Blloku Alternative

Stambolli në “syrin” e Ara Güler, (Foto)

Postuar në 06 Mars, 2017 11:17

Ara Güler është fotograf i lindur në Turqi në vitin 1928. Ai ka dokumentuar gjithçka, por zemra e tij është gjithmonë në Stamboll apo Kostandinopojë, dikur kryeqyteti i Perandorisë Osmane. Ai mund të quhet "Syri i Stambollit", pasi fotografitë e shkrepura prej tij janë  cilësuar si dokumente kombëtare.

Turqia është një vend me shumë fytyra kulturore mes  Evropës dhe Azisë, Krishterimit dhe Islamit. Guler ka zgjedhur të fotografojë gjithmonë njerëzit anonimë të Stambollit, ata që jetonin në rrugët e vjetra apo peshkatarët në kalonin Bosforin.

 

 

Ankandi i parë për veprat erotike

Postuar në 05 Mars, 2017 11:12

Për herë të parë në 275 vjet pune, shtëpia e ankandit Sotheby mbajti një ankand vetëm për veprat e artit erotik. Ankandi u zhvillua në Londër, dy ditë pas Shën Valentinit, dhe përfshiu vepra nga Pablo Picasso, Egon Schiele, Camille Bombois dhe Ettore Sottsass. Femra të zhveshura në periudhat e kubizmit, portrete topless të Rilindjes dhe skulptura mashkullore parakaluan për blerësit, duke u dhënë  mundësinë për eksploruar historinë e artit erotik. 

Zbulohen Sekretet e Propagandës Ruse të luftës

Postuar në 01 Mars, 2017 13:07

"Lufta psikologjike ka ekzistuar sa vetë njeriu." Kështu fillon një libër që pretendohet të jetë një ribotim i paautorizuar i tekstit të luftës psikologjike të GRU, shërbimit ushtarak të inteligjencës ruse. Libri u botua në Minsk në vitin 1999. Ai kishte qenë baza e kurseve për trajnimin e oficer rezervë (ROTC) dhe kadetëve në luftën psikologjike në fakultetin shtetëror të gazetarisë në Moskë

Fiskultura jo vetëm në Shqipëri - Kabineti i presidentit Wilson në foto stërvitjeje

Postuar në 27 Shkurt, 2017 11:00

Shumëkush mban mend Fizik – kulturën (Fiskulturën) e dikurshme në mnëgjes. Jo vetëm nxënësit e shkollave, por disa kohë edhe qendrat e punës, instiucionet aplikonin minutat e mëngjesit me disa lëvizje fizike. Pas vitit ’90 ky rregull I përgjithshëm u braktis, u vu në lojë për t’u konsideruar si pjesë e asaj gjeometrie të Diktaturës që unifomizoi çdo gjë. Por duket se kjo nuk është një gjetje e regjimit të Hoxhës. Dhe as edhe kineze siç thuhet. Në SHBA, në vitin 1917, kur vendi po hynte në luftë, prkatika e ushtrimeve gjimnastikore u vendos deri edhe në Shtëpinë e Bardhë, apo në ministri.

“Waka Waka” në Duomo. Pas palmave vijnë bananet

Postuar në 23 Shkurt, 2017 09:54

Corriere della Sera raporton se në Piazza Duomo në Milano janë vendosur edhe bananet. Pas palmave të cilave “vandalët” u vunë zjarrin, mbërrijnë bananet. Një sheh më ekzotik, thonë për Duomon tani, i cili është simboli i qytetit dhe një ndër vendet më identifikuese të vetë Italisë. Qëndrimet janë të ndryshme: ka që e mirëpresin, ka që flasin për afikanizimin e Milanos. Pas idesë qëndrojnë paratë e linjës Starbucks që hap pikën e parë në Milano në Piazza Cordusio në vitin 2018 dhe projekti i arkitektit Marco Bay.

Ylli i kinemasë gjermane të pasluftës ishte agjente sovjetike

Postuar në 21 Shkurt, 2017 13:15

Një nga aktoret më të dashura gjermane të pasluftës rezulton të ketë qenë agjente sovjetike pas deklasifikimit të dokumenteve të inteligjencës sekrete.Marika Rökk, e cili u ndalua nga aktrimi për dy vjet për afërsinë e saj të dukshme me regjimin nazist, në fakt kishte punuar nga 1940 e këtej për një rrjet zbulues që kalonte sekretet e Rajhut të Tretë në Moskë.

Bill Gates: Edhe robotët të paguajnë taksa

Postuar në 21 Shkurt, 2017 10:35

Robotët dhe automatizimi janë duke u bërë gjithmonë e më shumë pjesë e jetës së njerëzve dhe kjo ka filluar të reflektohet edhe në integrimin e tyre normal në jetën e përditshme. Nga ky diskutim nuk mund të mungojë një nga pionierë e teknologjisë, bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, i cili propozon për aplikimin e taksave për robotët që zëvendësojnë njerëzit në zonat e punës.

Fotografia nënujore - shkrepjet më të mira të vitit

Postuar në 21 Shkurt, 2017 08:49

Magjia e përjetshme e Piramidave

Postuar në 14 Shkurt, 2017 10:56

Piramidat e Egjiptit kanë mahnitur çdo njeri që i ka parë njëherë të vetme. Varre masive guri në shkretëtirën pranë Nilit. Gjeografi njerëzore në një det të paanë rëre. Sot hyrja në to është shumë strikte dhe ngjitja në murin anësor nuk lejohet. Ishte lajm vitin e shkuar arrestimi i një të riu turk që hipi në majë të piramidës së Keopsit dhe bëri një foto. Por nuk ka qenë përherë kështu. Këto foto të vjetra nga periudha e prezencës britanike tregojnë se magjepsja ka qenë përherë e njëjta.

Rilindja e Drezdenit

Postuar në 07 Shkurt, 2017 09:28

Drezdeni, perla e Saksonisë, është një nga qytetet më të shkatërruar të Luftës së Dytë Botërore. Në shkurt të vitit 1945, në atë që mund të quhet një hakmarrje për Londrën ndër të tjera, forcat ajrore amerikane dhe britanike hodhën për dy ditë dhe dy net, 2 400 tonë eksploziv dhe 1 500 tonë bomba zjarrvënëse . Temperatura nga zjarret arriti në 3000 gradë Fahrenheit me pasojë shkatërrimin total të qendrës baroke dhe vdekjen e 25 mijë njerëzve. Me mbarimin e luftës, qyteti ra nën kontrollin sovjetik dhe në këtë kohë nisi puna për rindërtimin e tij.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative