Posti në OSBE, Rama eliminon Bushatin. Mustafa Nano: Këtu mbyllet karriera e ish-ministrit të Jashtëm
Ish-minisri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk ka arritur të marrë postin e përfaqësuesit të lirisë së medias në OSBE. Edhe pse e propozoi vetë, kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryesuesit të OSBE, nuk e ka dërguar emrin e ish-ministrit të tij tek lista finale e kandidatëve për 4 pozicione kyçe në organizatë.
Emri i kryediplomatit u propozua në shtator nga Edi Rama për të qenë pasues i Harlem Desir, por mesa duket në fund, kryeministri i ka besuar më shumë portugezes Teresa Ribieros, e cila tashmë pritet të mbajë postin e Përfaqësuesit të Lirisë së Shtypit në OSBE.
CoVid-19 në SHBA, javë përpara se të konfirmohej në Kinë
Kërkues të njohur amerikanë, përfshirë disa që punojnë në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë evidentuar se Sars-Cov-2 ishte I pranishëm në SHBA që në dhjetor të vitit 2019, javë përpara sesa Kina të konfirmonte rastet e para në Vuhan.
Kur do pushojë një herë trapano në këtë vend?
Në Shqipëri ndërtohet. Vazhdimisht. Pa ndalim. Ka përherë një betoniere që punon diku, një trotuar që shqepet, një kanal që rri hapur.
Të krijohet përshtypja se shqiptarët janë duke gjetur dimensionin e tyre strehimor për të pushuar së qeni një popull me status psikologjik prej nomadi. Ik nga fshati, ik në kryeqytet, ik jashtë, përherë në lëvizje duke kërkuar një shtëpi të re. Është një gjendje paradoksale kur mendon se jemi edhe autoktonë. Ku kemi qenë me rrënjët tona? Pemëve, lëndinave dhe kodrinave? Nëpër kasolle dhe stane, apo në shtëpi?
Raporti i KE: Të parandalohet korrupsioni i ministrave dhe këshilltarëve të tyre
Në një raport të publikuar sot, Grupi i Shteteve të Këshillit të Evropës kundër Korrupsionit (GRECO) konstaton se në Shqipëri, kuadri ligjor për parandalimin e korrupsionit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe këshilltarëve të tyre politikë, dhe policia, është gjithëpërfshirës, por ende tepër kompleks. Ai i bën thirrje Shqipërisë të përqendrohet në zbatimin e tij efektiv, veçanërisht duke përmirësuar kapacitetin e organeve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe
Ndërron jetë ish-presidenti i Francës, Valéry Giscard d'Estaing
Presidenca franceze ka njoftuar në këto orë se ka ndërruar jetë ish-presidenti, Valéry Giscard d'Estaing.
Politikani i njohur ishte 94 vjeç dhe ishte shtruar per shqetësime kardiake që në mesin e muajit nëntor. Më herët ai ka qenë i shtruar në Paris për probleme ne mushkëri.
Agjencia franceze AFP konfirmoi se d’Estaing ka qenë prekur nga CoVod-19. Ai drejtoi shtetin francez në vitet 1974-1981, më i riu në këtë detyrë, vetëm 48 vjeç.
Cilat reforma e bënë jopopullor z. Kryeministër?
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një intervistë të dhënë për revistën “Forbes”. Është një ndër ato prezantime mediatike që i shërbejnë të intervistuarit, më shumë sesa hedhin dritë mbi problematika të ndryshme. Kush lexon intervistën krijon përshtypjen se kemi të bëjmë me një auto-profilizim në formën e një interviste që i shërben dhe kërkon audiencë “të ngritur”.
Video/Pa maska
Aparat kritik: Në SHBA mediat e niveli botëror numëruan të gjitha historitë personale të Trump.
Video/Pa maska
Aparat kritik: Në SHBA mediat e niveli botëror numëruan të gjitha historitë personale të Trump.
Shembet teleskopi që gjurmoi për dekada me radhë jetën jashtëtokësore
Radio teleskopi gjigant në Observatorin Arecibo në Porto Riko është shembur, duke u dhënë fund disa dekadave zbulime jashtëtokësore. Teleskopi ishte dëmtuar më parë dhe pritej të mbyllej.
Platforma 820 tonëshe e teleskopit u çlirua nga kabllot e saj të çelikut dhe u përplas në bazamentin me sipërfaqe 305m2 nën të, të hënën në mbrëmje, bëri të ditur Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF).
Masat anti-Covid mbeten në fuqi pa afat
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur shtyrjen pa afat të masave anti-Covid. Në një deklaratë për mediat në mesditë, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se se në ditët në vazhdim do të jenë në fuqi të njëjtat masa ku përfshihet kufizimi i orarit, ndalimet e grumbullimeve dhe vazhdimi i shkollave online e fizikisht.