Blloku Alternative
I preferuari i Hitlerit, Otto Skorzeny, u kthye në atentator të Mossadit izraelit pas Luftës
“The Forward”, një gazetë e vjetër amerikano-hebreje, publikon sot një shkrim-dossier lidhur me Otto Skorzenyn, një nga komandot më të njohur të Luftës së Dytë Botërore, njeriu që shpëtoi Musolinin nga izolimi dhe që u gradua dhe dekorua personalisht nga Adolf Hitleri. Skorzeny ishte austriak, ai u bë pjesë e Partisë Naziste dhe aderoi në Wafen SS, një forcë ushtarake e partisë, por historia e tij e pas Luftës ngjan të jetë shumë më intriguese.
Kuba hap dyert!
"Rolling Stone" ka dhënë koncert në Havana, në kryeqytetin kuban, ku janë pritur nga mijëra fans.
Numri i fundit në print i "The Indipendent", fundi i një epoke për gazetën e qendrës së majtë
Numri i sotëm është i fundit i gazetës britanike The Independent në versionin print (letër). Këtej e tutje një nga mediat më serioze të shtypit të shkruar britanik do t'i ofrohet lexuesit në versionin on line. Drejtuesit e gazetës e quajtën një hap kurajoz të gazetës drejt botës dixhitale, duke shpresuar që shembulin e saj ta ndjekin edhe gazeta të tjera prestigjoze. The Indipendent u themelua në vitin 1986 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh që i dhanë shumë shpejt profilin e një gazete të besueshme dhe popullore.
Do të hanit në këto pjata?
Shumëngjyrëshe dhe jo të zakonshme. Pjatat janë dekoruar me ngjyra të ndezura dhe me imazhe të paqarta, që janë në faktimazhe të bakterit të salmonelës. Shakaja i ka shkuar në mendje një artisti dhe një bioinxhinieri në MIT, Boston, SHBA.
Transformimi i pamjes së disa personazheve të njohur. David Letterman nuk njihet
Shkëlqimi i mbetur i Aleksandrisë
Burimi: Reuters
Vula e pashqitshme e mjerimit në Kalkuta
Burimi: Reuters
Kuba, pak përpara “ritakimit” me botën
Kuba është një vend që ruan një izolim inercial më shumë sesa të programuar si politikë. Shumëçka ka depërtuar në vendin e drejtuar prej shumë kohës nga Fidel Castro, e sipas revistës së njohur n”Foreign Policy”, të rinjtë kanë një mentalitet perëndimor: “Ata duan të duken mirë, të bëjnë qejf dhe të jenë në gjendje të ndjekin ambicie më të mëdha – financiare dhe të tjera”. “Ata duan më shumë”, shkruan revista që përcjell edhe disa foto interesante nga Kuba e sotme.
Spektakli i oqeaneve
Chris Fallows bashkëshortja e tij, Monique, kanë kaluar rreth 3000 ditë në det për 20 vjet. Fotot e përvojës së tyre, publikuar nga "National Geographic" janë impresionuese:
Piktura apo fotografi?
Piktorja Zaria Forman i ka pikturuar imazhet nga Arktiku që ngatërrohen me fotografi.