Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bën thirrje për shpalljen e Gjendjes së Emergjencës Klimaterike
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kërkuar sot nga qeveritë që të shpallin gjendjen e emergjencës klimaterike. Duke folur gjatë një samit virtual, pesë vjet nga marrëveshje e Parisit për klimën, Guterres ka tërhequr vëmendjen se nëse njerëzimi nuk ndryshon kurs, atëherë në fund të shekullit ai do të përballet me një katastrofë globale të rritjes me 3 gradë Celcius të temperaturave.
Korbat, po aq inteligjentë sa shimpanzetë
Një studim gjerman i ka dhënë kuptim të ri termit "tru shpendësh" duke demonstruar se korbat janë po aq të zgjuar sa disa nga paraardhësit tanë më të afërt.
Shkencëtarët në Universitetin Osnabrueck të Gjermanisë dhe Institutin Max Planck për Ornitologji krahasuan aftësitë njohëse fizike dhe sociale të korbave me ato të shimpanzeve dhe orangutanëve.
Irani ekzekuton me varje gazetarin që frymëzoi protestat e 2017-s
Në Iran, mëngjesin e sotëm është ekzekutuar me varje Ruhollah Zam, gazetar kritik i regjimit të ajatollahut. Disidenti i internuar në Francë, i cili kishte frymëzuar demonstratat tre vjet më parë në Iran u dënua me vdekje më 30 qershor nga një gjykatë në Teheran, me akuzat e "korrupsionit në Tokë", një shkelje e rëndë e ligjit e krijuar nga ayatollah Khomeini për rastet e spiunazhit ose përpjekjes për përmbysje të shtetit.
Meksikë/ 119 kafka aztekësh gjenden nën themelet e kryeqytetit
Arkeologët kanë zbuluar 119 kafka njerëzore nën qendrën e kryeqytetit të Meksikës. Kafkat u zbuluan në atë që ka qenë dikur kullë e aztekëve.
Kulla u zbulua në vitin 2015 gjatë restaurimit të një ndërtese në kryeqytetin meksikan.
SHBA miraton Pfizer-Biontech, vaksinimi nis menjëherë
SHBA autorizon përdorimin e vaksinës Pfizer-Biontech. Drita jeshile që iu hap vaksinës nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i hap rrugën shpërndarjes së menjëhershme 2.9 milionë dozave të vaksinës në vend. Të parët që do të vaksinohen, sipas kritereve të vendosura tashmë nga FDA, do të jenë personeli mjekësor dhe spitalor në vijën e parë dhe të moshuarit e zileve.
Pika më e lartë e kurbës
Moratorium 6-mujor, Serbia heq dorë nga aktivitetet ushtarake
Serbia ka vendosur të ndërpresë stërvitjet ushtarake me partnerët. Në shtator të këtij viti, këtë moratorium, ish-ministri i Mbrojtjes, e motivoi me “presionin e tmerrshëm dhe të pamerituar nga Bashkimi Evropian”.
Cikli i zhdukjeve masive në Tokë është 27 milionë vjet
Shfarosja masive e kafshëve të Tokës - përfshirë amfibët, zvarranikët, gjitarët dhe zogjtë - ndjek një cikël prej rreth 27 milionë vjetësh, që përkon me zhdukjet masive të raportuara më parë të jetës në oqean. Ky është përfundimi i një analize të re të botuar në revistën “Historical Biology”.
Anafilaksia si efekt anësor, e gjithë bota me sytë nga Britania për vaksinën
Britania e Madhe u bë vendi i parë që nisi vaksinimin kundër Covid-19 me vaksinën e Pfizer-BioNTech. Megjithë përparësitë që mund t’u japë britanikëve në luftën me virusin, aplikimi i vaksinës mbetet një zhvillim që vendet e tjera po ndjekin me vëmendje, sidomos për të parë efektet anësore. Kanë qenë dy rastet e anafilaksisë në Britani, për të cilat autoritete shëndetësore të vendeve të tjera janë shumë të interesuara.
Edi Rama lëshon Lleshajn, por jo Ardi Veliun
Sandër Lleshajn, po. Ardi Veliun, jo. Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se asnjë protestë nuk do ndikojë llogaritë e tija politike, të cilat u ndihmuan nga dhuna e fundit që shpërtheu në kryeqytet. Përmes një statusi në tuiter, kryeministri shkruan:
Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë!
Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të Brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!
Sony hyn në listën e gjigantëve të argëtimit, blen Crunchyroll për 1.175 miliardë dollarë
Sony Corp. do të blejë AT&T Inc. Crunchyroll për 1.175 miliardë dollarë. Me këtë blerje, konglomerati elektronik synon të forcojë përmbajtjen e tij argëtuese.