Premtim i ri: Anglishtja që në klasën e parë

Postuar në 08 Prill, 2021 12:31

Më 6 janar të vitit 2019, kryeministri Edi Rama deklaronte në një intervistë me Ermal Mamaqin si më poshtë:

Spiunë izraelitë të maskuar si gazetarë për familjen mbretërore në Emirate

Postuar në 08 Prill, 2021 09:08

Një përpjekje izraelite për të mbledhur informacion për një prej familjeve mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Pas këtyre përpjekjeve qëndron një kompani e inteligjencës që merret me çështjet e biznesit, raportoi të martën “Daily Beast”.

Franca hap për publikun arkivat e gjenocidit në Ruandë

Postuar në 07 Prill, 2021 18:21

Franca ka hapur arkivat për gjenocidin e vitit 1994 në Ruandë. Autori kryesor i një raporti të porositur nga presidenti Emmanuel Macron në lidhje me të thotë se roli i Francës para dhe gjatë gjenocidit në Ruandë ishte një "dështim monumental" që vendi duhet të pranojë.

OBSH kundër pasaportave të vaksinimit

Postuar në 07 Prill, 2021 14:37

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) refuzon përdorimin e pasaportave Covid. Në një konferencë për shtyp të martën, zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris, e motivoi këtë vendim me diskriminimin që sjell një hap i tillë dhe shtoi se nuk ka garanci që vaksina parandalon transmetimin e sëmundjes, raporton Reuters.

OBSH vlerëson se në këtë moment nuk e mbështesim pasaportën e vaksinës si kriter për hyrjen apo daljen nga një vend.

Disa komente mbi qëndrimin e kryegjykatësit të Shqipërisë, z.Ilir Meta.

Postuar në 07 Prill, 2021 12:33

Dje u publika në media një letër e Presidentit të Republikës drejtuar në mënyrë individuale të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Qëllimi i letrës ishte kritika që i bëhej vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese në vendimin e saj nr.9, datë 1.3.2021, në të cilin Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e paraqitur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kundër disa pikave të nenit 50 të Ligjit nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”.

Gafa në Ankara, Erdogan nuk ka karrige për Von der Leyen

Postuar në 07 Prill, 2021 12:14

Konsiderohej si një vizitë e rrallë dhe shumë e rëndësishme. Por ka nisur me një gafë. Shërbimi i protokollit në presidencën turke nuk kishte parashikuar karrige për presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila për disa sekonda mbeti në këmbë e hutuar, ndërsa me presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Erdogan u ulën.

Von der Leyen është ulur në divanin përballë, pranë ministrit të Jashtëm Mevlut Cavushoglu, që sipas protokollit diplomatik hyn në një rang më të ulët.  

 

Fundja i meritoka 110 mln €. Ua mbylli buçen të gjithëve

Postuar në 06 Prill, 2021 22:59

 

Çështja “Becchetti “ po hyn në një hulli cinike me keqtrajtimin publik që të bën të dyshosh se në kazanin e parasë dhe intersave janë zhytur të gjithë. 

Së pari, kryeministri i vendit, është fshehur. Nuk po flet. Ai është parë sot duke bërë kllounin në Përmet me motorin e nje turisti. Nuk ka folur personi, fjalët e të cilit u përdorën si argument në vendimin që dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro. 

Lufta e Stalinit: Një libër dhe një e dhënë historike që vjen si paralajmërim për Europën

Postuar në 06 Prill, 2021 16:45

Gazeta britanike “The Guardian” shkruan sot për publikimin e një libri të ri me temë nga Lufta e Dytë Botërore me autor historianin amerikan, Sean McMeekin që konsiderohet se jep një perspektivë alternative mbi ato ngjarje.

Përpjekje për afrimin BE-Turqi

Postuar në 06 Prill, 2021 13:56

Dy zyrtarët më të lartë të Europës do të udhëtojnë drejt Ankarasë, e para vizitë e këtij niveli në vitet e fundit.  Mosmarrëveshjet disavjeçare BE-Turqi u thelluan verën e vitit të kaluar, kur Ankaraja dërgoi anijet e saj për të kërkime nafte në ujërat e pretenduara nga dy vende anëtare të BE-së, Qipro dhe Greqi.

Në hapësirë mbeten aleatë

Postuar në 06 Prill, 2021 12:43

Moska dhe Uashingoni kanë rënë dakord të zgjasin marrëveshjen e bashkëpunimit në hapësirë, gjë që lejon kozmonautët rusë dhe astronautët amerikanë të eksplorojnë së bashku hapësirën.

Të shtunën, kryeministri rus Mikhail Mishustin miratoi propozimet, duke zgjatur marrëveshjen deri në fund të vitit 2030. Sipas një zyrtari, marrëveshja parashikon "kërkimin dhe përdorimin e hapësirës së jashtme për qëllime paqësore" për pjesën më të mirë të dekadës së ardhshme.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS