Blloku Alternative
“Waka Waka” në Duomo. Pas palmave vijnë bananet
Corriere della Sera raporton se në Piazza Duomo në Milano janë vendosur edhe bananet. Pas palmave të cilave “vandalët” u vunë zjarrin, mbërrijnë bananet. Një sheh më ekzotik, thonë për Duomon tani, i cili është simboli i qytetit dhe një ndër vendet më identifikuese të vetë Italisë. Qëndrimet janë të ndryshme: ka që e mirëpresin, ka që flasin për afikanizimin e Milanos. Pas idesë qëndrojnë paratë e linjës Starbucks që hap pikën e parë në Milano në Piazza Cordusio në vitin 2018 dhe projekti i arkitektit Marco Bay.
Ylli i kinemasë gjermane të pasluftës ishte agjente sovjetike
Një nga aktoret më të dashura gjermane të pasluftës rezulton të ketë qenë agjente sovjetike pas deklasifikimit të dokumenteve të inteligjencës sekrete.Marika Rökk, e cili u ndalua nga aktrimi për dy vjet për afërsinë e saj të dukshme me regjimin nazist, në fakt kishte punuar nga 1940 e këtej për një rrjet zbulues që kalonte sekretet e Rajhut të Tretë në Moskë.
Bill Gates: Edhe robotët të paguajnë taksa
Robotët dhe automatizimi janë duke u bërë gjithmonë e më shumë pjesë e jetës së njerëzve dhe kjo ka filluar të reflektohet edhe në integrimin e tyre normal në jetën e përditshme. Nga ky diskutim nuk mund të mungojë një nga pionierë e teknologjisë, bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, i cili propozon për aplikimin e taksave për robotët që zëvendësojnë njerëzit në zonat e punës.
Fotografia nënujore - shkrepjet më të mira të vitit
Magjia e përjetshme e Piramidave
Piramidat e Egjiptit kanë mahnitur çdo njeri që i ka parë njëherë të vetme. Varre masive guri në shkretëtirën pranë Nilit. Gjeografi njerëzore në një det të paanë rëre. Sot hyrja në to është shumë strikte dhe ngjitja në murin anësor nuk lejohet. Ishte lajm vitin e shkuar arrestimi i një të riu turk që hipi në majë të piramidës së Keopsit dhe bëri një foto. Por nuk ka qenë përherë kështu. Këto foto të vjetra nga periudha e prezencës britanike tregojnë se magjepsja ka qenë përherë e njëjta.
Rilindja e Drezdenit
Drezdeni, perla e Saksonisë, është një nga qytetet më të shkatërruar të Luftës së Dytë Botërore. Në shkurt të vitit 1945, në atë që mund të quhet një hakmarrje për Londrën ndër të tjera, forcat ajrore amerikane dhe britanike hodhën për dy ditë dhe dy net, 2 400 tonë eksploziv dhe 1 500 tonë bomba zjarrvënëse . Temperatura nga zjarret arriti në 3000 gradë Fahrenheit me pasojë shkatërrimin total të qendrës baroke dhe vdekjen e 25 mijë njerëzve. Me mbarimin e luftës, qyteti ra nën kontrollin sovjetik dhe në këtë kohë nisi puna për rindërtimin e tij.
Hapet bunkeri nëntokësor i Çausheskut, një imitim i pallatit të Ludovikut
Dera e çelikut e mbyllur hermetikisht hapet duke lejuar ajrin e pastër të hyjë për herë të parë pas 27 vjetësh në bunkerin e fshehtë e diktatorit të fundit komunist të Rumanisë, Nikolae Çaushesku. Siç shktuan Reuters, vendstrehimi i fshehtë përbëhet nga dy nivele poshtë sipërfaqes së tokës dhe është i vendosur në një lagje luksoze të Bukureshtit. Është si një "dritare" në të kaluarën komuniste të Rumanisë, pasi kjo ishte rezidenca private e Çausheskut gjatë 24 viteve të fundit. Një vend që ka përjetuar një prej regjimeve më shtypëse të Luftës së Ftohtë.
Toka më e qartë se asnjëherë më parë
Sateliti GOES – 16, që shërben për monitorimin e planetit dhe parashikimet meteorologjike arrin të marrë foto të planetit tonë nga hapësirë, katër herë më të detajuara se çdo foto e marrë deri më sot. NASA ka nisur publikimin e tyre duke deklaruar se këto foto paraqesin mundësi të reja vëzhgimi dhe parathonë se me çfarë saktësie do të jetë në të ardhmen parashikimi i motit.
Zbulohet ekosistemi vullkanik nënujor, jetojnë specie të pazakonta (foto)
Më shumë se 13.000 milje nën det shkencëtarët kanë gjetur një basen nënujor vullkanik të ndryshëm nga çdo vend tjetër në Tokë. Ekosistemi ka zgjuar interesin e shkencëtarëve, pasi aty janë gjetur kërmij, krimba dhe disa specie të pazakonta që mund të jenë zbulime të reja për shkencën.
Bill Gates paralajmëron rrezikun nga bioterrorizmi
Bill Gates paralajmëroi në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit se njerëzimi kërcënohet nga një formë e re terrorizmi për të cilën nuk jemi të përgatitur. Fondacioni Bill dhe Melinda Gates është pjesë e Koalicionit, i cili fokusohet në krijimin e vaksinave që mund të ndalojnë shpërthimin e sëmundjeve të ardhshme.
Por teksa organizata ka rreth 700 milionë $ për të shpenzuar, Gates spreh shqetësimin ato nuk do të jenë të mjaftueshme për të ndaluar këtë lloj kërcënimi.
