Blloku Alternative
Grupi "Anonymous" shkruan se edhe Banka e Shqipërisë është në pronësi të familjes Rotschild
Praktikisht sipas këtij grupi thuajse të gjitha bankat nacionale janë nën pronësi të kësaj familjeje. Përfshirë edhe bankën e Shqipërisë, këtë kasolle që u vodh në mes të ditës. Me siguri një lajm nga ato të paranojës që shoqëron emrin Rotschild.
Morfologji e shkëmbit apo gjurmë gjigandësh?
Në provincën e Kinës jugore, Guizhou, disa fotografë zbuluan ato që duken si gjurmë këmbësh njeriu gjigand në shkëmb. 57 cm të gjata, 3 cm të thella dhe 30 cm të gjera, këto janë përmasat që kanë hapur rrugë për çdo lloj ideje. Gjurma më e madhe, apo ajo që shpallet si e tillë është gjetur në Afrikën e Jugut.
Boksierët e vegjël kamboxhianë
Kun Khmer është një luftim tradicional kamboxhian që shihet si një rrugëdalje për t’i ikur edhe varfërisë. Fëmijë të moshës 6-12 vjeç marrin 7 ose 10 dollarë për çdo fitore dhe nëse ecin mirë mundet që një palestër t’i financojë. Fotografitë janë realizuar nga Hannah Reyes Morales që ka qëndruar dy vjet në Kamboxhia, në një mjedis ku hasen fëmijë që ndajnë fëmijërinë me boksin.
http://www.theatlantic.com/photo/2016/08/Cambodias-Child-Boxers/495083/
Publikohet dhe hidhet në qarkullim dorëshkrimi Voynich
Shumëkush ka dëgjuar për dorëshkrimin Voynich, zbuluar nga tregëtari i librave Wilfrid Voynich. Dorëshkrimi paraqet figura, vizatime botanike shoqëruar me një shkrim, grafemat e të cilit nuk identifikohen. Dorëshkrimi është i vlefshëm online dhe kopja fizike e tij ndodhet në universitetin e Yale.
Stambolli 1890
Këto kartolina paraqesin Stambollin në vitin 1890. Realizuar me teknikën fotokromatike ato i afrohen shumë realitetit duke përftuar edhe një mundësi ilustrimi për historinë e qytetit, qendër e Perandorisë Osmane. Përtej përmasave, shohim në Stamboll atë model që gjejmë te qyteti shqiptar i kohës.
Vitet ’20, një femër “tjetër” nga ajo e sotmja
Karriera e shumë prej aktoreve të njohura të Hollywood të viteve ’40 zë fill në Broadëay me Florenz Ziegfeld. Ai e nisi aktivitetin me pjesë teatrale në vitin 1907 dhe vazhdoi deri në vitin 1931. Alfred Cheney Johnston ka realizuar disa foto të aktoreve apo modeleve që morën pjesë asokohe dhe aty na paraqitet modeli i kohës, modeli i femrës sexy, krejt ndryshe nga shpërthimi banal i sotshëm.
Të dhëna dhe dyshime se edhe Zonja e Parë e Rajhut të Tretë, Magda Goebbels, ishte hebreje
Edhe për bashkëshorten e Joseph Goebels, ministri nazist i Propagandës dhe një fanatik i regjimit, lindin dyshimet se ishte me origjinë hebreje. Magda Goebels, e cila e ndoqi të shoqin në vetëvrasje bashkë me të 6 fëmijët, mendohet se është e bija e Richard Friedlander, një biznesmen hebre, që deklaronte se Magda ishte e bija e tij. Zbulimin e ka bërë historiani Oliver Hilmes që mes arkivave gjeti një regjistër popullise ku përfshihej kjo deklaratë e Friedlander.
Jo vetëm Vasily Zaytsev – femrat snajperiste sovjetike, po aq vdekjeprurëse
Pjesëmarrja e femrës në luftë shënon një moment kulmor me Luftën e Dytë Botërore, kur të gjitha fuqitë kryesore mobilizuan burime të mëdha njerëzore për frontinl, por edhe prapavijën. Bashkimi Sovjetik përdori elementin njerëzor femër në front direkt, duke inkuadruar 2000 femra në detyrën e snajperistit. Kjo kategori hyn te heronjtë e vërtetë të një lufte që nuk kaperceu konvencionet luftërave të deriatëhershme. Lufta në Lindje ishte asgjësuese, ajo nuk mund të njihte armëpushimin dhe kompromisin, ndaj edhe aktet e konsumuara në të, nga të dy anët e frontit janë unike.
Rikthehen Metallica me album të ri pas 8 vitesh, në qarkullim kënga Self-Destruct (Video)
Grupi legjendar i muzikës "havy metal" Metallica kthehet pas 8 vitesh me një album të ri. 80 minuta muzikë në albumin me titull "Hardwired", i cili do të dalë në shitje në muajin Nëntor. Kënga e parë "Self-Destruct" ka dalë në qarkullim dhe kritikët flasin për një punë të shkëlqyer në gjurmët e Death Magnetic të vitit 2008.