Thjesht të jesh në politikë...
Luan Rama dje dhe Edmond Haxhinasto sot kanë rrëfyer se kanë qenë kundër djegies së mandateve në Parlament. Duke dalë kështu kundër një vendimi të marrë nga LSI-ja disa kohë më parë, kur së bashku me PD-në lanë Parlamentin për të kontestuar atë që e quajtën fasadë në Kuvendin e Shqipërisë.
Tani, njeriun apo edhe një grup njerëzish i përndjek për një kohë gabimi që bëjnë, por nuk ka përndjekje më të madhe sesa ai që vjen nga budallallëku dhe shumimi agresiv i cinikëve.
Strategjia e re e Britanisë: Përdorim i armëve bërthamore edhe në rast sulmesh me teknologji të reja
Britania e Madhe ka bërë të ditur se do të përdorë armët bërthamore në rast se do të kërcënohet nga shtete apo subjekte që kryejnë sulme me teknologji të reja, pasojat e të cilave janë të krahasueshme me sulmin bërthamor. Mediat citojnë kryeministrin britanik, Johnson, të jetë shprehur se Britania rezervon të drejtën të rishikojë sigurimet që rrjedhin nga strategjia e saj e mbrojtjes, duke parashikuar përdorim të arsenalit bërthamor:
Biznesi i madh i vaksinave, 150 miliardë vetëm gjatë vitit 2021
Steve Banon dështon edhe në Itali
Dështon përpjekja e Steve Banon për të ngritur një akademi të së djathtës në Itali. Këshilli i Shtetit i Italisë vendosi të hënën kundër Institutit Dignitas Humanae (DHI), i mbështetur nga Bannon dhe përpjekjes së tij për të ngritur një akademi në një abaci 800-vjeçare.
Diktaturë në sfumato
Diskutimet publike mbi diktaturën komuniste zhvillohen së tepërmi në mjedise mediatike. Madje kolana botimesh me emërtesa mjaft të ngjashme, duke lakuar gjithë ngjyrosje emrin e diktatorit, shkruhen e rishkruhen, nga gazetarë dhe drejtues të opinionit publik të mediatizuar.
Ajo çka mbizotëron është një thjeshtim deri në skaj i të kuptuarit të diktaturës duke e njehësuar atë me vullnetin e diktatorit e duke bërë të njëjtën pyetje që përsëritet e ripërsëritet: A ishte mirë apo keq në kohën e Atij?
Gjenden në Izrael fragmente të një Bible të shekullit II
Fragmente të Biblës janë gjetur në një shpellë në shkretëtirën e Judës në Izrael. Zbulimi i parë që nga vitet 1950, ato i përkasin rreth 2000 viteve më parë. Një ekip nga Autoriteti Izraelit i Antikiteteve (IAA), i cili që nga viti 2017 ka gërmuar në disa shpella në këtë zonë, thatësia proverbiale e së cilave e favorizon ruajtjen, ka gjetur fragmente në greqisht nga periudha e Bar Kokhba, njeriu që në shekullin e dytë pas Krishtit udhëhoqi revoltën e tretë hebraike kundër Perandorisë Romake.
Hosteli i Europës Juglindore
Revista “Monitor” publikonte sot të dhënat e Eurostat për popullsinë, që flasin për një plakje të shpejtë në Europë. Në vitin 2020, rreth 20.6% e popullsisë ishte mbi moshën 65 vjeç ose më shumë. Sa i përket Shqipërisë panorama paraqitet e zymtë:
Gjuha e lajmit po kriminalizon politikën, varfërinë dhe gjininë
Disa gazetarë po sajojnë lajme të rreme për të rrëmbyer ndjenjën e fuqisë. Kjo po ndodhë edhe në kohën e zbrazët dhe të pafuqishme të pandemisë. Disa gazetarë të tjerë po e bëjnë këtë për të krijuar frikë, dhunë dhe përcarje sociale. Po gjuha e lajmit si është? Cilat fjalë duhet të përdorim?
Shembulli 1: A është e drejtë t'u referohemi grupeve të mëdha të njerëzve, që janë mjaft të dëshpëruar për të rrezikuar jetën e tyre, si "valë e re refugjatësh?"
Kokëdhima: Edi Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër
Kryetari i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima deklaroi sot në MCN TV se Partia Socialiste ka dështuar të udhëheqë Shqipërinë në këto tetë vite dhe është shndërruar në një parti pa standarte dhe pa transparencë. Sipas Kokëdhimës “Edi Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër”. Me marrëveshjen PS-PD, sipas Kokëdhimës pushteti iu dha kryetarëve të partive, të cilët po ashtu sipas kreut të partisë “Zgjidhja” kanë tradhtuar aspiratat e shqiptarëve për liri dhe zhvillim.
Intervista e plotë e Kokëdhimës:
EMA: Nuk ka indikacione për lidhjen e AstraZeneca me rastet e mpiksjes së gjakut
Agjencia Europiane e Barnave po shqyrton rast pas rasti tromboembolitë e regjistruara si efekt anësor i vaksinës AstraZeneca. Por deri tani nuk ka indikacione se ato mund të kenë ardhur si pasojë e vaksinimit. Emer Cooke, drejtoresha ekzekutive e EMA, në një deklaratë për mediat sot tha se ekspertët dhe specialistët e agjencisë po vijojnë punën kërkimore lidhur me çrregullimet e mpiksjes së gjakut. Një lot i veçantë i vaksinës është nën monitorimin e tyre.
