Blloku Alternative
Vallëzim me bletët
Sara Mapelli është e aftë për diçka të rrallë. Ajo thotë se me bletët në trup arrin të meditojë.
Ceres sërish në vëmendje për një strukturë në formë piramidale
Ceres vijon të prodhojë lajme dhe spekullime. Planeti xhuxh prej vetëm 945 km dismtër që ndodhet në orbitën e Neptunit, ka ardhur sërish në vëmendje për një strukturë në formë piramidale që është vëzhguar në të. Video e publikuar nga “Bussines Insider” bën një shpjegim paraprak, por duhet thënë se në fillim të vitit 2015, disa pika, si burime drite u vunë re në Ceres. Më vonë NASA shpjefoi se bëhej fjalë për praninë e një llojë kripe me përmbajtje të sulfatit hekzahidritit të magnezit.
Fotolajm/Kryeministri Rama me bashkëshorten duke ndjekur ndeshjen e basketbollit Indiana Pacers-Miami Heat
Mediat ngritën shumë pikëpyetje mbi udhëtimin e kryeministrit Rama dhe bashkëshortes së tij në SHBA. Aludimet për një një paketë pushimesh detyruan zyrën për shtyp të kryeministrisë të sqarojë se Rama dhe bashkëshortja e tij ishin ftuar nga miq të tyre për një festë familjare. Por një foto ka zbuluar se kryeministri Edi Rama bashkë me bashkëshorten, Lindën, ndoqën të hënën edhe një ndeshje basketbolli të NBA në Majemi. Çifti kryeministror ishte në radhë të parë të tribunës së tifozëve, ku biletat janë jo pak të shtrenjta.
Përjetësisht Mao...
Mao Tse Dong “nuk ndalet” edhe pas vdekjes. Mijëra statujat që nderojnë kujtimin e tij në Kinë, duket se nuk mjaftojnë. Në fshatin Zhushigang të rajonin Tongxu, po ndërtohet një tjetër statujë gjigande, 36,6 m e lartë dhe që thuhet se do jetë e veshur me ar. Monumenti është iniciativë e banorëve. Më poshtë pamjet nga kjo statujë dhe disa statujave të tjera në nderim të Timonierit të Madh.
Qyteti prej akulli
Një qytet prej akulli mund të quhet ai që është ndërtuar në provincën Heilongjiang në Kinën verioindore, ku do të mbahet festivali i 32-të i Akullit dhe Dëborës. Qyteti ku janë realizuar skulptura akulli si kulla, luftëtarë, mure etj., është 750 mijë m2 dhe përfshin me qindra objekte brenda.
Rroftë sebepi dhe një sqarim nga kryeministria
Zyra për shtyp e kryeminsitrit ka shpërndarë një njoftim për të sqaruar spekulimet mediatike që sipas saj janë ngritur mbi udhëtimin e çiftit Edi dhe Linda Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njoftimi thotë se “Kryeministri Edi Rama sëbashku me bashkëshorten do të kalojnë tre ditë në SHBA, të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre. Çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekulim”.
“Tesla”, makina elektrike që po hyn me shpejtësi në treg
“Tesla” është marka e një makine elektrike që prodhohet në Holandë. Ka shitur 50 mijë njësi këtë vit dhe siç raporton “Bloomberg” pretendon të shesë 500 mijë njësi më 2020-ën. Holanda është vendi me prodhimin e dytë më të lartë në botë të makinave elektrike, pas Norvegjisë. Në Amsterdam edhe taksitë janë “Tesla”. Fabrika që po i i hap rrugën kështu një lloji tjetër makine, pa karburant, pra pa ndotje, është në Tilburg. Më poshtë disa pamje:
Universi i vëzhgueshëm në një imazh të vetëm
Një muzikant, Pablo Carlos Budassi, ka krijuar në një imazh të vetëm atë që konsiderohet si universi i vëzhgueshëm. Ai ka shfrytëzuar hartat logaritmike të universitetit të Princeton dhe imazhe të NASA-s. Në qendër është sistemi diellor dhe Dielli ynë, të pasuar nga Rruga e Qumështit, krahu i Perseut në galaktikën tonë, një unazë e galaktikave më të afërta si Andromeda dhe pastaj me radhë.
Binjakë me “një vit diferencë”
Minutat janë shumë të rëndësishme. Dhe kjo provohet mirë në rastin e dy binjakëve të lindur në San Diego të SHBA-së: një prej fëmijëve lindi në minutën finale para ndërrimit të viteve, kurse i dyti, pak minuta pasi kishte hyrë viti i ri. Në dokumente i ndan një vit, edhe pse erdhën në jetë me pak minuta diferencë.
http://www.nbcsandiego.com/news/local/San-Diego-Kaiser-Permanent-Zion-Ne...