Gjigantët e teknologjisë kundër kompanisë izraelite që prodhon softuerë spiunë
Gjigantët e teknologjisë, si Microsoft dhe Google, i janë bashkuar Facebook-ut në në një padi ndaj NSO Group, një kompani me bazë në Izrael, e përmendur shpesh për shitjen e mjeteve të mbikëqyrjes "të rrezikshme" qeverive të huaja.
Teatri i hipokrizisë/A është më Kulla e Sahatit simbol i Tiranës?
Lajmi doli sot se Erion Veliaj i ka dorëzuar aktores italiane Ornella Muti “Kullën e Sahatit”. Kulla në fjalë si çmim apo simbol konsiston në një rikrijim në miniaturë të Kullës së Sahatit në Tiranë, paketuar si zakonisht në një kuti luksoze. Nga ana e vet z. Veliaj ka grumbulluar disa fjali të cilat i ka artikuluar sipas këtij rendi:
Libri i Zi i dhunës në kufijtë e BE-së i dorëzohet KE-së
Një organizatë që merret me dhunën kufitare – Rrjeti I Monitorimit të Dhunës Kufitare – ka përpiluar një libër prej 1 500 faqesh që evidenton shkeljet e mëdha të bëra në kufijtë e Bashkimit Europian ndaj imigrantëve. Libri i është dorëzuar Komisionit Europian dhe titulli i tij parathotë shumëçka: Libri i Zi i Kthimeve.
Në të përfshihen 892 dëshmi nga grupe njerëzish që prekin përvojat e 12 654 viktimave të shkeljeve të të drejtave të njeriut përgjatë Rrugës Ballkanike të migrimit.
Korrigjohet përqindja/Varianti i ri i SARS-CoV-2, 56% më i transmetueshëm
Varianti i ri i koronavirusit, identifikuar zyrtarisht në Britaninë e Madhe, është 56% më transmetues sesa variantet e tjera dhe me gjasë ai do të provokojë më shumë vdekje.
Video/Laertin e tradhëton roli i budallait
Aktori Laert Vasili ka dhënë shfaqjen e vet në një debat televiziv ku ka folur me tone dramatike për tradhëtarët e Shqipërisë. Janë role që siç i thonë shesin, ecin, apo kanë klikime.
Një formulë e re për të përllogaritur ekzistencën e qytetërimeve jashtëtokësore
Përgjatë historisë, pyetja a ka jetë inteligjente përtej planetit tonë është ngritur shpesh. Ndërsa mjete të reja janë vënë në punë për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, shumë shkencëtarë të hapësirës janë bindur se probabiliteti i zhvillimit të civilizimeve jashtëtokësore është i madh, duke pasur parasysh të gjitha ato që dihen deri tani.
Studio hollivudiane MGM del në shitje për 5 miliardë dollarë
Studio hollivudiane e produksionit, Metro Goldwyn Mayer-MGM, firmën e së cilës mbajnë filma si "James Bond" dhe "Rocky", është në shitje me një çmim prej më shumë se 5 miliardë dollarë.
MGM ka qenë në bisedime për shitje disa herë gjatë viteve të fundit, së fundmi në janar kur u zhvilluan bisedime paraprake me Netflix dhe Apple ndër të tjera, por pengesë doli çmimi.
Diploma "jashtë" si heraldikë e rreme e një vendi të dështuar
Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, njofton këto momente një takim me “të rinj që kanë studiuar dhe studiojnë jashtë”. Nuk ka rëndësi ajo çfarë thotë z. Basha aty. Sepse ato i dimë përmendësh. Recitalin e kësaj politike nuk ka shqiptar të mos e ketë dëgjuar e të mos jetë shurdhuar. Rëndësi ka mënyra sesi politika bën kategorizime për të perfermuar me tezën se po bën më të mirë për vendin.
Ka më poshtë se kaq? Alket Hyseni vetëshpallet "Politikë e Re"
Sot në atë që quhet Parlamenti shqiptar kanë dalë me radhë të ashtuquajtur të zgjedhur të popullit për të mbrojtur aktin e qeverisë për dhënien e shpërblimit familjes Rasha. Një ndër ta është edhe deputeti i Sarandës Alket Hyseni, që ka bërë bashkë disa fjali për të argumentuar atë që sipas tij përfaqëson akti i qeverisë.
Trump kthen paketën 5 500 faqe të lehtësimit të pasojave të CoVid-19: Një turp
Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë sot në media për të denocnuar Ligjin për Lehtësimin e pasojave të CoVid-19.
Në një konferencë për shtyp, Trump e ka quajtur atë një turp të vërtetë duke renditur fondet dhe alokimin e tyre në destinacione që sipas tij pak kanë të bëjnë me pandeminë.
Trump ka vënë në dukje se drafti është 5500 faqe dhe askush në Kongres se ka lexuar pikërisht për shkak të volumit, ndërkohë që destinimin e fondeve në vende të huaja.
Ai ka përsëritur se pandemia është faji i Kinës dhe ka bërë thirrje që Kongresi të rishikojë draftin.