Blloku Alternative
Kryeministri i Luksemburgut festoi dy vjetorin e martesës me partnerin
Dy vjetorin e martesës me të tij me të dashurin e tij, Gaultier Ntestene festoi kryeministri i Luksemburgut, Xavier Betel. Betel u bë lideri i pari i një vendi të Bashkimit Evropian që u martua me person të të njëjtin seks, me një ceremoni të zhvilluar në 2015. Duke postuar në Tëitter fotot me partnerin ai ka dërguar një mesazh në lidhje me homoseksualitetin. "Është e turpshme që në më shumë se 70 vende ka ende ligje kundër homoseksualitetit"- shkroi Xavier Betel.
A ka vërtet ndonjë sekret akustik te violinat Stradivari?
Një kërkuese nga universiteti i Sorbonës, Claudia Fritz, kreu më 2012-ën një provë për testimin e cilësisë së violinave të famshme, Stradivari.
Kaos nga një sulm kibernetik global, bllokohet sistemi shëndetësor në Britani
Alarm global ka shkaktuar lëshimi i një software-i të quajtur "ransomëare" të përhapur në më shumë se 50.000 njësi kompjuterike në të gjithë botën. Software-i infekton skedarët e kompjuterëve dhe pastaj kërkon para për zhbllokimin e tyre. Sulme të tilla kanë ndodhur në Britani dhe Spanjë, duke vënë në alarm autoritetet.
Prokurori i mbetur gjallë nga gjyqi i Nurembergut: Nazistët që kryen mizori, njerëz të zgjuar dhe patriotë
Një mesazh dramatik se si lufta mund t'i shndërrojë njerëzit nga qytetarë të mirë në vrasës, ka përcjellë prokurori i fundit i mbetur gjallë nga gjyqi Nurembergut, Ben Ferentz i cili përshkruan se si vendosi të propozojë gjykim për mizoritë e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sot 97 vjeç, ai luajti një rol të rëndësishëm për daljen para drejtësisë së 22 oficerë të SS, të cilët ishin përgjegjës për vrasjen e më shumë se një milion njerëzve në Luftën e dytë Botërore.
"Gëzuar ditëlindjen!". Putin viziton ish-komandantin e tij të KGB-së
Presidenti rus, Vladimir Putin, së bashku me ish-kolegët e tjerë të KGB-së, vizituan ish-komandantin e bazës së inteligjencës sovjetike në Dresden në vitin 1980 me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

Në vendin e ujgurëve
Rajoni Autonom Ujgur i Xinjiang ndodhet në Kinën veriperëndimore dhe në të banojnë 22 milionë banorë. Në përmasa thuajse sa gjysma e Indisë rajoni është kryqëzim historik dhe ka kufi të përbashkët me Afganistanin, Kazakistanin, Kirgizinë, Mongolinë, Rusinë dhe Taxhikistanin. Aty banojnë edhe 10 milionë ujgurë që përbëjnë gjysmën e 22 milionë myslimanëve të Kinës. Pasuria historike mund të shihet në larminë e veshjeve, te njerëzit, ndërkohë që problemet politike me Kinën janë serioze.
Vrasja e Bin Laden, një version i pakonfirmuar nga qeveria amerikane (Video)
Momentin kur tërhoqi këmbëzën për të shtënë mbi njeriun më të kërkuar në botë përshkruan Robert Neil, një nga komandot amerikanë të skuadrës (SEAL) që mori pjesë në operacionin e vrasjes së udhëheqësit të Al Kaedës, Osama bin Laden.Robert Neil, 41, ka marrë pjesë në 400 misione, siç shkruan ai në librin me titull, «The Operator».
Gjyq i pazakontë/Warner Bross duhet të provojë se fantazmat ekzistojnë!!!
Triologjia “The Conjuring” që ka arkëtuar 886 milionë dollarë pas shfaqjes në kinematë e të gjithë botës, duket se do të përballet me një çështje gjyqësore. Autori Gerald Brittle kërkon nga studioja që realizoi filmin 900 milionë dollarë, pasi sipas tij ai në vitin 1980 shkroi librin “The Demonologist”, libër i cili fliste për Ed dhe Lorraine Warren, dy investigues të dukurive paranormale. Brittle deklaron se ka një marrëveshje me të dy këta, por po këtë pretendon edhe “Warner Bross” që realizoi “The Conjuring”, “The Conjuring 2” dhe “Annabelle”.
BE, ndalim postimeve të urrejtjes dhe dhunës në Facebook, Twitter dhe Google
Bashkimi Evropian po shqyrton futjen e legjislacionit për të krijuar një kornizë ligjore ku ofruesit e shërbimeve të internetit, si Facebook, Tëitter dhe Google do të jenë të detyruar të fshijnë postimet me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe nxitje të dhunës, sipas një dokumenti që disponon agjencia e lajmeve Reuters.
Riprodhimi i shpejtë dhe përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe lajme të rreme në mediat sociale kanë sjellë rritjen e presionit mbi kompanitë që punojnë në këtë fushë për të hequr mesazhet me përmbajtje të tillë.
Nepali, budizmi mesjetar dhe një muze i artit në natyrë (Video)
Në Nepal nuk udhëtohet vetëm për të parë natyrën unike të Himalajeve dhe një numër manastiresh budiste që përzihen me retë e temjanit të parfumuar dhe qirinjtë në luginën e Katmandusë.Regjisori Ryan Flett rrëfeu për CNN përvojën që kishte pasur me udhëtimin e tij."Në videon dy minutëshe, shumica e pamjeve janë nga Annapurna Circuit. Kam filmuar edhe manastirin Kopan në Katmandu dhe kryeqytetin e vjetër të vendit në Bhaktapur ku tempujt e lashtë ruhen ende”- thotë aitha ai.
