Blloku Alternative
Një meteor me forcë sa bomba e Hiroshimës, shpërtheu këtë muaj në oqeanin Atlantik
NASA, agjencia amerikane e hapësirë, ka bërë të ditur se një meteor është përplasur në fillim të këtij muaji në oqeanin Atlantik. Meteori shpërtheu në datën 6 shkurt, ora 14:00 në distancë 1000 km nga Brazili. Forca shpërthyese u llogarit në 13 kilotonë, e barabartë me bombën e Hiroshimës. Diametri i objektit në djegie atmosferike ishte 18 m, por forca e madhe. Ka një debat aktualisht nëse NASA nuk njoftoi, apo nuk e identifikoi dot objektin.
Gradeçelat ekologjike, gati projekti belg për Indinë
Në pak vite do të jetojmë dhe punojmë brenda ndërtesave ekologjike, të përshtatura për të qenë në harmoni me natyrën dhe vizionin e së ardhmes. Projekti më i funfit i arkitektit belg, Bensan Kalembo është vërtet mbresëlënës. Quhet "Hyperion" dhe parashikon ndërtimin e 6 gradaçelave futuristike në New Delhi të Indisë. Ndërtimi i tyre pritet të përfundojë brenda vitit 2020. Gradaçelat ekologjike do të jenë të larta 128 metra me 36 kate seicila dhe do të kenë 1000 ambjente banimi, zyra dhe shërbime.
Një “hulumtim” mbi kuptimin e “Çekanit dhe Draprit”, simbolit sovjetik
Drapri dhe çekani, simboli i njohur botërisht i pushtetit të Sovjetëve ka një histori të vetën që nuk është edhe aq e thjeshtë për t’u zbërthyer deri në fund. Në një shkrim të vetin në “Russia Beyond the Headlines” autori Vladimir Khutarev, shkruan se simboli i famshëm u propozua nga artisti moskovit Yevgeney Kamzolkin dhe u miratua zyrtarisht në Sesionin e Pestë të Sovjetëve në vitin 1918. Fillimisht pati disa mendime dhe propozime: çekani dhe drapri, çekani dhe fshesa, çekani dhe sfurku apo edhe çekani me plugun.
Çokollatat "Mars" me mbetje plastike, kompania tërheq produktin nga tregu
Prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars” ka tërhequr prodhimin nga raftet e 55 vendeve pas zbulimit të gjurmëve të plastikës në produktet e kompanisë. Kjo u njoftua nga mediat amerikane.Gjurmët e plastikës u gjetën në produktet e çokollatave të eksportuara në Gjermani. Mes vendeve ku në treg janë hedhur prodhime të çokollatave me mbetje plastike është edhe Italia. Autoriteti i Sigurimit të Ushqimit në Hollandë njoftoi se mbetjet plastike të gjetura në çokollatat në fjalë mund të çojnë në asfiksi. Produktet me rrezik sipas kompanisë janë çokollatat Mars, Snickers, Milky Ëay dhe Mini Mix.
Qyteti fantazmë që kushton 1 miliardë dollarë
Po ndërtohet në New Mexico, SHBA dhe mendohet që të jetë një eksperimetn për atë sesi do të jenë qytetet në të ardhmen, duke përfshirë administrimin e teknologjisë së re, si pjesë të pandarë të së përditshmes.
http://www.maxim.com/maxim-man/pegasus-develops-billion-dollar-cite-city...
Gazeta “Shqip” del nga tregu i printit
Vetëm 10 vite në treg dhe gazeta “Shqip” është mbyllur. Ajo do të jetë edhe vetëm për dy muaj në treg në versionin print dhe mandej do të vijojë vetëm me versionin online(http://www.syri.net/2016/02/22/mbyllet-gazeta-shqip-1/). Gazeta u themelua vitin 2006 dhe numri i parë i saj doli më 13 mars. Ruajti një profil prej gazete të paangazhuar shumë politikisht, por ku vihej re mirë afiniteti me PS-në.
Libri që zbulon aspekte të jetës seksuale të Hitlerit, vuante penisin e vogël dhe të deformuar
I shpalli luftë njerëzimit në emër të rracës së pastër ariane, por vetë ai kishte deformime që sipas mjekëve ishin edhe burim i zemërimit të tij. Diktatori gjerman vuante nga një cen kongjenital që e pengonte të kryente një akt seksual normal. Në gjuhën mjekësore, sindroma "hypospadias" nga e cila vuante Fuehrer ishte penisi i vogël dhe i deformuar. Historianët Jonathan Mayo dhe Emma Craig në librin e tyre me titull “Dita e fundit të Hitlerit. Minutë pas minute " zbulojnë arsyet pse Hitleri kishte komplekse në lidhje me aftësitë e tij mashkullore.
Një buzëqeshje në Korenë e Veriut
David Guttenfelder është një fotograf i cili ka kaluar shumë kohë në Korenë e Veriut. Ai ka mbështetur hapjen e zyrës së Associated Press në Phenian dhe është ndër të paktët perëndimorë që njeh nga afër jetën ne shtetin aziatik. Disa foto të tij tregojnë një anë thetër të Koresë së Veriut, si investimet për fëmijët, sportin, apo edhe disa aspekte të traditës.
Burimi: National Geographic
Hotel "Grotta Palazzese" është me të vërtetë i veçantë
Hoteli ndodhet në Polignano, rreth 19 km nga Bari në Pulia
LEK - prerja e parë monetare e shtetit shqiptar(1926)
Nisi me pretendime të mëdha/LEK nga Aleksandri i Madh