Blloku Alternative

Reilly, James Bondi i vërtetë

Postuar në 05 Nëntor, 2015 16:19

Sidney Reilly, superspiuni, Asi i Spiunëve siç u quajt më vonë, u ekzekutua nga sovjetikët më 5 nëntor 1925. Për një brez të caktuar shqiptarësh emri i tij lidhe tme librin “Konspiracioni i madh kundër Rusisë”, apo edhe ndonjë serial televiziv, por ai vijon edhe jashtë të provokojë debat dhe kruiozitet. Sovjetikët i atribuonin shumë prej aktivitetev që pasuan mandej me intervecionin e 1918-ës dhe në fakt disa artikuj të kohëve të fundit, publikuar edhe nga BBC flasin se aktiviteti agjenturor i britanikëve në kohën e revolucionit ka qenë thelbësor.

Eugjenika te grekët e vjetër: Ritual për vrasjen e më të shëmtuarve

Postuar në 05 Nëntor, 2015 15:36

Rituali Farmakos(pharmakos) ishte një lloj festivali apo ceremoniali, ku grekët e vjetër sakrifikonin më të shëmtuarit. Zakoni zuri vend sidomos gjatë periudhës së asaj që njihet si murtaja, për të cilin flasin shkrimet e vjetra të grekëve, gjatë shekujve 8-5 p.e.s. Çdo qytet zgjidhte më të deformuarit, të shëmtuarit dhe i likujdonte, dëbonte nga qyteti, apo edhe i hidhte nga ndonjë lartësi për t’i vrarë. Besimi me të cilin motivohej ky zakon që flet për prirjet eugjenike te grekët e vjetër ishte se bota e nëndheshme popullhej nga demonë, shpirtra që personifikonin frikën e njerëzve.

Shihni dot gjë?

Postuar në 04 Nëntor, 2015 20:35

Gianluca Pisano , një fotograf amator mendoi të fotografonte bukurinë e alpeve në San Martino di Castrozza në Itali. Por kur pa nga afër fotografitë që bëri vetë u befasua: tre njerëz që po ngjiteshin. As vetë nuk e kishte parë në momentin e fotografimit. 

Rikthehet Gjigandi i Rodit. Kësaj radhe 4 herë më i lartë

Postuar në 04 Nëntor, 2015 16:12

Pas El Niño, shikoni si transformohet Atakama në Kili

Postuar në 01 Nëntor, 2015 23:30

Shkretëtira e Atakamas është vendi më i thatë në botë, por El Niño ndryshon modelet klimaterikë në basenin e Paqësorit dhe efekti është mbresëlënës" një shkretëtirë e lulëzuar.

Strukutrat misterioze në Kazakistan. NASA publikon fotot me synim nxitjen e studimeve

Postuar në 01 Nëntor, 2015 16:10

NASA ka publikuar së fundmi disa foto satelitore nga një rajon në Kazakistan. Në foto, të marra nga 430 milje lartësi, shihet ajo që në sipërfaqe nuk mund të dallohet: struktura prej guri që paraqesin modele gjeometrike. Katrorë, svastika, kryqe etj., duken qartë në tokë dhe gjëja e parë që të shkon në mendje është se në Kazakistan ndodhet një rast analog me atë në Peru.  Në vitin 2007 imazhet u publikuan të marra nga Google Earth dhe spekullimet nuk pushuan. Shumëkush dyshoi për një mashtrim, por imazhet duken qartë.

Mbërrijnë dy helikopterë për kërkim-shpëtim; dikur kemi pasur 240 mjete fluturuese (foto)

Postuar në 31 Tetor, 2015 18:00

Ministria e Mbrojtjes u përfshi nga një ceremoni festive pasi së fundi Forcës Ajrore i janë shtuar dy helikopterë të rinj të tipit “EC-145” për operacionet e kërkim-shpëtim “SAR”, ndërsa katër mjete të blinduara të klasit “Lince” i shtohen Policisë Ushtarake. Sot Forcat Ajrore kanë një arsenal prej 18 helikopterësh. Por historia e aviacionit shqiptar as nuk fillon dhe as mbaron me dy helikopterë shpëtimi që erdhën ditët e fundit, dhe për me tepër me ceremoni që në pamje të parë të japin përshtypjen se kanë ardhur jo dy por dyzetë mjete fluturuese.

Tirana e viteve '70-'90 (24 foto)

Postuar në 31 Tetor, 2015 10:08

Disa prej rezidencave të kryetarëve të shteteve. Luks dhe madhështi(foto)

Postuar në 31 Tetor, 2015 02:41

Halloween/ 21 filmat më të frikshëm horror

Postuar në 30 Tetor, 2015 15:49

Keni frikë? A ju ndjekin ëndrrat e producentëve të filmave tmerrues për një kohë të gjatë? A janë të etur ata për t’ju rikthyer dhe frikësuar sërish? Menduar këtë, po ju renditim filmat më të mirë horror realizuar nga Hollivudi në të gjitha kohërat.

21. Lubin

Interpretuar nga Ewok Warwick Davis, Lubin është një film me nota sa groteske aq edhe forma sadizmi.

20. The Creeper

Në të dy filmat “Jeepers Creepers”, Creeper, kthetra është një demon me krahë që ushqehet me mish njeriu.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative