Në Francë rritet frika e terrorizmit
Në Francë është rikthyer frika e sulmeve terroriste. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, thotë se kërcënimi terrorist në Francë është "shumë i lartë" dhe për këtë do të shtohet prania e trupave policore në vendet fetare. Në një intervistë në France-Inter Radio, Darmanin tha se operacionet e sigurisë do të rriten në vendet ku grumbullohen besimtarë, ndërsa shtoi se duhet trajtuar "islamizmin e shfrenuar që po armatos njerëzit në mënyrë ideologjike".
Mbyllet edhe Gjermania
Gjermania është vendi i radhës që shtrëngon masat kundër koronavirusit. Plani i ri parashikon mbajtjen e shkollave të hapura, por do të mbyllen baret, palestrat, kazinotë etj.
Sipas Reuters, që i referohet Bild, Merkel ka thirrur krerët e provincave gjermane për të diskutuar mbylljen nga data 4 nëntor.
Dyqanet mbeten të hapura, nëse mbajnë higjienën dhe të kufizojnë numrin e njerëzve të pranishëm njëkohësisht në ambiente të mbyllura.
Sa për restorantet, klientët do të munden vetëm ta blejnë ushqimin e gatshëm atje dhe ta konsumojnë më pas në shtëpi.
Balli Kombëtar gjen drejtimin: Me Edin për të mirën e Shqipërisë
Edi Rama duket se ka joshur – ndoshta me qeverisjen e tij – edhe një drejtues të nje partie politike tradicionalisht të djathte si kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi. I cili citohet të jetë shprehur se është gati për aleancë me të majtën nëse:
Edi Rama na ndjek
Ku? Kush e di!
Është koha e 70-vjeçarëve
Kur presidenti i ardhshëm i SHBA të betohet në 20 janar 2021, ai do të jetë personi më i vjetër që ka bërë betimin në atë zyrë. Donald Trump, nëse rizgjidhet, do të jetë 74 vjeç; nëse zgjidhet Joe Biden, ai do të jetë 78 vjeç. (Rekordi i mëparshëm është vendosur në 1985, kur Ronald Reagan e mori mandatin e tij të dytë tre javë para se të mbushte 74 vjeç).
Zgjohet gjiganti i fjetur/ Depozitat e metanit në Arktik kanë nisur të rrjedhin
Depozitat e metanit në Oqeanin Arktik kanë nisur të rrjedhin. Shkencëtarët kanë gjetur prova se depozitat e metanit të ngrirë - që njohet si "gjiganti i fjetur i ciklit të karbonit " - kanë filluar të emetohen në një zonë të madhe të shpatit kontinental në brigjet e Siberisë Lindore.
Erdogan hedh në gjyq për fyerje liderin holandez të ekstremit të djathtë
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka vendosur të hedhë në gjyq politikanin holandez të ekstremit të djathtë, Geert Wilders, për postimin e një karikature të tij në Tuiter.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, avokati i Erdoğanit i është drejtuar prokurorit të Ankarasë me padinë për "fyerjen e presidentit", gjë që ligji turk e ndalon.
Rama: Nuk kemi kohë për opinionet e Komisionit të Venecias
Maxhoranca nuk ka ndërmend të presë përgjigjen e Komisionit të Venecias lidhur me Kodin e Ri Zgjedhor. Një ditë pasi presidenti iu drejtua me disa pyetje Venecias lidhur me kushtetueshmërinë e ndryshimeve të reja ligjore të miratuara nga Parlamenti pak javë më parë, kryeministri Rama thotë se nuk ka kohë për të pritur përgjigjen, pasi do të nisë zbatimi i ligjit. Rama nuk i kurseu akuzat në adresë të kreut të shtetit.
Sa efektiv mund të jetë bojkoti i produkteve franceze
Bojkoti i produkteve turke, pavarësisht se nuk është shpallur në mënyrë zyrtare nga disa vende arabe, fitoi peshë pasi u mbështet publikisht edhe nga presidenti turk, Erdogan.
Ai i inkurajoi turqit që "të injorojnë mallrat franceze, duke mos i blerë" gjatë një fjalimi në televizion.
Kjo ishte kthesa e radhës në spiralen e përplasjes së tij verbale me homologun francez, Macron, pas vërejtjeve të këtij të fundit mbi islamin.
Italianët, në shesh kundër masave anti-Covid
Qindra qytetarë italianë kanë protestuar në qytetet kryesore kundër masave të reja të qeverisë për Covid-19. Ajo që nisi si demonstrim është kthyer në një protestë në disa raste të dhunshme, që ka përfunduar me thyerjen e xhamave të dritareve dhe hedhjen e tymueseve dhe fishekzjarreve. Protesta të tilla ka pasur në Torino, Milano dhe qytete të tjera.
Në sheshin kryesor të Torinos, rreth 300 taksi u rreshtuan në mënyrë paqësore për të tërhequr vëmendjen për humbjet ekonomike që u shkakton rënia e turizmit dhe zhvendosja e punës nga zyrat në shtëpi.
A janë përhapës të gjithë të infektuarit dhe disa gjetje interesante në Bergamo
Të jesh pozitiv për Sars-Cov-2 nuk do të thotë domosdoshmërisht se mund t’i infektosh të tjerët. Kjo hipotezë ka qarkulluar prej muajsh në komunitetin shkencore dhe më në fund ka një konfirmim. Instituti Mario Negri në Bergamo, një nga zonat më të goditura nga vala e parë e Covid-it në Itali, ka analizuar potencialin infektues të disa të prekurve nga koronavirusi.
Nga 423 vullnetarë që iu nënshtruan testit sierologjik, 23 kanë rezultuar pozitivë edhe pas tamponit. Këta të fundit I janë nënshtruar një krahasimi qelizor.