Blloku Alternative
"Apollo" ulet në Hënë
NASA ka publikuar rreth 9000 foto nga misionet "Apollo". Misioni në fjalë ka si kulm uljen në Hënë.
Armët e së ardhmes, më kërcënuese se skenarët apokaliptikë të filmave holloivudianë. Ndryshim i peizazhit gjeofizik e deri tek armë që afektojnë ADN-në
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan për kërcënimin ushtarak dhe strategjik të së ardhmes, që zhvillohet në varësi dhe sipas zhvillimit të armëve te reja. Dhe këto armë ja kalojnë edhe skenarëve apokaliptikë të filmave hollivudianë. “Armët e së ardhmes do të ndërtohen bazuar mbi energjinë, parimet radiologjike, gjeofizike dhe genetike. Do të ketë gjithashtu arme speciale informative që do të ndryshojnë perceptimin e njerëzve”, shkruan “Sputnik” duke iu referuar raportimeve nga Ministria ruse e Situatave Emergjente.
INDIA: Si duket në Instagram, por si është në të vërtetë (FOTO)
Si çdo vend i botës edhe India ka bukuritë e saj, por është shumë larg nga çfarë duket në rrjetet sociale. Edhe pse në Instagram e shohim plot ngjyra, plot jetë, në të vërtetë ato zona që ngjajnë mahnitëse janë të shkreta.
Dita Botërore e Luanëve. Mbreti i kafshëve në rrezikun e njeriut
Të hënën është Dita Botërore e Luanëve. National Geographic publikon një pjesë të fotove të veta, duke bërë thirrje për konservimin e natyrës dhe familjes së maceve të mëdha, që janë nën gjahun e përhershëm të gjahtarëve. Vrasja e Cecil bëri bujë të madhe në mbarë botën.
Menuja e fundit e drekës në Titanik, nga Money Boat u shpëtua për 88.000 $
Menuja e fundit e drekës në anijen e famshme Titanik shpëtoi nga një pasagjer i klasit të parë që u ngjit në bordin e ekuipazhit të një varke shpëtimi, të cilit iu tha se kishte dhënë ryshfet për t’u larguar në rrethin e shpëtimit të shumë njerëzve. Ajo u shit të mërkurën në një ankand për 88.000 dollarë. Ankandi online në Nju Jork “Lion Heart Autografe” ofroi menunë dhe dy objekte të tjera të panjohura më parë nga varka e shpëtimit 1.
Toka është "e mbushur" me gropa 'thithëse'(foto)
Ajo që pamë në Australi nuk ishte një gropë thithëse, të cilat nuk mungojnë anembanë Tokës. Ja disa prej tyre:
http://www.theguardian.com/world/gallery/2015/oct/01/sinkholes-around-th...
Pajisje përgjimi e kamufluar në gur. Idetë e izraelitëve nuk shterojnë
Ky gur është një gur, por nga “gërmimi” i fakteve ka rezultuar të jetë një pajisje përgjimi e sofistikuar e kamufluar në një gur. Guri është gjetur në qytetin Bani Hayan, në jug të Libanit dhe ishte i lidhur me kabëll elektrik, katër bateri dhe një kamera. Një pajisje përgjuese e vendosur aty nga izraelitët. Dhe raportohet se nuk është hera e parë.
Uji në Mars - këto janë fotot që ka shpërndarë NASA
Seks(virtual) me robotët. Mos u çudisni, nuk do të vonojë
“The Sun” shkruan për një temë shumë të ndjeshme: sipas saj, brenda 35 vjetëve seksi me robotët, do të jetë realitet. Të paktën për britanikët. “Shumica prej nesh do të marrin kënaqësi me disa forma të lojërave seksuale virtuale diku nga 2030, kurse në 2050ën, do të kemi lodrat sekruale që përforin realitetin virtual”, shkruan britanikja “The Sun”. Madje në vitin kritik, 2050, seksi me robotët do të jetë më popullorë se ai mes njerëzve. Me siguri për brezin e ri të asaj kohe.
Njeri-robot në mars, a ka instaluar DARPA çipe në trurin e ushtarëve amerikanë?!
Studimet e fshehta kërkimore të armëve të zhvillimit, DARPA, shpreson në atë që instalimi i çipeve në trurin e ushtarëve do të bëjë të mundur zhbllokimin e të gjitha sekreteve të inteligjencës artificiale, sipas një libri të ri rreth historisë së agjencisë. Pentagoni e ka ndjekur inteligjencën artificiale që nga viti 1950. Sot, DARPA është duke e vazhduar këtë mision në ndjekjen përmes një programi të projektuar kinse për t’iu ardhur në ndihmë ushtarëvë të cilët kanë pësuar dëmtinë në tru, thotë Annie Jacobsen, autore e “Truri i Pentagonit”.