Blloku Alternative
Ndahet nga jeta Baba Arshi Bazaj, kreu i bektashinjve shqiptarë në SHBA
Ndahet nga jeta në moshën 109-vjeçare, Baba Arshi Bazaj. Ai ka drejtuar deri më tani të vetmen Teqe bektashiane në SHBA, në Detroit. Teqeja është themeluar po nga një shqiptar, Baba Rexhepi nga Gjirokastra. Në përcjelljen e tij për në banesën e fundit do të marrë pjesë Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Ai lindi në Sevaster të Vlorës më 1906.
"Dita"
Parashikimi: Deri në vitin 2050 ateizmi do të pësojë rënie, ndërsa Islami rritje
Sipas një raporti të lëshuar nga ‘Pew Research Center’, deri në fund të shekullit, për herë të parë në histori, myslimanët mund të tejkalojnë të krishterët.
Telefonon nga hapësira dhe i bie numrit gabim
Një incident i pazakontë i ka ndodhur astronautit britanik Tim Peake i cili ka telefonuar nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar dhe ka ngatërruar numrin. “Tungjatjeta, planeti Tokë?”, pyeti Peake. Pasi kuptoi se ngatërroi numrin, astronauti, që ka mbërritur në stacion që më 15 dhjetor, kërkoi falje përmes Twitterit dhe sqaronte se ishte vërtetë një thirrje nga hapësira.
Kosturi, një qytezë piktoreske, kaq pranë Shqipërisë
"Në shërbim të popullit" nga profesori i artit socialist, Edi Rama
Kartolina për festat e fundvitit në adresë të Kryeministrit Edi Rama është një vizatim i bërë nga vetë ai në vitin 1983, në organin politiko-letrar të Ministrisë së Brendshme, “Në shërbim të popullit”. Në një prej numrave, pikërisht ai i datës 10 tetor 1983, është një vizatim i një vajze që personifikon vigjilencën e partisë, ndërsa tjetri armikun e partisë. Ky është komenti i presidentit të unionit të të përndjekurve, Besim Ndregjoni, gjatë një takimi në Shkodër. “Vizatim nga profesori i arteve socialiste, Edi Rama.
Një virus i ri alarmon Brazilin. Përcillet nga mushkonjat dhe prek trurin e foshnjave
Autoritetet braziliane kanë lëshuar alarmin mbi përhapjen e një virusi që ndikon edhe në trurin e foshnjeve të sapolindura. Patogjeni njihet me emrin Zika, përcillet nga mushkonjat dhe është zbuluar për herë të parë në majmunët e Afrikës, 70 vjet më parë. Ai çon në simptomat e humbjes së njërës prej aftësive konjitive dhe mund të shkaktojë edhe vdekje.
Makina e parë supersportive arabe
Prodhuar nga W Motors, Lykan do të jetë me numër te kufizuar. Vendi: Dubai
Fotot fituese - Bota jonë gjithë jetë
Arkeologët kërkuan përgjigje në Facebook për këtë objekt dhe gjetën zgjidhjen
Një objekt i gjetur në Jeruzalem ka befasuar arkeologët të cilët ndonëse u morën me të gjashtë muaj nuk arritën dot të jepnin një shpjegim se çfarë ishte. U identifika se objekti ishte 24 karat flori dhe ishte metal i gjithi, por jo funksioni i tij. Meqenëse ekipi i Institutit të Antikitetit në Izrael nuk ja doli të gjente se për çfarë shërbente, u mendua një zgjidhje origjinale: objekti u postua në Facebook dhe u kërkuan sugjerime.
Kurdet, izraelitet dhe tani edhe sirianet në luftë
Lufta e sotme nuk u përket më vetëm meshkujve. Siria ofron një shembull sesi femrat i janë bashkuar meshkujve, njësoj si femrat peshmarga, izraelitet etj..Një përvojë për të cilën dikur përgatitej edhe Shqipëria.