Blloku Alternative
Ndërtime po, por edhe ruajtje e natyrës
Me objektiv nga hapësira
“Advanced Spaceborne Thermal Emission and Reflection Radiometer” — ASTER — është lëshuar në hapësirë bashkë me anijen kozmike të NASA-s, “Terra”. Në vitin 1999 ky instrument japonez ka niisur fotografimin nga hapësira dhe ka realizuar deri më tani 99% të fotografimit të sipërfaqes së Tokës. Fotografitë janë bërë publike nga NASA më 1 prill dhe janë gjithëse 2.95 milionë, e të cilat mund të analizohen lirshëm. Pamjet janë shumëngjyrëshe pasi në kamera ka infrared që analizon ndryshimin termik në materiale dhe në relievim. Ja disa prej tyre:
Jo fotove "nudo" të kafshëve
Ndihmë nga marinsat amerikanë për mjedisin
Postimi i ambasadës amerikane në Facebook:
"Trupa e marinsave, Komiteti i Gjelbërt, dhe vullnetarë të tjerë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ndihmuan në mbjelljen e pemëve, ndërtimin e gardhit dhe lyerjen e mureve të parkut të ri për romët në lagjen e Tufinës në Tiranë. Grupi ynë punoi së bashku me stafin e Ecovolis, si edhe me vetë pjestarët e komunitetit rom. Edhe ju mund të bëheni vullnetar. Mblidhuni së bashku me miqtë apo fqinjët tuaj dhe mundohuni të ndihmoni në hapësirat më problematike të komunitetit tuaj".
Mbretëria e harruar
Më 9 prill 1975 Sikkim, një mbretëri e veçuar, u sulmua nga ushtria indiane dhe pushoi së ekzistuari. Sikkim u shpall shteti i 22-të i Indisë. Një monarki e vogël në Himalaja, e qeverisur nga Choygyal, monarku dhe e ruajtur nga Rojet si ushtri më vete, ajo kishte lidhje të veçanta me aristokracinë tibetiane me të cilat kishte lidhje të vijueshme martesore. “Foreign Policy” përcjell disa foto, pjesë e një koleksioni që zëfill që nga viti 1875, duke theksuar se ato i përkasin fondit arkivor të familjes mbretërore të Sikkim.
Sauditët me flotë makinash të lara me ar në Londër
Të katërta shkojnë ë 1.8 milionë dollarë.
http://edition.cnn.com/2016/03/30/europe/gold-cars-saudi-london/index.ht...
Pemët, "kalendar" i heshtur i historisë
Në Tokë ka 3 miliardë pemë, të cilat janë të dobishme për të gjithë jetën në planetin tonë. Në vitin 1999 fotografja Beth Moon ndërmori një udhëtim për të fotografuar disa prej më antikeve duke iu referuar edhe folklorit të zonave ku ato ndodhen. Një album që ndoshta tërheq vëmendjen drejt këtyre mrekullive që shpesh anashkalohen dhe asgjësohen.
http://www.nationalgeographic.it/wallpaper/2016/03/30/foto/alberi_raccon...
Pamje nga fundi i epokës otomane në...Por cili qytet është?
Qyteti i vjetër ndodhet brenda murit të ndërtuar nga Sulejmani i Madhërishëm, pasi osmanët e morën qytetin më 1517. Fotot i përkasin fundit të epokës otomane e cila u mbyll në vitin 1917. Sot shohim pamjet që na janë shumë familjare me pamet e qyteteve shqiptare të të njëjtës periudhë. Emri i qytetit: Jeruzalem.
http://mashable.com/2016/03/29/ottoman-jerusalem/#XobnwKdUqkq9
"Alienët" me të cilët bashkëjetojmë
Fotografi Daniel Kariko ka realizuar fotot që paraqesin milingona, apo insekte të tjera, të parë nga shumë afër. Alienë të vërtetë në pamje nga ata që shpesh i shohim në filma. Fotografitë realizuar në mjedise pune, apo në shtëpi:
http://www.nationalgeographic.it/wallpaper/2016/03/29/foto/mostri_da_gia...
E mbani mend “Gazin e Degës”?
Në Shqipëri kujtojnë të gjithë makinën e prodhimit sovjetik që thirrej “Gazi i Degës”. Modeli njihej që ishte Gaz 69, fuoristradë e cila gjeti përdorim të gjerë në ushtritë e të gjithë Bllokut Lindor. Nga makinat sovjetike, shumë pak hynë në Shqipëri, ndonëse BS-ja prodhoi disa modele..."brutale dhe karizmatike" siç shlkruan një komentues në Facebook. Ja disa prej tyre ku mes të cilave dikush mund të dallojë ndonjë model që ka qenë prezent edhe në vendin tonë: