Z. Surroi kishte detyrim ndaj vetes ta dinte se "ky stan këtë bulmet ka"
Ky 28 nëntor – datë kjo që vazhdon festohet duke parë filmin “Nëntori i dytë” dhe duke dalë xhiro në bulevard, trokiti me një incident që na kujton se çfarë karikature kemi krijuar e trashëguar që nga 1912. Se kush qeveris në këtë vend dhe sesa pa vlerë janë aktet e gjeneruara ndër vite. Në Këshillin e Qarkut Kukës u vendos që Veton Surroit t’i hiqej titulli “Nderi i Qarkut” që i është dhënë më herët me motivacionin për kontribut në luftën e Kosovës.
Qeveria kërkon adresën e emigrantëve. Kush nuk e deklaron, nuk merr shërbime
Qeveria shqiptare, kjo e tanishmja, ka vendosur të marrë seriozisht veten dhe shtetin ku ka hipur duke pretenduar të marrë adresën e qëndrimit të shtetasve që banojnë jashtë territorit të Republikës. Përmes një vendimi të datës 4 nëntor, përherë me propozim të ministrit të Brendshëm, qeveria ka vendosur të detyrojë deklarimin e adresës së shtetasit shqiptar jashtë Shqipërisë, duke njoftuar se mosdeklarimi i adresës do të sjellë ndërprerjen e shërbimeve ndaj tyre që nuk janë asgjë më shumë se ato të Gjendjes Civile dhe ushtrimi eventual i të drejtës së votës.
Prodhimi i pasaportave dhe kartave të identitetit jepet me koncesion me firmën e Erion Braçes
Qeveria ka vendosur në mbledhjen e datës 4 nëntor 2020 të japë me koncesion shërbimin e prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike të identifikimit. Propozimi është bërë nga ministri i Brendshëm dhe përmes vendimit, firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, Ministria e Brendshem përcaktohet si autoriteti kontraktues.
Aktualisht shërbimin e prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike e ka kompania franceze Sagem dhe nuk dihet nëse ky vendim bëhet për të shtyrë më tej afatin e shërbimit, apo për të ndryshyuar formulën e menaxhimit.
Të vetmit normalë janë të sëmurët
Pandemia e tanishme me gjithë virusin që po i bie globit anembanë thuhet se prishi rendin e gjërave. Se cenoi normalitetin tonë se përmbysi të shkuarën.
Në të vërtetë duket se pandemia vuri në dukje se normaliteti ishte vetëm një iluzion i stabilizuar nën disa hierarki edhe ato iluzive.
Nuk mund të ketë falje të vërtetë pa njohje përgjegjësish
Të mos harrojmë, por të falim!
Zbulohet sistem i filtrimit të ujit përdorur 2000 vjet më parë nga majat
Vritet drejtori i programit bërthamor, Irani akuzon Izraelin
Pas disa orësh pasigurie, qeveria iraniane konfirmoi se një shkencëtar shumë i rëndësishëm i lidhur me programin bërthamor iranian u vra në veri të vendit. Mohsen Fakhrizadeh ishte drejtori i përgjithshëm i programit "Amad" (Shpresë), një program që sipas shërbimeve të inteligjencës izraelite dhe amerikane është i lidhur me studimet që Irani vijon të zhvillojë në fshehtësi për të zhvilluar bombën atomike. Programi është një lloj studimi i fizibilitetit për të kuptuar se cilat procedura duhet të ndiqen për ndërtimin e ndonjë bombe bërthamore për Republikën Islamike.
Video/Ku janë infermierët?
Qeveria po kërkon infermierë për nevojat e përballimit të pandemisë. Kjo situatë është e përgjithshme, por në rastin e Shqipërisë qasja ndaj burimeve njerëzore në këtë sektor flet për papërgjegjshmëri dhe pse jo tallje. Kryeministri në vetë të parë e cilësonte ikjen si mundësi për hyrjen në tregun europian të punës, një vit më vonë për disponinilitet të 4000 infermierëve, ndërkohë që sot është hapur aplikimi për 1000 infermierë. Është një situatë që mund të shmangej, qoftë edhe duke marrë seriozisht shqetësimin e ngritur prej kohësh se: mjekët dhe infermierët po ikin.
Shkencëtarët kinezë: Sars-Cov-2 nisi në Indi dhe më herët u përhap në 8 vende
Shkencëtarët kinezë deklarojnë se varianti Sars-Cov-2 që preku në fund të vitit 2019 rajonin e Wuhanit në Kinë, është gjurmuar se ka qenë më herët në tetë vende të ndryshme në katër kontinente. Lajmi i përcjellë prej tyre vjen ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar nisjen e një hetimi ndërkombëtar mbi burimin e koronavirusit që shkakton sëmundjen e CoVid-19. Sipas kërkuesve kinezë të publikuar në revistën Molecular Phylogenetics and Evolution, kalimi i parë i virusit nga kafshët te njeriu mendohet të ketë ndodhur në nënkontinentin indian.
Video/Ç'kuptim ka kjo arrogancë?
Një polic i Policisë Bashkiake shihet sesi shkel një çantë me perime dhe jeshilllëqe të një shitësi ambulant. Dakord. Policia Bashkiake ka detyrimin të mos lejojë shitësit rrugëve në qytetin modern dhe model të Tiranës. Dhe në një vështrim strikt ligjor mund të ketë të drejtë. Po cili është kuptimi I kësaj arrogance? I kësaj harbutërie prej xhahili?