Blloku Alternative
Kur emigronin europianët. Një libër për ikjen e 55 milionë njerëzve
Disa qindra mijëra sirianë që u detyruan nga politikat perëndimore të lënë shtëpitë e të bredhin rrugëve të Europës në kërkim të një strehe, janë bërë lajmi i ditës në Perëndim. Nga emergjenca civile, te vështirësitë ekonomike të krizës, e deri te kërcënimi për qytetërimin perëndimor, sirianët janë kthyer në materie për çdo lloj propagande, gjithnjë me kushtin e një amnezie dhe pse jo mohimi të historisë së afërt europiane.
Rindërtohet “Njeriu i Altamurës”, Neandertali që jetoi 130 mijë vjet më parë në Pulia të Italisë
Në vitin 1993 në një shpellë në Lamalunga në zonën e Barit të Italisë, u gjetën mbetje skeletore të një Neandertali që kishte jetuar aty të paktën 130 mijë vjet më parë. Tani, dy paleoartistë, Adrie dhe Alfons Kennis, të cilët kanë realizuar edhe riprodhimin e mumjes së Oetzi të akullnajës Similaun, kanë realizuar një model në madhësi natyrale të individit që u gjet, e që së shpejti do të ekspozohet në muzeun e zonës. Mbetjet u gjetën në një kompleks karstik, mes të cilave kafka e inkastruar mes stalaktiteve çka e ka bërë të vështirë marrjen e mostrës pa e dëmtuar.
Robert Wadlow –Gjigandi i Sjellshëm
2.72 m i gjatë, 199 kg në peshë. Këto janë të dhënat e Robert Wadlow, shteas amerikan i vdekur më 15 korrik 1940. Wadlow konsiderohet një ndër njerëzit më të gjatë që kanë jetuar ndonjëherë. Ai lindi më 22 shkurt 1918 në Alton, Ilinois dhe ishte normal. Prekja nga Hyperplasia, që rezulton në pakufizimin e hormonit të rritjes solli anromalizimin e shtatit të tij që edhe në momentin e vdekjes nuk ndalte së rrituri. Ai vdiq i ri për shkak të një infeskoni dhe u njoh edhe si “Gjigandi i sjellshëm”.
Sara Sampaio, thjesht perfekte
Shkatërrimi i anijeve, një nga punët më të rrezikshme në botë
Këto pamje vijnë nga Bangladeshi dhe tregojnë punëtorë në kantiere anijesh që punojnë në kushte të paimagjinueshme.
Oratoria e Hitlerit, dhunti vetëm apo edhe vullnet i një aktori? Fotot provojnë diçka…
Hitleri ishte orator i madh. Por për këtë cilësi që ia njohin për dhunti, ai ushtrohej shumë. Në funksion të përshtatjes së zërit me pamjen, pra të lidhjes së dy atuve performuese në një forcë hipnotizuese, diktatori nazist e mbikëqyrte veten përmes fotove. Një qasje modern për kohën, pasi kjo është një ndër punët që sot e bëjnë kompani të specializuara me politikanët gjatë fushatave. Fotot janë realizuar në vitin 1925 nga fotografi personal Heinrich Hoffmann. Ky i fundit i ruajti ato dhe i botoi bashkë me kujtimet e veta.
“Tri ditë paqeje dhe muzike” –festivali i Woodstock
Festivali i muzikës (rock) i zhvilluar në Catskills në qytetin Bethel në shtetin e New York është cilësuar si një nga momentet kryesore në historinë e muzikës. Festivali – Woodstock Music&Art Fair – kishte një audiencë prej 400 mijë njerëzish dhe zhvillohej në tri ditë “Paqeje dhe muzike”. Një forograf i revistës “Life”, John Dominis, ofron këtë koleksion, i cili në një intervistë për revistën deklaroi se “ndonëse ishte më i madh sesa ata fëmijë që merrnin pjesë aty” kaloi një kohës shumë të mirë. Fotot flasin vetë për atmosferën:
Metroja e Phenianit hapet për turistët. Imazhe artisitike, inxhinieri, por edhe konspiracione
Korea e Veriut ka hapur për turistët e huaj metronë e vet në Phenian. Mbi këtë objekt janë përhapur shumë spekullime, pasi fillimisht Korea e Veriut lejonte vizita vetëm në dy stacione. Ajo nisi të ndërtohej pas vitit 1966, kur Kim Jong – Il vizitoi Pekinin. Ndonëse pretendohet se ajo undërtua me “forca të brendshme”, agjencia ruse e lajmeve shkruan se “ka prova se projekti u zhvillua me ndihmën e projektuesve sovjetikë, inxhinierëve sovjetikë, çekë, kinezë si dhe ekspertëve gjermanë të hekurudhave. Mendohet se metroja e Phenianit është më e thella në botë, 110 m nën tokë.
Kur punonin fëmijët
Në këto fot paraqiten fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që punojnë, shpesh në kushte të vështira. Historia e ndalimit të punës së fëmijëve ka një histori dramtike: në vitin 1904 u krijua Komiteti Kombëtar i Punës së Fëmijëve, që kishte për qëllim, pikërisht ndalimin e saj. Organizata ja doli që të kalonte një ligj në vitin 1916, i cili u dekretua nga Presidenti kohës, ëilson, por ishte Gjykata Supreme e rrëzoi atë.
Projekti i stadiumit dhe sllogani i kombëtares (Foto)
Projekti i stadiumit të ri kombëtar është prezantuar sot nga presidenti i FSHF-së, Armando Duka dhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri e ka konsideruar stadiumin, të ngjashëm me atë të Juventusit.
Sipas Ramës, “Arena Kombëtare” do të jetë një nga stadiumet më të bukura në Europë dhe në të mund të luhen edhe ndeshje të ekipeve të huaja, ose finale si ajo e Superkupës europiane. Ndërsa kreu i Federatës zbuloi edhe slloganin e kombëtares për fazën finale të Europianit, ku autobusi do të mbajë thënien, "Ti Shqipëri më jep nder".