Marokut, Mohammed VI ka prezantuar së fundmi nismën për restaurimin e qindra siteve historike hebraike. Sipas mediave vendase, lëvizja është pjesë një riafrimi mes Izraelit dhe Marokut në kuadër të Marrëveshjeve Abraham.

Rusia bllokon TOR

Postuar në 13 Dhjetor, 2021 16:02

Autoritetet ruse kanë vendosur bllokimin e shërbimit anonimizues të uebit, Tor – The Onion Router. Vendimi është marrë nga enti mbikëqyrës, Roskomnadzor, nisur nga karakteristikat e TOR që mundëson anashkalimin e kufizimeve në nyjet lokale të ISP-ve.

Në njoftimin e vet enti rus ka bërë të qartë se vendimi për bllokimin është marrë për shkak se brouzeri mundëosn akses në informacion të paligjshëm.

Talebanët i shtrijnë dorën Amerikës

Postuar në 13 Dhjetor, 2021 11:35

Talebanët e ardhur në pushtet pas tërheqjes së SHBA-ve nga Afganistani pretendojnë se kanë ndryshuar. Ata thonë se duan marrëdhënie të mira me SHBA-të dhe vendet e tjera.

"Brukseli nuk duhet të diktojë vaksinimin e detyrueshëm"

Postuar në 11 Dhjetor, 2021 16:35

Këshilli i ardhshëm i BE-së, më 16-17 dhjetor do të diskutojë mbi vaksinimin e detyrueshëm. Nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, e cilësoi këtë momentin më të mirë për të shqyrtuar shtrirjen e vaksinimit me detyrim në vendet e Europës.

Duke iu referuar një deklarate të shefes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila tha javën e kaluar se është koha për të menduar për vaksinimin e detyrueshëm, Schinas theksoi se ajo "zgjodhi me shumë kujdes fjalët për të thënë se çështja e vaksinimit të detyrueshëm është në tryezë".

“Nuk i flas më, f**k him”

Postuar në 10 Dhjetor, 2021 18:39

Gjatë katër viteve në detyrë, presidenti Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ishin aleatët më të afërt politikë. Të paktën kështu dukej në publik. Por gjërat kanë ndryshuar. "Nuk kam folur me të që atëherë. F**k him", ishte komenti i Trump për Netanjahun në një intervistë të dhënë së fundmi.

SHBA: Jemi në Bosnje për ta tërhequr nga gremina

Postuar në 10 Dhjetor, 2021 12:31

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se do të ndërhyrjnë me të gjitha mjetet e presionit diplomatik për të shmangur ndarjen e Bosnje-Hercegovinës. Në një intervistë për “The Guardian”, këshilltari i sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Derek Cholet, ka sinjalizuar angazhimin intensiv të SHBA kundër separatistëve serbë.

Ne i kemi përshpejtuar shumë përpjekjet tona diplomatike për të tërhequr Bosnjen nga humnera. Zërat për rikthimin e konfliktit na shqetësojnë shumë

ka thënë Cholet.

Londra i "dorëzon" Assange-in Amerikës

Postuar në 10 Dhjetor, 2021 12:28

Qeveria amerikane fitoi sot në apel kundër një vendimi të gjykatës në Londër që kishte bllokuar ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, nga Britania. Uashingtoni e kundërshtoi vendimin e shkallës së parë, dhënë në janar të këtij viti. Gjykata e kishte ndaluar ekstradimin e Assange, me argumentin se 50-vjeçari australian rrezikonte të vetëvritej nëse do të transferohej në sistemin e drejtësisë amerikane.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota