Blloku Bota

Kriza e energjisë, Brukseli zhgënjen vendet e Unionit

Postuar në 07 Tetor, 2021 17:45

Rritja e çmimeve të energjisë në të gjithë Europën i ka detyruar liderët e vendeve t’i kthejnë sytë nga Brukseli. Por ajo që kanë marrë deti tani ka qenë thjesht një premtim për një “paketë mjetesh”.

Qeveritë e vendeve të BE-së ia kanë frikën një reagimi popullor në rast të moszgjidhjes së këtij problemi. Shqetësimi është ngritur për herë të fundit në samitin e Sllovenisë, të mërkurën.

CIA pranon se është "ndryshkur"

Postuar në 07 Tetor, 2021 16:47

Një numër i madh bashkëpunëtorësh të CIA-s janë vrarë ose kanë kaluar në anën e kundërt.

Një dokument rreptësisht konfidencial i agjencisë së inteligjencës zbulon detaje që ngrenë pikëpyetje mbi punën e saj. Detajet e tij lënë të kuptohet se shërbimi kundërzbulues amerikan i ka nënvlerësuar rivalët e tij. Sipas “Times”, dokumenti në fjalë u është dërguar të gjitha byrove të agjencisë në të gjithë botën.

Një taksë e unifikuar për korporatat, arrihet marrëveshja mes 130 vendeve

Postuar në 06 Tetor, 2021 13:40

Marrëveshja për të rishikuar sistemin global të taksave është pothuajse në përfundim. Tani vjen pjesa e vështirë: të bëhet funksionale.

Dyshime të reja mbi Kinën për virusin SARS CoV-2

Postuar në 06 Tetor, 2021 11:58

Pikëpyetje të reja mbi Covid-19 në Kinë. Sipas një hulumtimi të ri, provinca e Hubeit ka bërë porosi për teste PCR shtatë muaj para se të raportohej rasti i parë me virusin SARS-CoV-2. Sipas një kërkimi të kryer nga organizata Internet 2-0, Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Vuhan, Instituti Hubei i Kafshëve dhe Mjekësisë Veterinare me bazë në Akademinë e Shkencave Bujqësore Hubei dhe Qendra Hubei për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ishin disa nga institucionet që bënë porosi për teste PCR.

Janë të gjithë njëlloj

Postuar në 04 Tetor, 2021 18:24

Për katër vjet me radhë, aktori dhe komediani Volodymyr Zelenskiy e argëtoi audiencën televizive në Ukrainë me rolin e tij kryesor në komedinë “Shërbëtori i popullit”. Zelenskiy luante rolin e një mësuesi, i cili, i zemëruar nga korrupsioni kronik në vendin e tij, kandidon dhe zgjidhet president. Në vitin 2019, Zelenskiy e bëri realitet këtë skenar, duke fituar zgjedhjet presidenciale  të Ukrainës.

Popullsia e Kinës përgjysmohet brenda vitit 2050

Postuar në 04 Tetor, 2021 13:38

Kina pritet të përballet me një rënie drastike të popullsisë në 30 vitet e ardhshme.

Plakja e popullsisë dhe rënia e nivelit të lindjeve e kanë alarmuar qeverinë kineze kohët e fundit. Të dhënat e regjistrimit të fundit tregojnë një rënie edhe më të madhe të lindjeve nga sa pritej, raporton South China Morning Post. Bazuar në këto të dhëna dhe një ngurrim i përgjithshëm për të pasur më shumë fëmijë, popullsia e vendit parashikohet të përgjysmohet brenda vitit 2050. Projeksioni del nga një studim i botuar në Journal of Xi'an University of Finance and Economics.

Rusia dëbon Të Ngarkuarin me Punë të Maqedonisë së Veriut

Postuar në 04 Tetor, 2021 13:13

Rusia dhe Maqedonia e Veriut janë përfshirë në një marrëdhënie të tensionuar që mund të karakterizohet edhe si krizë diplomatike.

Media të ndryshme bëjnë të ditur se Rusia ka dëbuar si non grata Të Ngarkuarën me Punë të Maqedonisë së Veriut në Moskë, Olivera Chaushevska Dimovska.

Kjo masë është një përgjigje ndaj vendimit të pajustifikuar të Maqedonisë së Veriut në gusht të këtij viti, kur deklaroi diplomatin rus në ambasadën në Shkup si person non grata

Hetimi/3000 pedofilë brenda Kishë Katolike Franceze që nga viti 1950

Postuar në 03 Tetor, 2021 12:38

Një komision i pavarur hetimor ka gjetur se që nga viti 1950 brenda Kishës Katolike Franceze kanë vepruar mijëra pedofilë.

Trump i kërkon gjykatës të detyrojë Twitter të rihapë llogarinë e tij

Postuar në 02 Tetor, 2021 16:46

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i është drejtuar një gjykate federale në Florida nga e cila kërkon që rrjeti social Twitter të rikthejë adresën e tij të mbyllur gjatë periudhës zgjedhore. Trump pretendon se kompania në fjalë çaktivizoi llogarinë e tij në muajin janar nën presionin e rivalëve të tij në Kongresin amerikan. Lidhur me situatën e re juridike, Twitter nuk ka pranuar të komentojë. Vendimi për mbylljen e llogarisë së Trump nga Twitter u pasua nga vendime të ngjashme nga Facebook dhe Google, të cilat edhe këto janë paditur nga ish-presidenti amerikan.

Sipas Trump:

Rekord historik i çmimit të gazit në Europë, Rusia nis presionet për Nord Stream 2

Postuar në 02 Tetor, 2021 12:39

Çmimet evropiane të gazit arritën nivelet më të larta të të gjitha kohërave të premten pasi Rusia reduktoi furnizimin, duke sinjalizuar presione të mëtejshme, në një kohë kur konsumatorët europianë duhet të përballen me nevoja të shtuara për shkak të sezonit të dimrit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota