Blloku Alternative

Në Etiopi, tokën e premtuar

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 11:57

Lëvizja Rastafari bashkon një komunitet njerëzish që besojnë se perandori i fundit i Etiopisë, Haile Selassie, ishte pasardhës i mbretit Solomon dhe Mesia. Një prej tyre ka qenë edhe Bob Marley. Rastafarianët udhëtojnë drejt Etiopisë, në qytetin Shashamane në Jug dhe aty ata gjejnë tokën e premtuar. Me ritin fetar lidhet edhe tymosja e marijuanës dhe siç informon Al Jazeera, 800 prej tyre jetojnë me shpresën se po përmbushin profecinë se si pasardhës të skllevërve po rikthehen në Afrikë.

Zbulohet vula e mbretit biblik Hezekiah

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 18:10

Bibla rikonfirmohet edhe njëherë si një libër me të dhëna historike korrekte. Arkeologët në Izrael kanë zbuluar së fundmi një vulë të mbretit Hezekiah, i cili përmendet me venerim në Librin e Zotit. Hezekiah sundoi rreth viteve 700 para Krishtit dhe përmendet në Bibël me përlavdim: “Nuk kishte mbret si ai në Judea, as përpara dhe as më pas”. Kjo pasi ai iu dedikua zhdukjes së idolatrisë. Sipas arkeologëve izraelitë kjo është hera e parë që pamje a një vule të një mbreti judeas apo izraelit bëhet e njohur gjatë një gërmimi arkeologjik. 

Arkitektura e çuditshme e Koresë së Veriut

Postuar në 28 Nëntor, 2015 20:54

103 vjet shtet me të njëjtin marifet!

Postuar në 28 Nëntor, 2015 20:21

"Dita" publikon sot një material arkivor që është një kërkesë për punë me pozitë drejtuar Ismail Qemalit. Fundja kur na thonë që shqiptarët u lumturuan me Pavarësinë, do mbajtur parasysh edhe kjo çështje. Njësoj si me ndërrimin e partive: iku sulltani erdhi i ngjashmi. Teksti: 

103 vjet Pavarësi!

Postuar në 28 Nëntor, 2015 01:08

Video/Si të kuptohet se çfarë ndodhi?

Postuar në 27 Nëntor, 2015 18:43

Kjo video është realizuar në Kinë. Si dhe pse ndodh kjo që ndodh nuk kuptohet.

Lufta biologjike/Një plan i venecianëve me qeleshe shqiptare të kontaminuara me murtajë gjatë rrethimi të Heraklionit nga osmanët

Postuar në 27 Nëntor, 2015 04:12

Gjashtë letra të zbuluara nga histotiania Eleni Thalassinou  e Universitetit të Athinës, hedhin dritë mbi faktinse venecianët u përpoqën të aplikonin metoda të luftës biologjike kundër osmanëve. Në shekullin e 17-të, osmanët rrethuan Heraklionin e Kretës që kontrollohej nga venecianët. Një doktor nga Dalmacia, Michiel Angelo Salamon hodhi idenë e një lyerjes së kapeleve apo edhe atyre që njiheshin si qeleshet shqiptare, me bakterin e murtajës.

Miniera në Hënë apo në trupa qiellorë nuk është më fantashkencë/Kongresi amerikan miraton ligjin

Postuar në 25 Nëntor, 2015 20:24

E kemi parë  shpesh në filmat fantastikoshkenorë, por tani po i afrohet realitetit. Shfrytëzimi i pasurive minerare jashtë Tokës ka së fundmi edhe një bazë ligjore. “Space.com” raporton se Kongresi amerikan ka miratuar një ligj që lejon kompanitë amerikane të marrin në pronësi dhe të shesin materiale që mund t’i nxjerrin nga Hëna, asteroidët dhe trupa të tjerë qiellorë.  “Është një sinjal për çdokënd se shfrytëzimi dhe eksplorimi i hapësirës po ndodh tani. Nuk është diçka e të ardhmes së largët.

Një skelet Alozauri në ankand

Postuar në 25 Nëntor, 2015 20:10

Al, i Vogli – Little Al është një Alozaur, skelet, i cili u nxor në shitje për 300 - 500 mijë stërlina në Summers Place në Ëest Sussex. Ofertat nuk e konfirmuan pritmërinë, por shitësit kanë ndërmend të riprovojnë ankandin. Alozauri është 3 m i gjatë dhe është zbuluar në Ëyoming. Në moshë të madhe Alozauri arrinte 8 m i gjatë dhe bashkë me T-Rex  ka hyrë në kulturën perëndimore përmes filmave të njohur.  Ai ka jetuar në fundin e periudhës së Xhurasikut, 155-145 milionë vjet më parë. 

Miliona apo qindra milionë drejt Europës?

Postuar në 25 Nëntor, 2015 00:39

Europa mund të përmbytet nga qindra milionë imigrantë nga Azia dhe Afrika Veriore. Parashikimin me tone apokaliptike e bën një profesor i universitetit të Haifas në Izrael, Arnon Soffer, sipas të cilit njerëzimi ndodhet përballë valës migratore më të paprecedentë në historinë e vet. Sipas Soffer shkak për  këtë lëvizje që ai e cilëson “një pikë kthese në historinë njerëzore” janë kushtet klimaterike si dhe faktorë të tjerë që burojnë apo ndërveprojnë me të.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative