Blloku Alternative

Tunis 1899 - shekulli XX-të zhbëri shumëçka

Postuar në 22 Nëntor, 2016 16:11

Fotografitë e këtushme janë me teknikën fotokromatike dhe paraqesin kryesisht pamje nga Tunisi, kryeqyteti i Tunizisë në vitin 1899. Një botë tjetër që duket kaq e ndryshme dhe pse jo, që e përligj atë romancën e dikurshme të Perëndimit me Orientin. 

Kullat e Kaukazit

Postuar në 21 Nëntor, 2016 10:45

Çeçenia dhe Ingushetia, dy rajone malore në Kaukaz, të famshme për ndërtimin e kullave të gurta. Në Ingusheti, ku përpunimi arkitektonik I tyre ka arritur sofisitikim më të madh, kullat janë realizuar në rajonin e Dzheyrakhsky-t, 1200-2000 m mbi nivelin e detit. Janë rreth 200 të tilla, më e madhja mes të cilave, Egikal, përfshin 40 kulla. Kullat janë mesjetare dhe mendohet se u ndërtuan fillimisht si pikë sinjalizimi, vrojtimi dhe fortifikimi ndaj invazionit mongol. Ato janë më te hershme nga kullat ballkanike, ndërtimi I të cilave lidhet me invazionin ottoman.

Fyhreri i Rajhut III në një koleksion fotosh me ngjya

Postuar në 20 Nëntor, 2016 12:41

Pamjet e Luftës së Dytë Botërore, apo ato të ngjitjes së Adolf Hitlerit drejt pushtetit i kemi parë thuajse përherë bardh e zi. Filmi dhe fotografia bardh e zi krijon të tjera mbresa, pasi duke mos përcjellë detajet, i jep përmbajtjes një dinamikë tjetër dhe përshtypjen e një distance. Kjo e bën ndoshta kundrimin e ngjarjeve dhe personit të Adolf Hitlerit nga një pozicion dyfish propagandistik: së pari pse ashtu janë realizuar materialet filmike apo fotografike dhe së dyti sepse teknika bardh e zi e shton dozën e një madhështie kriminale që kumbon nga një kohë tjetër.

Mistere arkeologjike të Amerikës së Veriut

Postuar në 19 Nëntor, 2016 17:42

Kur vjen puna tek arkeologjia, në mendje na vjen Mesdheu, Azia, Europa, Amerika Latine e në fund fare Amerika e Veriut. Kontinenti i ri nuk ka një trëshëgimi të veçueshme në këtë drejtim, por disa “mistere” qëndrojnë edhe aty përpara se europianët të vinin këmbë. Ndërtesa, objekte gjeometrike, elementë ritualë ndoshta të popullsive që banonin kontinentin kohë përpara se të bardhët ta bënin të tyre. Ja disa prej tyre objekteve që janë kurioze gjithsesi:

Helene Mayer, kampionia hebreje në ekipin olimpik nazist

Postuar në 18 Nëntor, 2016 08:37

Helene Mayer konsiderohet një nga sportistet më të mira të skermës në histori. Një hebreje e lindur në Gjermani, Mayer do të kishte një jetë dramatike, që e çoi atë nga titujt kampionë dhe adhurimi, te largimi detyruar, rikthimi nën ekipin olimpik nazist dhe largimi I dytë.

Ngjitja ka një rekordmene 15-vjeçare

Postuar në 17 Nëntor, 2016 19:15

Ashima Shiraishi është 15 vjeç dhe është jë talente e vërtetë në ngjitje. Ajo konsiderohet si një nga sportistet me më shumë arritje në ngjitje dhe deklaron madje se "femrat kanë potencial të dominojnë sportin". 

 

http://www.nationalgeographic.com/adventure/adventurers-of-the-year/2017...

Ironia në internet me rotacionin në Shtëpinë e Bardhë/Biden - Obamës: Nuk ja jap fjalëkalimin e wi fi Trumpit

Postuar në 14 Nëntor, 2016 14:00

Ironia në rrjet mbi fitoren e Donald Trump ka vënë kryesisht në lojë. zv. presidentin Joe Biden. Nuk dihet pse, ose më mirë dihet fare mirë, por njësoj si në fillim të ngjitjes së tij në Shtëpinë e Bardhë edhe tani, Biden nuk kursehet. 

http://www.bbc.com/news/election-us-2016-37972626?ocid=socialflow_facebo...

1890, fjordet e vetmuara të Norvegjisë

Postuar në 13 Nëntor, 2016 14:20

Fotografitë e mëposhtme janë realizuar në vitin 1890 nga "Detroit Publishing Company" me teknikën fotokromatike. Jemi në Norvegji, në vendin e fjordeve dhe të akullit, ku na shfaqet një peizazh i virgjër; që ka diçka prej mjegullës imagjinative që të japin përrallat e Andersenit. Gjithsesi, një panoramë që mistifikohet edhe nga teknika fotografike. 

Arkitektët meksikanë: Muri i Trump, i pamundur të ndërtohet

Postuar në 07 Nëntor, 2016 18:23

Arkitektë të firmës, "Estudio 3.14" në Guadalajara kanë konkluduar se muri i gjatë 1,954 milje do të kushtonte 15-25 miliardë dollarë. Ai do të kërkonte angazhimin e 21 mijë agjentëve. Një çmenduri e vërtetë. Më poshtë foto të projektit të imagjinuar nga firma meksikane: 

 

Madhështia e Antarktidës

Postuar në 05 Nëntor, 2016 21:02

Fotografi i Getty, Mario Tama, ka realizuar në tetor të këtij viti, disa fotografi mbi Antarktidën Perëndimore bashkë me një ekip të NASA-s. Përtej shqetësimit shkencor për atë që po ndodh, pamjet janë madhështore. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative