Amazon, nën akuzën e legjislacionit antitrust në BE
Kompania “Amazon” e Jeff Bezos do të vihet para akuzave që rrjedhin nga legjislacioni antitrust në Europë. Akuzat janë ngritur nga Komisioni Europian, sipas të cilit “Amazon” ka përdorur në mënyrë të njëanshme të dhënat e palëve të treta në funksion të favorizimit të shitjes së disa produkteve. Hetimi ka rreth një vit që ka nisur dhe ndër të tjera është vlerësuar mënyra sesi përdoren të dhënat e palëve të treta edhe në funksion të ekspozimit të mallrave në të ashtuquajturat Kuti të Blerjes – Buy Box.
Njoftohet marrëveshje tripalëshe për mbylljen e konfliktit në Nagorno-Karabakh
Mediat raportojnë se pas një muaji konflikti ushtarak, Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për ndalimin e luftimeve. Vendimi është njoftuar së pari nga kryeministri armen, Nikol Pashinyan dhe është konfirmuar më vonë nga presidenti azer, Ilham Alyiev.
Deklarata tripalëshe do të jetë një pikë kyçe në rregullimin e konfliktit
Trump shkarkon nga detyra Sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shkarkuar sot Mark Esper nga detyra e sekretarit të Mbrojtjes. Përmes një njoftimi në tuiter, Trump njofton se “Esperit i është dhënë fund” dhe se në vend të tij si sekretar në Detyrë do të caktohet menjëherë, Christopher Miller, drejtor i Qendrës Kombëtare për Kundërterrorizmin, për të cilin Trump nënvizon se “ka kaluar unanimisht në Senat”.
Kundër-narrativa e pandemisë: Kronika e një krize të planifikuar*
Lamtumira e fundit për Koço Devolen
E kishte ndjerë se fuqitë fizike po braktisnin, e donte që ditët e fundit t'i kalonte pranë fëmijve, Dorinës e Gencit. I ndarë nga jeta këtë të dielë në moshën 75-vjeçare, aktori ikonë i humorit Koço Devole, iku nga kjo botë i rrethuar nga dashuria. Gjatë homazheve që i bëhen pranë Medresezë dhimbja qëndron pezull, për artistin, babain, njeriun që diti të lërë gjurmë kudo shkeli.
Pandemia, 177 raste/100 mijë banorë. Miratohen masa të reja kufizuese
Komitet i Ekspertëve për pandeminë ka njoftuar sot marrjen e masave të reja kufizuese që sipas këtij komiteti është bërë në bazë të “një analize të hollësishme”.
Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani si dhe eksperincën e vendeve përreth.
Kemi evidentuar se në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë së infeksionit. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet ku nuk ka ende një kurrë, mënyra më e mirë është parandalimi.
Krasniqi në Hagë: Kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz si më trajtuat mua nga burgu deri në këtë ndërtesë
Ish-zëdhënsi i UÇK-së Jakup Kransiqi është shfaqur i emocionuar në seancën gjyqësore në Dhomat e Specializuara nga Hagë ku ai ndodhet për shkak të aktakuzës për krime lufte. Në fjalën e tij, Krasniqi ka akuzuar për keqtrajtim autoritetet e Gjykatës duke cilësuar se në jetën e tij nuk ka trajtuar asnjë njeri siç e trajtuan atë.
Nuk kam trajtuar askënd kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë.
Roli i injoruar i OSBE-së. Nga Putin tek Erdogan, krizat që po zgjidhen jashtë modelit perëndimor
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë një sugjerim të ri për zgjidhjen e konfliktit në Nagorno-Karabakh. Në një telefonatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, Erdogan ka kërkuar që Putin të organizojë një grup të përbashkët pune jashtë Grupit të Minskut që është degë e OSBE-së. Mediat turke raportojnë se Turqia ka dhënë garanci për ndaljen e luftimeve pasi Azerbajxhani të marrë zonën e Shushas, ndërkohë që Armenia do të duhet të largohet nga shtatë distrikte.
Ka edhe Shqipëria ngjarje pa zbardhur...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me teatrin hetimor dhe gjykues ndaj Lulzim Bashës për akuzat që janë ngritur ndaj UÇK-së dhe liderëve të saj. Për kryeministrin argëtimi me insinuata nga më të ndryshmet duket të jetë një mënyrë edhe për të fituar kapital politik.
Lulëzim sa më shumë i shmangesh përgjigjes për kontributin tënd në raportin e Dick Marty, aq më shumë e pranon faktin e tmerrshëm se je pjesë e asaj loje të ulët për njollosjen e UÇK, ndërkohë që unë nuk dua ta besoj këtë dhe të bëj thirrje të dalësh e ta sqarosh popullin shqiptar!
Facebook adopton parimin e punës së Endri Fugës
Nëse në vitin 2016 u njohëm me fermentin propagandistik “Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale amerikane”, kësaj radhe manifestimi i ndërhyrjes është gati brutal dhe tejkalon edhe paturpësinë e çdo fletushke të së majtës markisiste. Në momentin që në SHBA pritet të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit, Facebook, kompania kryesore në rrjetet sociale ka nisur të asistojë rivalin demokrat të Donald Trump, duke tentuar të izolojë kauzën ligjore të këtij të fundit.