Një ditë dedikuar filozofisë
E Enjtja e tretë e çdo muaj Nëntor është Dita Ndërkombëtare e Filozofisë. Bazuar në rëndësinë e kësaj disipline në formimin njerëzor, UNESCO e shpalli këtë ditë si të tillë që në vitin 2002. Aktivitete me rastin e kësaj dite si konferenca shkencore, leksione të hapura, promovime librash, zhvillohen në shumicën e universiteteve të botës, por këtë vit janë më të kufizuara për arsye të pandemisë. Por ku konsiston origjina e filozofisë dhe çfarë është ajo me pak fjalë?
Emergjencë në Serbi, sistemi shëndetësor në prag të kolapsit
Një ndër anëtarët kryesorë të Stafit të Krizës në Serbi, epidemiologu Predrag Kon, ka deklaruar se sistemi shëndetësor i Serbisë është në prag të kolapsit. Shifrat në vendin ballkanik janë rritur në mënyrë të shpejtë, ku vetëm në Beograd ka 2000 të infektuar në 24 orët e fundit, ndërkohë që në mbarë Serbinë numri ka arritur në 5000 të infektuar të rinj. I pyetur për mundësinë e ndalim qarkullimit, Kon ka bërë këtë konstatim:
Oxfam: Një në tre njerëz në botë nuk ka ujë të pastër
Në mes të pandemisë më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore, një në tre njerëz në botë është pa ujë të pastër dhe më shumë se gjysma nuk kanë qasje në kanalizime të sigurta. Tre miliardë nuk kanë mundësinë të lajnë duart në në shtëpi.
Ndër më të prekurit janë ata që jetojnë në zona të shkatërruara nga lufta. Në vende të tilla si Jemeni dhe Siria mbi 35 milion njerëz nuk kanë qasje në burimet e ujit të pastër, duke rezultuar edhe më të ekspozuar ndaj Covid-19
Mbrojtje nga riinfektimi/Imuniteti nga CoVid-19 krijohet që me infektimin e parë dhe zgjat në kohë
Një ekip kërkuesish nga universiteti i Freiburg të drejtuar nga dr. Maike Hofmann, dr. Christoph Neumann Haefelin dhe prof. dr. Robert Thimme ka provuar se SARS-CoV-2 krijon imunitet të qëndrueshëm në organizmin e njeriut që preket nga virusi. Ndonëse shqetësimi për zhdukjen e antitrupave është real, organizmi duket se krijon qeliza imunitare të quajtura qelizat imunitare T që ngjasojnë me ato që prodhohen pas prekjes nga gripi.
Ne kemi besim se shumica e njerezve që i kanë mbijetuar SARS-CoV-2 kanë një lloj mbrojtjeje kundër ri-infektimit
Replikë ndaj Macron, ministrja gjermane e Mbrojtjes: Pa SHBA-në, BE nuk mbrohet dot
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, e përforcoi të martën pohimin e saj se Evropa duhet të vazhdojë të mbështetet në garancitë e sigurisë amerikane, në një përgjigje ndaj kritikave të presidentit francez, Emmanuel Macron. Kramp-Karrenbauer është përfshirë në një përplasje të pazakontë publike me Macron pasi ky i fundit, në një intervistë me “Le Grand Continent” botuar të hënën, e kritikoi atë për një artikull në POLITICO, në të cilin ajo kishte argumentuar se "Evropa ende ka nevojë për Amerikën".
Video/Greqi, prifti ndihmon fëmijën të puthë trupin e peshkopit të vdekur nga CoVid-19!!!
Mediat greke kanë publikuar sot pamje nga një ceremony mortore në kishë ku paraqitet një prift që ngre një fëmijë për të puthur trupin e peshkopit të Langadas, të vdekur nga CoVid-19. Fëmija është me maskë dhe prifti e ndihmon të kryejë ritin e puthjes së kufomës, ndërkohë që është provuar tashmë se në kësi rastesh njerëzit janë shumë të ekspozuar ndaj infektimeve.
Foto/Çfarë edukimi mund të jetë ky?
Kjo është një foto e para disa ditëve e publikuar në faqen Facebook të Muzeut Historik Kombëtar, e cila shoqërohet me këtë shënim sqarues:
Pra disa fëmijë kopshti të veshur në uniformë ushtarake që pozojnë me gjestin tifozerik të shqiponjës.
Asgjë e keqe, - mund të thotë dikush.
Media apo parti?
Diskutimi i fundit në emisionin “Open” në Top-Channel për akuzat e ngritura ndaj Lulzim Bashës për implikimin e tij në hetimin dhe përpilimin e akuzave ndaj përfaqësuesve të UÇK-së ka nxjerrë thuajse zbulua njëanashmërinë e një televizioni kombëtar. E ashtuquajtura vijë editoriale është diçka normale, madje etike kur shpallet. Por vija editoriale përgjithësisht me kauza dhe çështje publike, jo emra.
Dokument për Bashën që e implikon me çështjen e UÇK-së. U zbulua para apo pas 17 majit 2017?
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se do të vërë në dispozicion një dokument që tregon CV-në e Lulzim Bashës, i cili thotë se ka qenë hetues në vitin 1999 në luftën e Kosovës.
Të nuhasësh Europën e dikurshme
Nga aroma e një puroje tek aroma e trëndafilave. Me nuhatjen mund të kthehesh në të shkuarën. Tani studiuesit janë angazhuar në një projekt që ka një objektiv të tillë. Shkencëtarët, historianët dhe ekspertët e inteligjencës artificiale në të gjithë Britaninë e Madhe dhe Evropë kanë njoftuar se po bashkohen për një projekt me vlerë 2.8 milion €, që mban emrin "Odeuropa" për të identifikuar dhe madje edhe rikrijuar aromat që do të jenë ndier midis shekujve XVI-XX.