Blloku Alternative
Mayantuyacu, lumi me ujin që “valon”
Një lumë që “valon”, katër milje i gjatë është zbukuar në pyjet e Amazonës në Perur. Për lumin kishte shumë legjenda, por askush nuk besonte në ekzistencën e tij, derisa gjeologu peruan Andrés Ruzo, e zbuloi në vitin 2011. Temperatura e ujit arrin në 86 gradë Celcius. Ndonëse burimet termale nuk janë të pazakonta, lumi peruan ka disa veçanti: ai është 25 m i gjerë dhe 6 m i thellë dhe rrjedh me ujë të nxehtë për 6.24 km. E çuditshme është se lumi ndodhet 700 km larg nga sistemi vullkanik më i afërt, që do t’i jepte kuptim nxehtësisë së ujit.
Imazhet mund të realizohen edhe kështu
Stephen Lund është një çiklist kanadez që realizon imazhe në hartat GPS duke vlerësuar me kilometra dhe orë çdo imazh. Ja disa prej tyre:
Një muze nënujor për krizën e refugjatëve në Europë
“Museo Atlántico” ndodhet në Spanjë në ishullin Lanzarote dhe ai konsiston në disa skulptura të instaluara nën ujë. Një metaforë për krizën e refugjatëve në Europë përmes skulpturave që paraqesin apo marrin shkas nga njerëz të vërtetë. Ato janë realizuar nga artisti britanik Jason deCaires Taylor. Muzeu hapet në 25 shkurt dhe vizitorët do të detyrohen të zhyten nën ujë.
Tarkhan, rroba e endur më e vjetër në botë
Kjo bluzë(?) është veshja e endur më e vjetër në botë që njihet. 5500-5100 vjet e vjetër, ajo është quajtur “Tarkhan” dhe është gjetur në varr në Egjipt. E endur nga fibra bimësh, apo lëkurë kafshësh, ajo i ka mbijetuar kohës.
Kalendari i NASA-s
Përshkallëzohen përplasjet për pronësinë e Top Channel
Përfaqësuesit ligjorë të dy aksionerëve të Top Channel, kanë depozituar një kallëzim në Prokurori, ndaj gjykatëses Teuta Hoxha pas një vendimi të marrë prej saj në seancën e datës 5 shkurt që i jepte të drejtën e administrimit të kanalit për fazën kalimtare, Vjollca Hoxhës me 8% të aksioneve. Ky vendim sipas dy aksionërëve të tjerë konsiderohet i jashtëligjshëm dhe i falsifikuar.
Sa është zgjidhja?
Një paradë për bamirësi nga studentët e Kembrixh
20 studentë të Universitetit të Kembrixhit kanë zhvilluar një paradë para 1000 personave me veshje të realizuar prej vetë tyre. Për bamirësi për Cambridge House në Londrën Jugore. Një mënyrë origjinale për të kontribuuar në zbutjen e disa problemeve sociale.
http://en.protothema.gr/see-cambridge-university-students-walking-down-t...
Çfarë shihni në këtë imazh?
U pubklikua në vitin 1892 dhe u bë i famshëm nga psikologu amerikan Joseph Jastrow në vitin 1899
Çarja e Menominee në Michigan ende pa një përgjigje nga shkencëtarët
Një çarje në tokë në Menominee në Michigan-SHBA, krijuar në vitin 2010, ka hapur shumë diskutime. Çarja është tipike për ato zona që kanë patur akullim dhe kanë pësuar shkrirje të akullit. Por për zonën e Menominee kjo nuk është tipike. Krijimi i saj u shoqërua me lëkundje të ngjashme me ato të një tërmeti me magnitudë 1, që është tërmeti i parë i regjistruar në këtë zonë të Michigan-it. Çarja është 110 m e gjatë dhe në disa vende shkon në 1.7 m thellësi. Studiuesit po marrin në konsideratë edhe hipotezën se çarja është krijuar nga shkulja e një pishe të madhe.