Blloku Bota
Greqia mbron Zonën Ekskluzive me Egjiptin me kartën e energjisë elektrike
Greqia dhe Egjipti kanë firmosur një marrëveshje të intekroneksionit të energjisë përmes Mesdheut. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e ka cilësuar marrëveshjen si me rëndësi kritike për Europën nisur nga fakti se ajo jep një mundësi burimi të ri për energji.
Kjo është absolutisht kritike për stabilitetin e Europës. Energjia e prodhuar në Egjipit duhet të gjejë rrugën e vet drejt Europës
Polonia sfidon BE-në: Referendum nëse doni një super shtet europian
Në Parlamentin Europian është zhvilluar sot një debat mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Poloni. Kjo e fundit ka miratuar së fundmi përmes Gjykatës Kushtetuese se e drejta e brendshme prevalon mbi atë të Unionit, duke ardhur kështu në përplasje me Brukselin. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur “shumë e shqetësuar” për vendimin e Polonisë që sipas saj, “vë në diskutim bazën e BE-së dhe përbën një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj unitetit të rregullimeve juridike europiane”.
Marrëveshja me SHBA i jep Greqisë rol drejtues në Ballkanin Perëndimor
Athina zyrtare ka nisur të propagandojë si shumë të veçantë dhe me një rëndësi thelbësore Marrëveshjen e saj të Bashkëpunimit dhe Mbrojtjes Reciproke me SHBA, firmosur pak ditë më parë në Washington. Ministri I Jashtëm, Nikos Dendias, ka përcjellë përmes një interviste për gazetën “Kathemirini” komentet për rëndësinë e këtij akti, që sipas tij prej të gjithë mjedisin e sigurisë dhe prioritetet e SHBA në rajonin tonë dhe Mesdheun Lindor.
Çeki, presidenti Milos Zeman shpallet i paaftë për vijimin e detyrës
Presidenti çek, Milos Zeman është shpallur i paaftë për të vijuar detyrën e vet për shkak të gjendjes shëndetësore. Kryetari i Senatit të Çekisë, Milos Vystrcil ka deklaruar se spitali ku gjendet i shtruar presidenti 77-vjeçar ka njoftuar se Zeman nuk do të jetë në gjendje të ushtrojë funksionet e veta për disa javë në vijim, çka e bën atë të paaftë të menaxhojë dhe drejtojë situatën politike për krijimin e qeverisë së re.
Rusia pezullon misionin e vet në NATO
Rusia ka pezulluar sot misionin e vet në NATO duke mbyllur edhe zyrën e vet përfaqësuese pranë Aleancës perëndimore. Shkak është bërë një përplasje mbi refuzimin nga NATO të akreditimit të 8 diplomatëve rusë për të cilët Aleanca ka ngritur akuzën se punojnë për shërbimet sekrete ruse. Në përgjigje të veprimeve të tilla, Moska ka njoftuar edhe mbylljen e zyrave përfaqësuese të NATO-s në Rusi.
Ne nuk shohim ndonjë arsye që të vazhdojmë të pretendojmë se do të ketë ndonjë ndryshim për mirë në një të ardhme të afërt
Metaverse, Facebook njofton punësimin e 10 000 njerëzve të specializuar në BE
Facebook ka njoftuar sot se do të punësojë 10 000 njerëz në hapësirën e Bashkimit Europian për ndërtimin e Metaverse, një version i realitetit virtual të internetit.
Metaverse ka potencialin të ndihmojë në aksesin në mundësi të reja, krijuese, sociale dhe ekonomike. Dhe europianët do t’i japin atij formë që nga fillimi. Sot ne njëftojmë një plan për krijimin e 10 000 vendeve të reja të punës në pesë vitet e ardhshme
Ndërron jetë Colin Powell
Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare Colin Powell, ish-sekretari amerikan i Shtetit, i pari në këtë detyrë nga komuniteti afro-amerikan. Shkaku i vdekjes është zyrtarizuar se kanë qenë ndërlikimet nga CoVid-19.
Powell ishte një gjeneral me katër yje dhe ka mbajtur edhe detyrën e Shefit të Shtabeve të Bashkuara të SHBA dhe ka shërbyer nën katër presidentë. Pika më e ulët e karrierës së tij ishte fjalimi i vitit 2003 në OKB, gjatë të cilit Powell foli për ekzistencën e armëve të shkatërrimit në masë që u provua se ishte një pretendim i rremë.
Dendias: Marrëveshja SHBA-Greqi do qartësojë Turqinë për fuqinë e vet
Marrëveshja e re, apo më saktë zgjatja e një marrëveshjeje ekzistuese, mes Greqisë dhe SHBA, pritet të shtojë sigurinë e vendit tonë fqinj dhe për pasojë vetëbesimin e saj në aspektin diplomatik. Marrëveshja është propaganduar shumë nga mediat greke, por edhe institucionet dhe ajo parashikon shtim të praninë ushtarake amerikane në Greqi. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka specifikuar se përforcimi ushtarak do të përmbushet në një rajon që ka rëndësi të veçantë për sigurinë e Greqisë.
Haradinaj: UNMIK-ut t'i ndërpritet mandati
Is-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që misionit ndërkombëtar të OKB-së në vend. UNMIK, t’i ndërpritet mandate.
Vazhdimi i misionit të UNMIK është vazhdim i konfuzionit për të gjithë. Ndërprerja e mandatit të këtij misioni është i nevojshëm dhe krijon qartësi institucionale
shkruan ai në Facebook.
Mosmarrëveshjet për detin, refuzohet njohja e një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Kenia dhe Somalia janë duke provokuar një precedent me pasoja lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjet e kufirit.
