Blloku Alternative
Revolucioni Kulturor tani në një libër me foto të papublikuara më parë
Këto fotografi janë vetëm një çast nga i famshmi Revolucion Kulturor në Kinë, që nisi më 16 maj të vitit 1966 dhe përfundoi me vdekjen e Mao Tse Dung 10 vjet më vonë. Ato janë realizuar nga fotografi Li Zhensheng që punonte për një gazetë në prvoncën Heilongjiang. Ai i ruajti negativët, ndonëse u dënua si kundër-revolucionar për t’i publikuar së fundmi në një libër(http://uk.phaidon.com/store/general-non-fiction/red-color-news-soldier-9780714843087/).
1969 - kundërkultura Hipi, konvertohet në kulturë dominuese
Fotot janë nga revista "Life" e kohës dhe tregojnë lirinë e natyralizuar të atyre viteve të ndryshimit.
Troja, akti final i “Luftës Botërore Zero”? Një pikëpamje për konfliktin e famshëm dhe “Qytetërimin Luvian”
“Newscientist” i ka lënë sot një hapësirë në një shkrim të vetin ideve të sponsorizuara nga një fondacion zviceran, “Luwian Studies”, sipas të cilit ajo që njohim sot si Lufta e Trojës, ishte thjesht akti final i një përballjeje që arkeologu Eberhard Zangger, e cilëson si “Lufta Boëtrore Zero”, e cila sipas tij solli fundin e Epokës së Bronxit, 3200 vjet më parë.
1 vit pezullim për kapitenin e Tiranës. Muça: “Po dialogoja me tifozët”!!!
Komisioni i Disiplinës ka dënuar me 1 vit pezullim kapitenin e Tiranës, Gentian Muça për thirrjet e tij pas ndeshjes Tirana-Partizani. Në konferencën për shtyp, Muça tha se ai ka bërë dialog me tifozët:
Por a mund të quhet dialog me tifozët ky?
Vitet ’40-’50, përpara se femra të vraponte drejt modelit të sotshëm të manekinit
Nina Leen, një nga fotografet e para femra të “Life” sjell këto foto të veçanta të modelit të femrës së viteve ’40-’50. Me origjinë nga Rusia, rritur në Gjermani, Zvicër dhe në Itali, Leen fitoi një sens vëzhgimi të mprehtë për “mënyrën e jetesës” kur shkoi në SHBA. Fotot janë edhe një dëshmi e kohës, kur femra ende nuk kishte nisur të kërkonte modelin e manekinit, që sot me këmbëngulje ka “monpolizuar tregun”.
Fotot e Duram, Shqipëria 1904-1913 – krekosje, mjerim dhe armë
Robert Elsie sjell në faqen e tij “albanianhistory.net” një koleksion fotosh të realizuara mes viteve 1904-1913 në Shqipëri dhe në Mal të Zi, nga Edith Durham. Udhëtarja britanike është e njohur për shkrimet e veta për Ballkanin dhe shqiptarët, por ajo ka realizuar edhe një seri fotosh që administrohen nga Instituti Mbretëror Antropologjik, Muzeu Britanik i Londrës dhe Muzeu “Pitt Rivers” në Oksford. Duram i realizoi fotot me një aparat “Kodak Brownie” dhe ato paraqesin interes më tepër për të apasionuarit e fotografisë.
Mjekësia ligjore, një itinerar i shkurtër
Fundi i Botës në skicat e një pastori
Këto skica paraqesin tekstin e Librit të Zbulesës, të fundit nga librat e përfshirë në Bibël. Ato janë punuar nga pastori baptist Clarence Larkin në vitin 1919, sipas të cilit iu deshën 25 vjet për ta vizatuar Zbulesën nga një “pikëpamje futuriste”. Zbulesa e Shën Johanit pason Apokalipsin, Fundin e Botës, momentin përmbyllës të njerëzimit në ekzistencën e vet tokësore, për të kapërcyer mandej në Parajsë. Skicat janë interesante pasi janë një kalk i tekstit ndërmjetësuar nga imagjinata e një njeriu:
Roma e vitit 1890 – Qyteti duket sikur ka qenë aty Përjetë
Këto kartolina me ngjyra paraqesin pamje të Romës së vitit 1890, kryesisht të monumenteve antike të saj, që janë kaq të famshme në të gjithë botën. Kanë kaluar më shumë se 120 vjet dhe Qyteti duket sikur ka qenë aty përjetë. Ngjyrat janë realizuar me teknikën fotokromatike që i shton ngjyra artificiale fotografive bardh e zi. Në këtë rast duken thuajse natyrale.
Masturbimi, nga një akt natyral, në ndalimin për arsye biznesi
Masturbimi është cilësuar për shumë kohë një tabu. Është ndër ato akte që mbeten pjesa më e “ndrojtur “ e seksualitetit njerëzor. Historia e tij është e veçantë, ku shpesh është mplekur feja, moralizmi, apo edhe biznesi. Në fund fjalën e pati mjekësia, por edhe çlirimi nga kufijtë e një presioni që shkon kundër natyrales.
http://www.focus.it/scienze/salute/masturbazione-da-sapere?gimg=70543&gp...