Izraeli planifikoi vrasjen më 1982 të Arafatit duke hedhur në erë stadiumin e Bejrutit
Lajmet për organizim vrasjesh nuk kanë të ndalur kur vjen puna me një shtet si Izraeli. Një ndër gazetat kryesore në këtë vend, Yedioth Ahronoth raporton për një plan të shërbimeve izralite për të vrarë ish-liderin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës duke hedhur në erë stadiumin e Bejrutit.
Opinion: Trump do të japë dorëheqjen, Pence do ta falë
Më poshtë është ajo që unë e shoh si përfundimin më të mundshëm të presidencës Trump. Dhe besoj shumë se do të ndodhë.
Së pari, Presidenti Trump u mposht në garën për rizgjedhje. Fushata ka mbaruar. Rezultatet janë vendimtare. Donald Trump ka humbur. Shansi i tij për të shkuar me sukses në rizgjedhje përmes ndonjë strategjie apo taktike është matematikisht zero.
Së dyti, Trump do t’u japë faljen* familjarëve të tij të ngushtë dhe kujtdo që ai mendon se i ka mbetur besnik.
Nurembergu rikthen godinat e Nazizmit
Qyteti i Nurembergut në Gjermani ka vendosur të investojë për konservimin e godinave të kohës naziste përmes një fonid prej 85 milionë eurosh.
Është e rëndësishme për ne që të bëjmë gurët të flasin. Jo do të thotë të shpjegosh historinë pas tyre, të jesh transparent dhe përherë të këmbëngulësh ndaj “kurrë më” në këtë histori dhe në fund të udhëheqësh njerëzit duke u dhënë të gjithë informacionin
Kryeministri këshillon popullin: Privati atë punë ka, po ju shet ilaçe kot
Lexoni se çfarë ka thënë sot kryeministri Edi Rama në Vlorë për menaxhimin e situatës pandemike:
I çmendën njerëzit me teste, por ne kemi ndjekur një politikë të suksesshme. Komiteti Teknik nuk e ka kërkuar testin pozitiv. Një pjesë e madhe e njerëzve shkojnë bëjnë tamponë tek privati. Ne iu themi se nëse nuk je mirë, qëndro në shtëpi, bëj ato që thotë mjeku, s’ke nevojë të bësh tamponin.
Krizë alternativash edhe në SHBA
Dje ka dalë lajmi i gëzueshëm për mbarë njerëzimin – do shpresuar – se Joe Biden do të caktojë në detyrën e ambasadores së SHBA-së në OKB, Hillary Clinton. Fjalët e mira në këtë rast nuk kanë munguar meqenëse zonja Clinton vjen nga establishmenti i të arsyeshmëve të kësaj bote që me kishën e tyre mediatike dhe opinionale bëjnë të mirën dhe të keqen në këtë botë. Një ndër ata njerëz që e mundën Donald Trump jo për arsyet e duhura duke hedhur me hipokrizinë e tyre farën e një ndarjeje që nuk ka shanse të mbyllet lehtë.
Hapet loja për mbylljen e shkollave
Greqia ka vendosur të mbyllë për dy javë shkollat fillore, cerdhet dhe kopshtet me synim vënien në kontroll të përhapjes së virusit. Budallallëku duket se është tashmë kontinental përderisa nga njëra anë të gjitha raportet thonë se fëmijët nuk e përhapin virusin, nga ana tjetër këto institucione mbyllen të parat.
Teza "Bashkim - Vëllazërim"
Kooptimi si zv.ministër i Financave i Besart Kadisë duket se është një paradhënie për rekrutimin e tij. Në një intervistë në “Zonë e Lirë”, Kadia është pyetur nëse do të pranonte të anëtarësohej në Partinë Socialiste:
Pse disa sëmuren rëndë dhe disa Jo? Përgjigja zbulon kompleksitetin e CoVid-19
Duket se shkencëtarët po i afrohen përherë e më shumë përgjigjes se përse CoVid-19 si sëmundje e shkaktuar nga virusi SARS Cov-2, diskriminon pacientët që prek. Pra pse në disa njerëz ai manifestohet në simptoma të rënda deri në humbje jete dhe pse në disa të tjerë kalon pa shenja fare. Përgjigja sigurisht qëndron tek imuniteti, por interpretimi se sistemi imunitar godet veten në disa raste nuk shpjegon shumëçka.
Video/Ku është fëmija im?
Open Arms ka sjellë pamje video nga shpëtimi në Mesdhe i një gomoneje me refugjatë nga Afrika në datën 11 nëntor. Nga 100 udhëtarët 6 kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe fëmija 6 muajsh i gruas që shihet të qajë në video. Edhe dje mediat raportojnë se nga Libia u nis një tjetër mjet u mbyt në afërsi të Libisë me 74 persona në bord, duke ekspozuar kështu se në kufijtë e Europës vijon të konsumohet po ajo tragjedi që kemi dekada që e shohim dhe që në disa kohë kemi qenë edhe vetë protagonistë.
Kujt i flet z. Ruçi dhe PS?
Shoqëria shqiptare ka përpara probleme shumë të mëdha duke parë se cilie është regjistri elektoral që përdorin partitë kryesore politike. Gramoz Ruçi, një ndër figurat kryesore të Partisë Socialiste, ka ngritur në piedestal sot nga Fieri, kryetarin e partisë së tij, kryeministrin Edi Rama.