Blloku Alternative
Dëshmia e parë e plotë e eksperimentit të hipotermisë në Dachau
Një dëshmi e re ka dalë në dritë nga terrori nazist në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një i mbijetuar nga kampi i Dachaut, ka depozituar në vitin 1951 një dëshmi të jetës së vet në kampe, ku përfshihen eksperimente të tilla si hipotermia terminale dhe infektimi i qëllimshëm me malarie. Personi quhet Reinz Reimer, i cili përveç Dachaut ka qenë edhe në Mauthausen dhe dëshmia e tij u zbulua së fundmi në Arkivën e Qendrës Sioniste në Jeruzalem. Reimer konsiderohet një ndër të rrallët që iu nënshtrua eksperimenteve të hipotermisë dhe mbijetoi.
Një urë prej xhami në Kinë – jo të gjithë e kalojnë...
Kina di të tërheqë turistë edhe në rajone që rrallë vizitohen. “Ura e trimave”, siç quhet ura prej xhami në parkun kombëtar të Shiniuzhai.
Pse është kaq e ngjashme jeta e studentëve në çdo vend?
Këto janë disa foto nga jeta studentore në ish-Bashkimin Sovjetik.
Seksi oral rrit mundësinë e zhvillimit të disa tumoreve
Një studim nga “Albert Einstein College of Medicine” në Neë York ka zbuluar se seksi oral rrit mundësinë e tumoreve vdekjeprurës. Sipas studimi transmetimi virusal përmes gojës gjatë aktit seksual rrit me 22 herë zhvillimin e një tumori në tru, apo në fyt. Studimi sugjeron se seksi oral është shkaktar kryesor i përcjelljes së Human Papilloma Virus, që provokon sëmundje seksuale. Ky virus i prek thuajse të gjithë në një fazë të jetës dhe zakonisht sistemi imunitar e lufton atë, por në disa raste ai çon në tumore të ndryshme.
Patatja e duhur/Kjo foto është shitur 1 milionë euro
Kjo është një fotografi e një patateje. Patate nga ato që hahen. Fotoja është realizuar nga Kevin Abosch dhe titullohet: “Patatja #345 (2010). Aboch është një fotograf i famshëm në komunitetin e biznesmenëve të Silicon Valley. Kjo fot është e preferuara e tij mes shumë fotove që ky fotograf u ka bërë patateve. Patatja është shu më e veçantë, sipas tij, pasi të gjitha, njësoj si njeriu, janë të ndryshme nga njëra-tjetra, e megjithatë janë të dallueshme se i përkasin të njëjtës specie.
Një shpikës nga Rusia pretendon se ka një zgjidhje për aksidentet ajrore
Një shpikës nga Rusia, Vladimir Tatarenko, pretendon se ka gjetur zgjidhje për aksidentet tragjike ajrore. Zgjidhja sipas tij realizohet me shkëputjen e kabinës nga trupi i avionit, aty ku ndodhen pasagjerët dhe mandej, parashutimin e tij. Më poshtë video demonstrative:
“Leninfilm” i ofron Di Caprios rolin e Leninit
Studio ruse “Lenfilm” i ka ofruar aktorit të njohur Leonardi Di Caprio rolin e Leninit të ri, në një film që do të realizohet për revolucionin. Më herët Di Caprio kishte shprehur interes për të luajtur një rol ku portretizohet Lenini, Rasputini, apo edhe Vladimir Putin. “Lenfilm” është studioja më e vjetër në Rusi, e krijuar që në vitin 1914, kur një komitet lokal ushtarak në St. Peterburg nisi të realizonte filma. Në vitin 1918, studioja u zgjerua për t’u bërë Komiteti i Filmave në St. Peterburg dhe hapi 68 kinema në qytet.
“Tërbimi” i liqenit Erie
Liqeni “Erie” që bën pjesë te Liqenet e Mëdhenj të Amerikës së Veriut është i 12-i në botë për nga madhësia, është i njohur për tërbimin e tij. Në ndryshim nga liqenet e tjerë, që i mendojmë dhe kundrojmë si paqësorë, “Erie” krijon dallgë deri në 8 m të larta. Ja disa momente spektakolare nga tërbimi i dallgëve, realizuar nga fotografi Dave Sandford.
Titanozuari 37 m i gjatë(video)
Një lloj i ri dinosauri, fosilet e të cilit u zbuluan në Argjentinë në vitin 2014, rezulton të jetë më i madhi që ka jetuar ndonjëherë në Tokë. 37 m i gjatë, specia e re, që bën pjesë te sauropodët dhe klasifikohet si titanozaur, peshon 70 ton. Kjo specie ishte barngrënëse.Video është nga muzeu i Historisë së Natyrës në New York.
Kërkuesit në universitetin e Leuven: Testi i ADN-së për fëmijët që pritet të lindin, i pasaktë
Kërkuesit në universitetin e Leuvenit kanë bërë thirrje për mosaplikimin e testit të ADN-së për gratë shtatzanë, që presupozohet se zbulon nëse fëmija do të ketë ose jo ndonjë çrregullim. Sipas profesorit Hilde van Esch, kompanitë që sugjerojnë këtë test, “Gendia” dhe “Antwerp”, po ushtrojnë shantazh emocional për të shitur produktet e tyre. Testi realizohet me kampione gjaku nga të dy prindërit dhe sugjerojnë nëse fëmija mund të ketë çrregullime, si p.sh do të lindë i shurdhër, i verbër, apo me çrregullime mendore.