SHBA: Nord Stream 2, ide e keqe për ne dhe për Europën
SHBA vijon të kundërshtojë gazsjellësin Nord Stream 2. Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, në vizitën e tij të parë në NATO, tha se presidenti Biden e ka bërë të qartë qëndrimin e tij në lidhje me projektin.
“Presidenti Biden ka qenë i qartë. Nord Stream 2 është një ide e keqe për Europën dhe SHBA-të”, tha ai.
Pse Amerika nuk mund t'i fitojë më luftërat
“Është e kotë të kërkojmë vaksinën e përkryer”
Zbuluesi i virusit HIV, Robert C. Gallo, thekson domosdoshmërinë e vaksinimit masiv, në një intervistë për "Avvenire". Gallo është bashkëthemelues dhe drejtor i Institutit të Virologjisë Njerëzore (IHV) në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Maryland dhe bashkëthemelues dhe këshilltar shkencor ndërkombëtar i Rrjetit Global të Virusit (Gvn).
Ndërtimet në bazën e Shëngjinit, Lame: Plaçkitje!
Denoncimin e ish-kreut të forcës detare Artur Meçollari për ndërtimet e paligjshme që po kryhen në bazën ushtarake tëe Shëngjinit, kreu i Kadastrës, Artan Lame, e konsideroi një shqetësim të bazuar në prova për të cilat janë në dijeni edhe autoritetet shetërore. I pyetur nga MCN për këtë çështje, Lame foli për një skemë grabitjeje të pronës shtetërore të nisur vite më parë.
Zgjerimi, Rumania dhe Kroacia insistojnë për Ballkanin Perëndimor
Ministrat e Jashtëm të Rumanisë dhe Kroacisë i kërkojnë BE-së mbështetje më gjithëpërfshirëse sa i takon procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.
Gordan Grlić Radman dhe Bogdan Aurescu kërkuan që kjo çështje të diskutohet në seancën e ardhshme të ministrave të Jashtëm të BE-së.
Anthony Hopkins, një jetë në kujtime
Michael Schulman
Roli që do ta bënte të famshëm ishte ai i Peter O’Toole, një djalë i etur për pushtet, në vitin 1968, në filmin "The Lion in Winter". Gjysmë shekulli dhe shumë role më vonë - mes tyre ai i Richard Nixon, Alfred Hitchcock, Papa Benedict XVI, Mbreti Lear (dy herë), John Quincy Adams, Pablo Picasso dhe, natyrisht, ai që e njohim të gjithë, Hannibal Lecter –Anthony Hopkins është tetëdhjetë e tre vjeç, metaforikisht një luan në stinën e dimrit. Por ai nuk po ulërin.
Akuza për korrupsion me maskat edhe ndaj qeverisë së Angela Merkel
Agjencia gjermane e lajmeve Deutsche Welle raporton për një hije skandali që mund të përfshijë ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn. Media të ndryshme kanë raportuar një marrëveshje për maskat mes ministrisë që ai drejton dhe kompanisë ku punon bashkëshorti i tij.
Raportet e fundit vijnë ndërkohë që konservatorët e Angela Merkel përballen me krititika për korrupsion gjatë pandemisë
Komisioneri i BE-së, francezi Breton: Arrijmë imunitetin e tufës si kontinent para 14 korrikut. Nuk na duhet Sputnik V
Bashkimi Europian nuk ka nevojë për vaksinën ruse, anti-CoVid-19, Sputnik V. Këtë ka dekalruar Komisioneri për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, që drejton task forcën europiane për vaksinën.
Ne nuk kemi fare nevojë ëpr Sputnik V. Sot ne kemi kapacitetin për të dorëzuar 300 – 350 milionë doza deri në fund të qershorit, ndaj edhe para 14 korrikut ne kemi mundësinë që të arrijmë imunitetin të gjerë në kontinent
Glauk Konjufca zgjidhet kreu i parlamentit të Kosovës
69 vota pro, dhe 33 kundër dhe asnjë abstendim, Glauk Konjufca zgjidhet kreu i Kuvendit të Kosovës.
Gjithashtu në seancën konstituive të 22 marsit janë betuar edhe 114 deputetët e legjislaturës të tetë. Me këtë rast, drejtuesi i seancës, Avni Dehari ka lexuar deklaratën për betimin e deputetëve.
Britania e Madhe aktivizon SAS kundër veprimtarive ruse
Për SHBA-të është Kina, për Britaninë e Madhe, Rusia. Armiqtë tanimë po formalizohen në një botë që po i rikthehet militarizmit, i subvencionuar kryesisht nga Perëndimi. Në një prononcim për gazetën “The Telegraph”, shefi i Shtabit të ushtrisë britanike, sir. Mark Carleton-Smith, ka deklaruar se forcat e shërbimit special britanik, SAS, do të angazhohen për të kundërvepruar ndaj aktiviteteve ruse në botë.
