Njerëzit e hershëm u mbijetuan dimrave të ftohtë përmes gjumit letargjik
Është një proces të cilit i nënshtrohen arinjtë, lakuriqët dhe iriqët evropianë. Por së fundmi është zbuluar se edhe njerëzit e hershëm i kanë kaluar dimrat me atë që njihet si gjumi letargjik.
Këtë e provojnë kockat e gjetura në një nga vendet më të rëndësishme fosile të botës. Sipas gjurmëve të gjetura në to, paraardhësit tanë hominidë mund ta kenë përballuar të ftohtin ekstrem qindra mijëra vjet më parë duke fjetur gjatë dimrit.
Izraeli kalon në zgjedhje të reja, të katërtat në dy vjet
Izraeli do të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda muajit mars për shkak se Parlamenti nuk arriti të miratojë buxhetin brenda afateve. Këto janë zgjedhjet e katërta parlamentare në dy vjet dhe ndoshta më sfidueset për liderin më jetëgjatë në ekzekutivin izraelit, kryeministrin Beniamin Netanyahu.
Varianti britanik i Covid-19, Ciccozzi: Nuk është më i rrezikshëm dhe nuk cenon efektivitetin e vaksinës
Virusi pëson mutacion dhe rasti i variantit britanik është i natyrshëm. Massimo Ciccozzi, epidemiolog i Universitetit Biomedical Campus të Romës dhe zbulues i disa prej mutacioneve të Sars Cov 2, thotë se me aq sa dihet për momentin, mutacioni në fjalë nuk ndikon në efikasitetin e vaksinës.
A duhet të na frikësojë vërtet varianti anglez i koronavirusit për të cilin po flitet kaq shumë?
Altin Binaj bëhet anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese
Altin Binaj betohet sot si anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese.
Binaj bën betimin para kreut të shtetit, pak ditë pasi Kuvendi miratoi me 96 vota kandidaturën e tij në seancën plenare të javës së shkuar.
Prokurori Altin Binaj ishte e vetmja kandidaturë që u paraqit nga KED para deputetëve.
Ambicia e re e Apple: Makina me bateri të teknologjisë së lartë
Apple Inc po investon në teknologjinë e makinave autonome dhe synon që në 2024 të prodhojë një model të ndërtuar mbi baterinë e zhvilluar prej saj.
Përpjekjet automobilistike të prodhuesit të iPhone, të njohur si Project Titan, kanë avancuar që në vitin 2014, kur filloi të projektojë automjetin e vet nga e para. Në një moment, Apple i ndali përpjekjet për t'u përqëndruar te softuerër dhe më pas i rivlerësoi qëllimet e saj. Doug Field, një veteran i Apple që ka punuar në Tesla Inc, u kthye për të mbikëqyrur projektin në 2018 dhe pushoi nga puna 190 persona nga ekipi në 2019.
Roli i trupit në projektimin e një qyteti
Annalisa Metta
Qyteti nuk është palestër. Kështu mund ta përmbledhim kontributin inteligjent që sjell libri i Elena Dorato-s Urbanism Preventive. Roli i shëndetit në dizajnimin e qyteteve aktive (red. Quodlibet, 2020) i shton debatit mbi shëndetin urban, shumë përtej asaj që është e ditur, se jeta sedentare, e shkaktuar nga modelet bashkëkohore urbane, ka pasoja të rënda në jetën tonë.
Tri hipoteza mbi origjinën e variantit të ri britanik të Covid-19. Konfirmohet se ka shkallë të rritur infektimi te fëmijët
Për momentin, nuk ka asnjë provë që varianti i virusit i ri i Sars-CoV-2 mund të kompromentojë efikasitetin e vaksinave dhe besueshmërinë e diagnostikimit përmes testeve. Sidoqoftë, kontrolli në vende të ndryshme duhet të jetë shumë i rreptë.
Spektakli qiellor i dhjetorit
Nga Jak Simoni
Pandemia/Mosha mesatare e viktimave në Shqipëri, më e ulët se në rajon
Nëntë marsi i këtij viti shënoi zyrtarisht dy rastet e para me Covid-19 në Shqipëri. Dy ditë më pas, në vendin tonë do të regjistrohej viktima e parë, një 73-vjeçare nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Përgjatë nëntë muajve, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar çdo ditë numrin e viktimave, moshën dhe informacione shtesë në lidhje me sëmundje bashkëshoqëruese të viktimave. Dy elementët e fundit u eliminuan nga raportimi ditor me nisjen e asaj që njihet si vala e dytë e pandemisë.
Nivelet e hekurit në gjak dhe lidhja e ngushtë me plakjen
Më në fund, shkenca ka një përgjigje për pyetjen pse disa njerëz plaken me ritme të ndryshme nga të tjerët. Një studim ndërkombëtar i botuar në revistën shkencore “Nature” ka analizuar të dhënat gjenetike të më shumë se një milion njerëzve dhe ka arritur në përfundimin se ruajtja e niveleve të shëndetshme të hekurit në gjak mund të jetë çelësi për një plakje më të mirë dhe një jetë të gjatë.