Origjina e bluxhinseve
Në 109-vjetorin e vdekjes së Levi Strauss, produkti i tij kryesor - bluxhinset - janë kthyer në një industri prej 91 miliardë dollarësh në vit, një ikonë e kulturës amerikane, dhe me shumë gjasa artikulli më popullor në kategorinë e veshjeve. Levi Strauss, më shumë se çdo emër tjetër, evokon pëlhurën e ashpër të xhinsit dhe qepjet e dukshme të pantallonave të preferuara në Amerikë. Por lindja e bluxhinseve erdhi në rrethana të habitshme - dhe paraardhëset e xhinseve të sotme vështirë se ngjajnë me to.
Imunitet permanent nga CoVid-19
99.5% e rasteve me CoVid-19 në botë janë si pasojë e infektimin me variantin “italian” të Sars-Cov-2, mutacionin G, çka sugjeron se virusi i Vuhanit nuk është më prezent dhe në qarkullim. Këtë thotë virologu gjemran, Alexander Kekule sipas duke rindërtuar skemën e përhapjes së pandemisë dhe duke shpjeguar deri diku se përse disa vende në Azi, përfshirë Kinën, nuk po vuajnë më të njëjtën goditje si hemisfera perëndimore. Varianti italian është 10 herë më ngjitës se ai i Vuhanit, duke sqaruar ritmet e mëdha të infektimit.
Koha për ta rimenduar Rrugën e Qumshtit
Polonia dhe Hungaria rrezikojnë përjashtimin nga fondi i BE për rimëkëmbjen
Polonia dhe Hungaria mbeten jashtë planit të rimëkëmbjes ekonomike të Bashkimit Europian, nëse do të vazhdojnë t'u rezistojnë përpjekjeve për ta lidhur disbursimin e 1.8 trilionë eurove fonde me dispozitat e sundimit të ligjit. Paralajmërimi vjen nga ministri francez i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, i cili tha se një masë e tillë është ligjërisht e ndërlikuar, por jo e pamundur.
Mania për të kultivuar armiq tradicionalë
Publicisti Shaban Murati përcjell në faqen e vet në Facebook një vëzhgim shqetësues sipas tij për blerjet ushtarake nga Serbia. Në këtë kontekst Murati vë në diskutim neutralitetin e shpallur ushtatak të Serbisë që sipas tij po tall Shqipërinë dhe Kosovën.
Kavalieri i shekullit të 21-të/Bezos: Blue Origin do të çojë femrën e parë në Hënë
Jef Bezos, CEO i “Amazon” ka deklaruar se kompania e tij hapësinore, “Blue Origin” do të çojë gruan e parë në sipërfaqen e Hënës. Deklaratë është bërë pak para se agjencia amerikane e hapësirës, NASA të zgjedhë zbarkuesit e parë hënorë të ndërtuar në rrugë private që do të çojnë astronaut në Hënë deri në vitin 2024.
Trump e shpall kërcënim kryesor për SHBA, Kina bën një gjest diplomatik drejt Biden
Kina ka kryer së fundmi një gjest diplomatik përmes të cilit duket se kërkon normalizim të marrëdhënieve me SHBA. Ambasadori i Kinës në SHBA, Cui Tiankai ka deklaruar gjatë konferencës vjetore të Institutit për Studimet Kino-Amerikane se të dyja vendet duhet të ecin përpara me vullnet të mirë.
Aliazhi i tubacioneve dhe dezinfektuesi krijojnë një kimikat kancerogjen në ujë
Tubat e ndryshkur të hekurit mund të hyjnë në veprim me dezinfektuesit e mbetur në sistemet e shpërndarjes së ujit të pijshëm, duke prodhuar krom gjashtëvalent, një substancë kancerogjene që mund të qarkullojë në ujin e pijshëm. Përfundimi ka dalë nga një studim i kryer nga inxhinierët në UC Riverside. Kromi si metal gjendet natyrshëm në tokë dhe ujërat nëntokësore.
Singapor, dritë jeshile përdorimit të mishit të kultivuar në laborator
Vitet e fundit, bota është përballur me një risi: mishin e prodhuar artificialisht. Ndërsa shqetësimet mbi pasojat mjedisore dhe etike të prodhimit të mishit vazhdojnë të rriten, shkencëtarët e ushqimit janë përpjekur të zhvillojnë mundësi më të qëndrueshme për të plotësuar nevojat për mish.
Trump urdhëron tërheqjen e trupave amerikane nga Somalia
Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar tërheqjen e trupave nga Somalia. Media të ndryshme raportojnë se vendimi vjen në kuadër të akteve të ngjashme nga rajone të tjera të botës si Irak dhe Afganistan.
Aktualisht ShBA ka dislokuar 700 trupa në Somali që kanë si mision goditjen e grupimeve si al-Qaeda që qëndron pas rebelimit të al Shabaab.
SHBA do të ruajë kapacitetin për të drejtuar operacione kundërterrorizmi dhe te mbledhë informacione paraprake qe kanë te bëjnë me kërcënime në territorin amerikan
është shprehur përmes një deklarate pa autor Pentagoni.