Edhe Zuckerberg përdor Signal
As Mark Zuckerberg duket se nuk është imun kur të dhënat e kompanisë që ka themeluar bëhen shënjestër e një sulmi. Mund të duket ironike, por sipas Dave Walker, studiues i sigurisë kibernetike, Zuckerberg është mes 533 milionë përdoruesve, të dhënat e të cilëve u bënë të aksesueshme para pak ditësh. Për më tepër, CEO i Facebook po përdor aplikacionin e sigurt të mesazheve Signal, pavarësisht se zotëron WhatsApp, një nga konkurrentët e tij më të mëdhenj.
De-euroizimi dështoi
Nisma për deeuriozimin në Shqipëri nuk ka rezultuar efikase. Sipas sekretarit të përgjisthshëm të Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, fakti që janë mbi 50% në valutë, tregon se euro është shumë dominate dhe kjo sipas tij penalizon bankat.
Kina e pranon zyrtarisht: Vaksinat tona kanë efektivitet të ulët
Vaksinat kineze kanë efektivitet të ulët dhe këtë e pranojnë vetë autoritetet shëndetësore në Kinë. Drejtori i Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu, tha të shtunën në një konferencë se vaksinat kineze “nuk kanë norma të larta të mbrojtjes nga Covid-19”.
"Ne po shqyrtojmë nëse duhet të përdorim vaksina të ndryshme nga linja të ndryshme teknike për procesin e imunizimit", citohet Gao nga Associated Press.
Erdogan: Nuk njohim aneksimin e Krimesë
Ankaraja nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë. Gjatë një vizite që presidenti ukrainas pati në Turqi, Erdogan tha se vendi i tij është pro Platformës së Krimesë, një iniciativë e kësaj të fundit për të mbledhur mbështetje ndërkombëtare.
Sekretet e mëdha të Luksemburgut, vendi ku "do të jesh edhe nëse je kriminel"
Jeruzalemi është kryeqytet i Izraelit dhe do të jetë i tillë. Asnjë problem për Izraelin, përfshirja ruse në Shqipëri
Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler ka dhënë së fundmi një intervistë për MCN Tv, përmes së cilës ka folur për raportet politike mes dy vendeve dhe disa zhvillime ndërkombëtare. Me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, Gendler ka deklaruar se hidhet një hap i madh që patjetër do ta kthejë Kosovën në një prioritet të politikës së jashtme izraelite.
Antitrusti në Kinë, gjobë 2.7 mld$ Alibaba-s së Jack Ma
Autoritetet kineze ka gjobitur me 2.75 miliardë dollarë për shkelje të ligjeve të konkurencës në treg grupin e mirënjohur Ali Baba Group Holding Ltd. Gjoba përbën 4% të të ardhurave vjetore të brendshme të kompanisë së drejtuar nga Jack Ma. Agjencia “Reuters” ka nënvizuar se gjoba në fjalë njofton një erë të re në sjelljen e Kinës ndaj gjigandëve të teknologjisë pasi vitesh me një qasje liberale.
Rinisja e fluturimeve Greqi-Turqi si tregues i zbehjes së tensioneve
Rikthimi i linjës ajrore për pasagjerë mes Athinës dhe Stambollit javën e kaluar është një zhvillim i rëndësishëm në fushën e transportit dhe atë të turizmit, si dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Turqisë.
Rëndësia e këtij zhvillimi mund të kuptohet më mirë nga fakti se fluturimet e pasagjerëve midis dy vendeve u pezulluan për rreth 13 muaj, diçka që nuk kishte ndodhur në kohë paqeje, përjashto krizën e Qipros në 1974.
Një grup studentësh serbë shpikin pajisjen që bën mbjellje automatike lulesh
Në Serbi, studentët e Universitetit të Kragujevacit kanë shpikur një pajisje që do të zëvendësojë qindra krahë pune në bujqësi. Pajisja e patentuar për të cilën ata kanë punar gjatë është një makineri për mbjelljen automatike të luleve dhe perimeve. Ajo mund të mbjellë në kontejnerë edhe lulet ose farat e lakrës, të cilat njihen si më delikatet, me një saktësi të pabesueshme.
Makinerisë i duhen vetëm 25 minuta për tridhjetë kontejnerë, një punë që nga një puntor do të bëhej për një ditë të tërë.
Lajme për përgatitjen e një sulmi ushtarak rus kundër Ukrainës
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Andrii Taran, ka deklaruar se Rusia mund të provokojë me të drejtat e rusishtfolësve të Ukrainës për të nisur agresionin ushtarak.
Akuzat ruse për dhunimin e të drejtave të rusishtfolësve në Ukrainë mund të jenë arsyeja për nisjen e agresionit ushtarak kundër Ukrainës. Në të njëjtën kohë, duhet të mbahet parasysh se intensifikimi i agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës, është i mundshëm vetëm nëse vendimi është marrë në nivelet më të larta politike në Kremlin
