Blloku Alternative
Zbulohet “Pompei Britanik”
Arkeologët britanikë kanë rënë në gjurmë të asaj që po e quajnë “botë e humbur”. Bëhet fjalë për një ngulim 3000 vjet të vjetër të Epokës së Bronzit në një vend që quhet Ferma Must. Një ngulim ku janë gjetur punime qeramike, tesktili, metali që i përkisnin një vendbanimi prej 30 personash që jetonin në shtëpi druri. Nuk janë gjetur skelete njerëzish, por nga analizat e deritanishme është konkluduar për një nivel të lartë punimesh të veshjeve, qeramikës etj.. Vendbanimi, edhe për arsye se u shkatërrua nga zjarri, është quajtur si Pompei Brtianik.
Venecia e pandryshueshme
Këto kartolina, realizuar me teknikën fotokrom, i përkasin Belle Epoque dhe paraqesin Venecian e shekullit të 19-të. Ato janë hedhur në qarkullim nga Detroit Publishing Company dhe dëshmojnë sesa pak ndryshon ky qytet me kalimin e kohës.
Dobermani sakrifikohet për familjen e të zotit. Vret katër kobra dhe në fund mbaron edhe vetë
Një shembull besnikërie e rrallë. Jo nga njerëzit, por nga një qen. Dobermani i një familjeje indiane në Gajapati, distrikti i Bhubaneswar në Indi, ka luftuar me katër kobra për të ruajtur të zotin. Dhe ja ka dalë që t’i vrasë të katërta, ndërkohë që tentonin të hynin në shtëpinë e Dibakar Raitas. Doberman ka ngordhur edhe vetë ndërkohë që Raitas ka deklaruar se ishte i shokuar nga ngjarja. “I lutem Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe”, tha ai. Pasi dëgjuan ngjarjen fshatarët morën pjesë në në një ceremoni të vërtetë varrimi.
122 mijë dollarë në vit për prerjen e flokëve
Presidenti francez, Hollande harxhon 122 mijë dollarë në vit për prerjen e flokëve të tij dhe rregullimin e tyre. Lajmi është bërë publik nga satirikja franceze “Canard Enchainé”. Shifra është serioze, por aq shumë sa e bën presidentin francez dhe flokët e tij satirikë në kulm. Fundja, po ta shohësh nga paraqitja e të mos e njohësh, Hollande mund ta marrësh për çdo gjë. Dhe ky mendim nuk ndryshon edhe kur merr vesh se ato që janë flokë të tij kushtojnë 122 mijë dollarë. Si xhanëm nuk doli kjo e dhënë te “Panama Pappers”?
Rrota në vend të këmbëve
Një breshkë, këmbët e para të së cilës janë zëvendësuar me rrota. Ndërhyrja është bërë në Indi, në Parkun Zoologjik “Arignar Anna” në Chennai, ku një breshkë humbi këmbët e para si pasojë e sulmit të një nuselale. Është një operacion që si ide ndodh ndoshta për herë të parë në një kafshë.
Nudo dhe blu për të festuar lidhjen me detin
Më shumë sesa 3200 njerëz në lindje të Yorkshire u fotografuan nudo nga artisti amerikan Spencer Tunick. Ata u mblodhën në qendër të Hull nudo dhe të lyer me bojë, një spektakël që feston lidhjen e qytetit me detin.
Berlusconi shet Milanin
Berlusconi ka hequr dorë nga Milani. Merr fund një histori suksesi që magjepsi tifozët dhe admiruesit e futbollit të një ekipi, ngritja e të cilit ka padyshim vulën e sipërmarrësit, ish-kryeministër i Italisë. Tani radhën e kanë pronarët e rinj. Shitja i është bërë një konsorciumi kinez për 400 milionë euro pagesë në dy vjet. “Milani ka nisur rrugën e tij drejt Kinës”, citohet Silvio Berlusconi, ndonëse disa media italiane shkruajnë se marrëveshja është ende duke u mbyllur.
Edhe rivali direkt i Milanit, Inter, u shit te kinezët e “Sunning Commerce Group”, muajin e kaluar.
Stenografistja e Gobbels: “Nuk dija gjë për Holokaustin...Nuk ka Zot, as drejtësi. Por Satanai ekziston”
Brunhilde Pomsel, 105 vjeç, ka qenë stenografe e Joseph Goebbels, ministër i Propagandës i regjimit nazist në Gjermaninë e Adolf Hitlerit. Goebbels ishte një nga njerëzit më të afërt të Hitlerit, në brendësi të çdo lloj informacioni dhe për aq sa na mëson akti i vetëvrasjes së tij, edhe një fanatik i nacionalsocializmit dhe diktatorit gjerman. Por Brunilde deklaron se nuk dinte asgjë rreth Holokaustit. “Askush nuk do më besojë sepse të gjithë mendojnë se ne dinim gjithçka. Por e vërteta është se ne nuk dinim asgjë.
Rindërtohet në Kentucky - SHBA, Arka e Noes. Kushton 100 milionë dollarë
Somme, një betejë që nuk shlyhet nga memoria e Perëndimit
Më 1 korrik të vitit 1916 nisi beteja e Sommes, që do të hynte në histori si një ndër më të përgjakshmet. Ajo zgjati 141 ditë dhe u zhvillua mes forcave aleate të Antantës dhe atyre gjermane. Beteja u zhvillua në veriun e Francës, në rrjedhën e sipërme të lumit Somme, që i dha edhe emrin. Vetëm në ditën e parë britanikët humbën 19 240 njerëz dhe mijëra të plagosur. Somme u bë simboli i llojit të luftës që u zhvillua në konfliktin e viteve 1914-1916. Stacionim i stërgjatur trupash, llogore, baltë dhe llucë, sëmundje, sulme dhe kundërsulme për sipërfaqe të vogla territoresh.