Blloku Alternative
Në radioskopi nuk shikohen vetëm organet(foto)
Kur vjen puna te çuditë e njeriut, nga ato më bixarret, e deri tek aksidentet më qesharake, tablodi britanik “The Sun” nuk zhgënjen. Kështu edhe me 13 rastet e radioskopive të paraqitura këtu, ku rezultojnë imazhe të pabesueshme; indivdë që kanë gëlltitur deri një shishe apo edhe granatë. Në faqen e vet tablodi jep edhe sqarimet përkatëse për rastet dhe personat që janë subjekt i radioskopive.
Video/Gërmon afër shtëpisë dhe gjen mbetjet e një mamuthi
Kjo i ndodhi një fermeri në Miçigan:
Teoritë konspirative si qëndrime publike. Aktori Steven Seagal: “Vrasjet në masë në SHBA janë të nxitura”(video)
Debati për armët dhe mbajtjen e tyre është kthyer në qendër të vëmendjes në SHBA. Disa ngjarje të rënda të ndoshura së fundmi ka nxjerrë në sipërfaqe idenë për kufizimin e të drejtës për të mbajtur armë, që është traditë në SHBA. Si një vend pjellor për teori konspirative, në SHBA nuk mungojnë shpjegimet alternative për shumëçka, mirëpo intensiteti i ngjarjeve ka çuar në konkluzione të pazakonta që duhen marrë në konsideratë.
Margaret Theçer në një biografi nga Çarls Mur (foto)
Këto janë disa fotografi nga albumi i “zonjës së hekurt”, Margaret Theçer, të cilat janë shkëputur nga libri biografik i shkruar prej Çarls Mur
Margaret Theçer ishte gruaja e parë që ka qenë në krye të qeverisë britanike. Lidere e Partisë Konservatore, ajo fitoi tre mandate të njëpasnjëshme, i vetmi person që e arriti këtë në shekullin XX, ndryshoi vendin dhe në atë qeverisi vendin ndërmjet viteve 1979-1990.
Utah, Perëndimi i Egër - Natyra ka monumentet e veta(foto)
Pse NASA dhe ESA po përpiqen të rrëzojnë një asteroid
Zyrtarët e hapësirës evropiane dhe amerikane kanë nisur planet për të shmangur asteroidet larg nga Toka, me shpresën e mirë për mbrojtjen e planetit dhe për të kuptuar formën, mënyrën sesi lëvizin asteroidet. “NASA dhe ESA po formojnë një ekip hapësinor për të parandaluar Armageddon”. Projekti, i quajtur Misioni Asteroid dhe Ndikimi e Vlerësimi Devijues (AIDA), u njoftua për herë të parë në vitin 2012. Por kjo nuk ndodhi deri këtë vit kur zyrtarët shpallën një objektiv për studimet e tyre: një asteroid binar afër Tokës të quajtur 65803 didymos.
Irani, një destinacion unik
Me nënshkrimin e marrëveshjes me SHBA, Iranit i hapen dyert për shumëçka. Dhe duket se turzimi është objektivi kryesor, me synim që vendi, historia, kultura, tradita dhe natyra e tij të njihen nga afër, pa ndërmjetësimin e politikës. Dhe duhet thënë se Irani është një nga destinacionet më unike në botë. Ja disa prej vendeve që ja vlejnë të vizitohen. Kuptohet pa harruar pasuri të tilla si muzika.
“El Chapo”, ofron 100 mijë dollarë për “gringon” Trump: Gjallë apo vdekur
Deklaratat e kandidatit republikan në garën presidenciale amerikane, Donald Trump, kanë acaruar edhe kreun e trafikut të drogës në Meksikë, të famshmin Joaquin "El Chapo" Guzman. Ky i fundit ka deklaruar se do ta shohë të vdekur Trump për deklaratat e veta për imigracionin dhe për ndërtimin e një muri me Meksikën. Lajmi bëhet i ditur nga një revistë amerikane “Complex”. Deri më tani trafikanti meksikan ka ofruar 100 mijë dollarë, por thuhet se ai do të ofrojë çdo lloj shume.
Rusia deklaron programin e modernizimit të mjeteve ushtarake deri në vitin 2020
Dita e Forcave Tokësore Ruse kremtohet më 1 tetor. Kjo datë e shënjuar është shoqëruar dhe me shtimin e pajisjeve të reja ushtarake. Sipas programit të ripajisjes së ushtrisë, bëhet fjalë për 5.000 automjete të reja të blinduara dhe 6.000 pjesë armatimi të modernizuara deri në vitin 2020. Armët dhe pajisjet e Forcave Tokësore Ruse mund t’i shihni në këtë set fotosh nga agjencia TASS
Njeriu po i jep formë peizazhit në Tokë. Kjo duket më mirë nga Lart(foto)
Njeriu ndikon mbi mjedisin, mbi klimën. Por ai ndikon edhe me peizazhin e Tokës, duke kontribuuar me veprat e veta, me inxhinierimin e qyteteve dhe ndërtimeve masive. Njeriu i ka dhënë në jo pak hapësirë formë peizazhit dhe kjo gjë mund të kuptohet më mirë kur shihet nga lart.