Blloku Bota

Komisioni Europian hedh në gjyq Italinë

Postuar në 16 Korrik, 2021 13:57

Komisioni Evropian ka referuar Italinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg për mosrespektimin e 'vendimeve Prüm', rregullat e vendosura nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE në vitin 2008 për të forcuar bashkëpunimin gjyqësor midis vendeve anëtare, të cilat Brukseli i konsideron "një mjet themelor në luftën kundër terrorizmit dhe krimit”.

Drejt një Polexit-i

Postuar në 15 Korrik, 2021 20:44

Divergjencat me BE-së dhe Polonisë sa vijnë e thellohen. BE e sheh me dyshim legjitimitetin e reformave gjyqësore dhe kushtetuese të vëna në zbatim nga partia Ligj dhe Drejtësi (PiS), një përplasje kjo që mund të çojë drejt daljes së Polonisë nga Unioni.

Britani/ Shkurtohen fondet për vendet e varfra, shtohen shpenzimet ushtarake

Postuar në 15 Korrik, 2021 14:36

Vendimi i qeverisë britanike për të reduktuar ndihmën për vendet e varfra ka hasur në kundërshtime si brenda edhe jashtë vendit. Qeveria e Boris Johnson vendosi të reduktojë me 0.2% të PBB buxhetin vjetor të ndihmës. Ky i fundit ishte fiksuar në 0.7% të PBB që prej vitit 2015 dhe do të ulet në 0.5% për një periudhë të pacaktuar. Diferenca në përqindje është plot 4 milionë paund.

OJQ britanike "Global Justice Now" tha se deputetët që votuan pro shkurtimeve në vendet më të varfra “i kanë duart me gjak” sepse kjo ulje e ndihmës do t’u kushtojë jetën qindra e mijëra njerëzve.

Havana bën lëshimet e para pas protestave

Postuar në 15 Korrik, 2021 13:42

Qeveria kubane ka autorizuar përkohësisht dhe në mënyrë të pakufizuar hyrjen në vend pa tarifë të produkteve ushqimore, atyre higjieno-sanitare dhe ilaçeve, mallra që mungojnë në tregun kombëtar.

Importi i tyre do të lejohet duke nisur nga e hëna e ardhshme deri më 31 dhjetor 2021, njoftoi kryeministri Manuel Marrero. Masa vjen pas protestave të ashpra në Kubë ditët e fundit kundër krizës ekonomike.

"Revolucioni i blertë", BE propozon ndalimin e makinave me benzinë nga viti 2035

Postuar në 14 Korrik, 2021 17:49

BE shpalosi sot planin e saj për të zeruar emetimet e karbonit në vitin 2050. Plani europian pritet të shkaktojë një përplasje politike epike mbi makinat elektrike dhe çmimet e karburantit, që mund të zgjasë me vite. Komisioni Evropian përmes këtij plani synon të transformojë ekonominë e Bllokut nga varësia e karburanteve fosile, në një botë me emetime zero të karbonit. Brukseli shpreson ta bëjë Evropën lider të padiskutueshëm në përmbushjen e qëllimeve të marrëveshjes së klimës në Paris.

Singapori vë në funksion parkun më të madh fotovoltaik në ujë

Postuar në 14 Korrik, 2021 14:30

Singapori ka vënë në jetë një projekt të ri për sigurimin e energjisë së pastër. Panele diellore lundruese në një sipërfaqe sa 45 fusha futbolli do të gjenerojnë energji të mjaftueshme për të furnizuar pesë impiantet e trajtimit të ujit në ishull.

Projekti është pjesë e përpjekjeve të Singaporit për të përmbushur objektivin e katërfishimit të prodhimit të energjisë diellore deri në 2025, duke ndikuar pozitivisht në ndryshimin klimatik.

Gary Kasparov mundet në Zagreb

Postuar në 14 Korrik, 2021 14:12

Garry Kasparov, i cili për shumicën mbetet shahisti numër një i të gjitha kohërave, u rikthye në fundjavë në një lojë që përfundoi me humbje përballë shahistit azer, Shakhriyar Mamedyarov.

Kasparov mori pjesë në Grand Tour-in e organizuar në Zagreb nga St Louis. Ish-kampioni i botës fitoi vetëm një lojë, me tre barazime dhe 14 humbje.

Në fillim të lojës, Kasparov u mbështet në përvojën e tij të gjatë, por humbi tre herë rresht. Ai arriti të dominonte në formatin blic, pesë minuta për lojtar.

Talibanët paralajmërojnë Turqinë: Çdo qëndrim në Afganistan e quajmë pushtim

Postuar në 13 Korrik, 2021 17:52

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani po hap gjithnjë e më shumë terren për talibanët. Këta të fundit i druhen shtrirjes së prezencës turke, pas një marrëveshjeje SHBA-Turqi për garantuar sigurinë e aeroportit të Kabulit pas largimit të amerikanëve.

Vaksina italiane rezulton 99% efektive

Postuar në 13 Korrik, 2021 09:52

Vaksina italiane ka rezultuar efektive në testet klinike të fazës së dytë. GRAd-COV2 nxiti një përgjigje të antitrupave në 93% të vullnetarëve tre javë pas dozës së parë dhe në 99% pas së dytës. Vaksina është prodhuar nga kompania italiane e bioteknologjisë ReiThera.

Në teste u përfshinë 917 vullnetarë mbi moshën 18 vjeç në 24 qendra në të gjithë Italinë. Një e katërta e vullnetarëve ishin ose mbi moshën 65 vjeç ose kishin predispozitën për t’u prekur nga forma të rënda të Covid-19.

Në Kubë nisin protestat kundër regjimit komunist

Postuar në 12 Korrik, 2021 14:03

Mijëra kubanë janë mbledhur në një protestë të rrallë kundër qeverisë komuniste. Me parullën “Poshtë diktatura”, protestat antiqeveritare nisën në mënyrë krejt spontane në disa qytete, ndërsa vendi po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në 30 vitet e fundit.

Qindra marshuan në rrugët e Havanës duke kënduar “Duam liri”, ndërsa prezenca ushtarake shtohej para ndërtesave qeveritare. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe arrestoi dhjetë protestues.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota