Tirana politike legalizon çdo gjë, vetëm mundësinë për zgjedhje Jo

Postuar në 03 Prill, 2021 18:04

Është e çuditshme, ndonëse jo e pashpjegueshme, një lloj sulmi përçmues, paternalist, këshillues dhe i vazhdueshëm që i bëhet në Tiranë, Vetëvendosjes së Albin Kurtit. Ideja e shfaqjes së saj në Tiranë po trajtohet në klimën e asaj novelës së Kadaresë, “Prilli i thyer”, ekranizuar nën titullin domethënës: Të paftuarit!

Është i paftuar dikush që shihet se duke mos kuptuar kodet e këtushme do t’i vërë ato në diskutim, përderisa në dallim nga novella e Kadaresë, kodet e politikës shqiptare nuk kanë asgjë autentike, as ekzotike. Ato janë një vjetërsirë që ka zënë myk.

BE kërkon 10 milionë doza të vaksinës AstraZeneca nga India

Postuar në 03 Prill, 2021 13:08

Bashkimi i Europian ka kërkuar nga India të drejtën e blerjes së 10 milionë dozave të vaksinës së AstraZeneca-s për të plotësuar nevojat e veta. Agjencia ”Reuters” bën me dije se vaksinat do të prodhohen në Institutin Serum të Indisë që është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë.

Teologjia dhe misticizmi në shekullin e XXI-të

Postuar në 03 Prill, 2021 01:32

 

Në mandatin e tretë emetohet Beke-Bondi - Kohë për punë, jo gjumë!

Postuar në 02 Prill, 2021 19:04

Zëri i Amerikës njofton se Shqipëria ka humbur përfundimisht gjyqin ndaj biznesmenit Italian Francesco Becchetti. Lajmi sqaron ndër të tjera se:

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

Ekzistenca e Ukrainës në pikëpyetje

Postuar në 02 Prill, 2021 17:34

NATO është shprehur e shqetësuar në lidhje me dislokimin e disa tankeve dhe mjeteve të blinduara ruse në rajone që kufizohen me Ukrainën si dhe në Krime, të cilën Moska e aneksoi nga Ukraina në 2014.

Ambasadorët e NATO-s u takuan për të diskutuar mbi përshkallëzimin e dhunës në rajonin lindor Donbass, ku trupat ukrainase kanë luftuar forcat separatiste të mbështetura nga Rusia në një konflikt, sipas Kievit u ka marrë jetën 14 000 njerëzve që nga viti 2014.

Vaksinat kineze, pranë standardeve të OBSH-së

Postuar në 02 Prill, 2021 14:20

Të dhënat e dy kompanive kineze për efikasitetin e vaksinave Sinopharm dhe Sinovac përputhen me kriteret e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve i OBSH-së (SAGE) pritet të publikojë rekomandime për dy vaksinat kineze deri në fund të prillit, tha kryetari i tij Alejandro Cravioto.

Vaksina përcakton aleancat gjeopolitike, Irani gjen mbështetje te Kina dhe Rusia

Postuar në 02 Prill, 2021 13:58

Vala e katërt e pandemisë Covid-19 në Iran po u jep formë aleancave gjeopolitike të vendit aziatik, duke e afruar atë me aleatët e saj dhe duke rritur distancat me kundërshtarët. Deri më sot, Irani ka zyrtarizuar 1.9 milion raste që nga fillimi i epidemisë dhe mbi 62 mijë viktima.

Prej katër javësh, numri i madh i rasteve të reja ka sjellë frikën nga më e keqja: varianti anglez i virusit tani është i pranishëm në të gjitha zonat, pas një relaksimi të përgjithshëm të popullsisë gjatë pushimeve tradicionale në fillim të vitit të ri.

Vështirësitë e furnizimit

Një diskutim për rrugë alternative ndaj Kanalit të Suezit

Postuar në 02 Prill, 2021 13:19

Bllokimi i një anijeje në Kanalin e Suezit për disa ditë ka riaktualizuar një ide të pak kohëve më parë të izraelitëve për ndërtimin e një rruge alternative hekurudhore ndaj kalimit të famshëm ujor. Gjiri i Eliatit, njohur ndryshe edhe si Gjiri i Akabas propozohet nga disa në Izrael si një rrugë e mundshme për të hequr ekskuluzivitetin e Suezit që u provuar se në rast bllokimi vë në krizë zinxhirin global të furnizimit.

Tri mësime nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 02 Prill, 2021 11:47

 

Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, u ndryshua dhe neni 131, pika 1, gërma “f” e Kushtetutës ku tashme parashikohet se “1. Gjykata Kushtetuese vendos për: ... f) gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave, përveçse kur parashikohet ndryshe në Kushtetutë.”

Pages

Subscribe to ResPublica RSS