Dëmtimet në tru, të zakonshme te pacientët e prekur nga CoVid-19
COVID-19 prish funksionin normal të trurit të pacientët e infektuar. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, pasi rishikuan 84 studime që përfshijnë më shumë se 600 pacientë të diagnostikuar me COVID-19. Mosha mesatare ishte 61 vjeç: dy të tretat e pacientëve ishin burra, ndërsa një e treta ishin gra. Autorët e studimit ekzaminuan rezultatet e elektroencefalogramëve të pacientëve - të njohur si EEG, dhe zbuluan se anomalitë e trurit në pacientët me COVID-19 ishin "të zakonshme".
Tregu i zi i pandemisë dhe më i Miri i Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë ka vetëzbuluar sot veten si më i miri në politikën shqiptare. Madje në mbarë shoqërinë shqiptare deri në vitin 2029:
Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do ketë dhe sipas meje. Në 2021 jo e jo, deri në 2029 s’do ketë. Deri në 2029 do jenë bërë gati ata që po mësojnë me librat e Oksfordit, Kembrixhit dhe Prisonit, dhe ata pastaj s’do presin platformat tona për të aplikuar, por do vijnë dhe kë do gjejnë aty, s’e mua s’do më gjejnë, do e marrin përpara!
Ndërron jetë Sean Connery
Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare aktori i njohur me origjinë skoceze, Sean Connery. Sipas raportimeve në media, Connery ka qenë në Bahamas dhe ka vdekur në gjumë.
Connery është një ndër emrat më të njohur të kinemasë botërore dhe karriera e tij shtrihet në 50 vjet, duke hyrë në kujtesën e të gjithëve me rolin e tij të James Bond. Connery fitoi Oscar me rolin e tij në filmin “Të Paprekshmit” në vitin 1988, por u dallua edhe në filma si “Tetori i Kuq”, “Malësori”, “Indiana Jones”, “Kryqëzata e fundit” dhe “Shkëmbi”.
Po nëse Gjykata Kushtetuese do rrëzonte vettingun? Përgjigja mund të vijë nga rasti ukrainas
Presidenti ukrainas Vladimir Zelenskiy ka depozituar së fundmi një projektligj për shkrirjen e Gjykatës Kushtetuese për shkak se kjo e fundit rrëzoi një draft të tijin kundër korrupsionit. Gjykata çmoi se ligji në fjalë shkel Kushtetutën dhe në këtë kuadër presidenti ka kundërvepruar me kërkesën për shkrirje. Kreu i Gjykatës, Alexander Tupitsky ka deklaruar se një akti i tillë ka shenjat e një grushti shteti.
Tërmet 7 ballë në Turqi (VIDEO)
Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë pak minuta më parë. Sipas mediave turke, lëkundjet janë ndier në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa. Siç raporton CNN turk, epiqendra e tërmetit ka qenë deti Egje. Ndërsa sipas USGS, Instituti Amerikan i Gjeofizikës, magnituda e tërmetit është 7 ballë. Lëkundjet janë ndier edhe në Greqi. Mediat greke raportojnë se lëkundjet janë ndier edhe në Athinë, 300 km nga epiqendra.
Meta: Referendume si zviceranët
Presidenti Meta mbështet idenë e referendumeve, sa herë nevojitet ndryshimi i Kushtetutës. Në tryezën me temë "Nisma Kombëtare për Referendumin", Meta tha se 22 vjet pas referendumit të fundit që është mbajtur në Shqipëri, nuk mund t’u besohet më politikanëve kur është fjala për ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit.
FOTO-LAJM/ Në radhë për t’u testuar për Covid-19
Një radhë e gjatë u krijua në shëtitoren e Selanikut të enjten.
Qindra njerëz u vunë në rresht në pritje për t’u testuar për Covid-19, në një kohë kur pritet vendimi për mbylljen e qytetit në veri të Greqisë.
Në Itali hidhet një ide e re për karantinën pa efekte në ekonomi
Italia po përballet me një valë të dytë agresive të koronavirusit. Ndërsa qeveria ka vendosur disa masa që janë cilësuar si “karantinë e butë”, autoritetet janë në dilemë për strategjinë që duhet ndjekur për të mos çuar në kolaps sistemin shëndetësor duke mbajtur njëkohësisht hapur bizneset dhe aktivitetet e tjera. Një ide e re është hedhur nga Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare, i cili propozon karantinë të plotë për të moshuarit. Sipas ISSP, izolimi i mbi 80-vjeçarëve do të zvogëlonte vdekshmërinë direkte të virusit me 50%.
Toka laike e katedraleve
Aldo Cazzullo