Blloku Alternative

Socotra, peizazhi “alien” mbi Tokë

Postuar në 29 Korrik, 2016 14:29

Socotra është një ishull në oqeanin Indian, përballë Jemenit, pjesë e të cilit edhe është. Ishulli është thuajse unik për nga peizazhi; pemët e tij Adenium Socotranum,  nuk hasen kund dhe bashkë me disa shpendë, gjenden vetëm në këtë ishull. Në vitin 2010 në ishull u bë një zbulim arkeologjik, ndërkohë që nuk mungojnë teoritë që e lidhin ishullin me rrëfimet për Kopshtin e Edenit, apo me parajsën sumere, Dilmun. Në çdo rast nga fotot duket diçka e pazakontë, si një tablo e imagjinuar nga udhëtimet e magjishme të Sindbad Detarit, 

Utah, California - Diçka po "rrjedh" nga qielli

Postuar në 28 Korrik, 2016 16:32

Në muzeun e CIA-s

Postuar në 25 Korrik, 2016 15:17

Muzeu i shërbimit sekret amerikan, CIA, në selinë kryesore të saj, është i mbushur me relike të Luftës së Ftohtë, instrumente të domosdoshme në aktivitete spiuanzhi në kushtet e një bote të ndarë, por edhe me artefakte nga ngjarje të mëvonshme, siç është vrasja e Osama Bin Laden. Një koleksion disi kurioz, por  shumë konvencional në raport me imagjinatën e shfrenuar të filmave të Hollywood për CIA-n. 

Mbyllet KickassTorrents

Postuar në 24 Korrik, 2016 23:53

Byroja Federale e Hetimit – FBI – “i ka vënë drynin” faqes së njohur dhe të shumëpërdorur në botë “KickassTorrents”, e konsideruar si faqja më e madhe për shpërndarëse materialesh. Ajo ishte nën administrim të 30 vjeçarit ukrainas, Artem Vaulin, një pirat kibernetik dhe renditej e 69 në internet me më shumë se 50 milionë vizitorë çdo muaj. Nga një përllogaritje e bërë studiot e muzikës dhe të filmave humbisnin nga kjo faqe, pra nga oferta fala ilegale e saj, më shumë se 1 miliardë dollarë.

Shenjtorë katakombesh të veshur në ar

Postuar në 24 Korrik, 2016 17:03

Skelete të veshur me gurë të çmuar dhe ar, varrosur në katakombe kishash në Gjermani, Austri, Zvicër e Çeki. Studiuesi nga Los Angeles, Paul Koudounaris, ndoqi vendndodhjen dhe historinë e tyre dhe mësoi se bëhej fjalë për shenjtorë katolikë të adhuruar në shekujt 16-17 si mbrojtës lokalë të qyteteve ku jetuan. Më tej ata u harruan për të ofruar dëshmitë e një arti “makabër” njësoj si mumjet e faraonëve egjiptianë.

10 ndër kafshët më të rralla në botë

Postuar në 24 Korrik, 2016 14:03

Pokemon në rrugët e Halepit

Postuar në 22 Korrik, 2016 22:15

Halepi, qyteti i njohur sirian, po shndërrihet në një grumbull gërmadhas. Një shkatërrim i paimagjiueshëm dhe absurd. Artisti Khaled Akil, me origjinë nga ky qytet, ka sugjeruar sesi do të luhej Pokemon në rrugët e tij. Karakteret vijnë përshtat me personazhet njerëzorë.

 

http://www.khaledakil.com/blog/

Zbulohet “Pompei Britanik”

Postuar në 20 Korrik, 2016 17:34

Arkeologët britanikë kanë rënë në gjurmë të asaj që po e quajnë “botë e humbur”.  Bëhet fjalë për një ngulim 3000 vjet të vjetër të Epokës së Bronzit në një vend që quhet Ferma Must. Një ngulim ku janë gjetur punime qeramike, tesktili, metali që i përkisnin një vendbanimi prej 30 personash që jetonin në shtëpi druri. Nuk janë gjetur skelete njerëzish, por nga analizat e deritanishme është konkluduar për një nivel të lartë punimesh të veshjeve, qeramikës etj.. Vendbanimi, edhe për arsye se u shkatërrua nga zjarri, është quajtur si Pompei Brtianik. 

 

Venecia e pandryshueshme

Postuar në 16 Korrik, 2016 23:07

Këto kartolina, realizuar me teknikën fotokrom, i përkasin Belle Epoque dhe paraqesin Venecian e shekullit të 19-të. Ato janë hedhur në qarkullim nga Detroit Publishing Company dhe dëshmojnë sesa pak ndryshon ky qytet me kalimin e kohës. 

Dobermani sakrifikohet për familjen e të zotit. Vret katër kobra dhe në fund mbaron edhe vetë

Postuar në 15 Korrik, 2016 21:42

Një shembull besnikërie e rrallë. Jo nga njerëzit, por nga një qen. Dobermani i një familjeje indiane në Gajapati, distrikti i Bhubaneswar në Indi, ka luftuar me katër kobra për të ruajtur të zotin. Dhe ja ka dalë që t’i vrasë të katërta, ndërkohë që tentonin të hynin në shtëpinë e Dibakar Raitas. Doberman ka ngordhur edhe vetë ndërkohë që Raitas ka deklaruar se ishte i shokuar nga ngjarja. “I lutem Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe”, tha ai. Pasi dëgjuan ngjarjen fshatarët morën pjesë në në një ceremoni të vërtetë varrimi. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative