Mediat serbe: As Kurti, as Osmani. Nëse pyetet Biden, Surroi është kryeministri i ardhshëm i Kosovës
Mediat serbe kanë aluduar me emrin e kryeministrit të ri të mundshëm të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të pranverës në Kosovë.
Zgjedhjet amerikane shndërrohen në muhabet telefoni. Publikohet bisedë e sikletshme e Trump...(audio)
Gazeta “The Washington Post” ka publikuar sot materiale audio të një bisede të presidentit Donald Trump me zyrtarin kryesor të zgjedhjeve në shtetin e Georgia, Brad Raffesnperger në të cilën Trump ankohet për mashtrim elektoral dhe kërcënon se mosreagimi i tyre është vepër penale.
Vikingët mbyllet me vdekjen e heronjve
Seriali “Vikingët” shkruar dhe krijuar nga Michael Hisrt ka mbyllur dramën e vet më 31 dhjetor. Gjashtë sezone me 89 episode kanë ezauruar eposin e familjes së Ragnar Lothbrok, heroit norvegjez(sipas filmit) që sipas këtij ekranizimi është i pari që “pa nga Perëndimi”. Një shkëndijë, një vizion, një ëndërr që vë në lëvizje historinë, që e ndryshon atë, që ndoshta po priste të materializohej. Seriali arrin të mbajë perspektivën deri në fundin e tij që është logjik, human, historik. Ai është si të thuash brenda dialektikës pa rënë në interpretim historiografik të ngjarjeve.
BE jep 3.5 milionë euro për emigrantët e kampit Lipa në Bosnje-Hercegovinë
Komisioni Europian njoftoi sot se do t’i akordojë Bosnje-Hercegovinës një fond prej 3.5 milionë euro në formën e ndihmës humanitare për emrigrantët, të cilët po jetojnë në kushte të vështira pas zjarrit që ra në kampin e tyre. Brukseli bëri të ditur se fondi do t’u vijë në ndihmë emigrantëve që po përballen me fatkeqësinë humanitare.
Paratë do të shkojnë për veshje, batanije, ushqim dhe mbështetje psikologjike. Kampi Lipa, në kantonin Una Sana, u dogj në 23 dhjetor dhe për pasojë u mbyll. Ai ka shërbyer si qendër e përkohshme për emigrantët gjatë muajve të pandemisë.
Karantina, epoka e artë e eksplorimit të seksit me veten
Izolimi social për shkak të pandemisë në muajt e parë të 2020 i vuri njerëzit përpara një realiteti të ri: kohë të lirë të mjaftueshme për të bërë gjërat që donin. Disa mund të kenë zgjedhur jogën, të tjerë i janë përkushtuar gatimit. E të tjerë akoma, mund të kenë zgjedhur t’i përkushtohen autoerotizmit. “Vice”, në një shkrim të prillit të 2020-s ndjek përvojën e një përdoruesi të Reddit-it me pseudonimin 6monthsuck, për të zbuluar një praktikë, për të cilën pak flitet.
Shkenca pas flokëve të thinjur
Shpesh flokët e thinjur, sidomos nëse mosha është relativisht e re, i kemi lidhur me stresin. Këtë lidhje e kanë konfirmuar edhe shkencëtarët, të cilët kanë zbuluar një mënyrë të mundshme për ta parandaluar këtë proces.
Në eksperimentet mbi minjtë u vu re se qelizat staminale që kontrollojnë ngjyrën e lëkurës dhe flokëve u dëmtuan pas stresit të fortë.
Burrat dhe gratë fillojnë të thinjen nga mesi i të 30-ave, përgjithësisht në moshën kur kjo u ka ndodhur prindërve të tyre.
Majtas.net dhe lideri i 4-t më i ndjekur në Europë
Sot në media u publikua një raport i “Terradata” që evidenonte se Edi Rama, që i shërben Shqipërisë(apo jo?) në detyrën e kryeministrit, është politikani i katërt më i ndjekur në Europë. 1.3 milionë ndjekës dhe për Top-Channel, kjo shifër provon një të vërtetë të hidhur për shumëkënd, sepse ai “lë pas liderë vendesh të fuqishme si…”.
Injorimi i shoqërisë dhe të vërtetave si model qeverisës
Ligji për fenë/Abazoviç: Nëse Gjukanoviç shkel kushtetutën, do ta zëvendësojmë
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç nuk i ka miratuar amendamentet e Ligjit mbi liritë fetare, ligj ky që është kritikuar nga serbët etnikë dhe Kisha Ortodokse Serbe. Gjukanoviç i ka kthyer amendamentet në parlament, së bashku edhe me gjashtë ligje të tjera, që u miratuan nga koalicioni qeverisës.
Në total, 41 deputetë të koalicionit qeverisës, që përbëhet nga partitë pro-serbe, kanë mbështetur amendamentet e Ligjit për lirinë fetare gjatë votimit më 29 dhjetor, 2020, teksa opozita e ka bojkotuar votimin e këtyre amendamenteve.
Sondazhi: Boris Johnson humbet shumicën dhe madje edhe mandatin e vet në Parlament
Agjencia “Reuters” raporton sot për të dhënat e një sondazhi sipas të cilit parashikohet se kryeministri britanik, Boris Johnson mund të humbasë shumicën në zgjedhjet e ardhshme, por madje edhe vendin e tij në Parlament. Sondazhi e lidh këtë rënie me mënyrën sesi Johnson menaxhoi pandeminë, ndërkohë që vihet në dukje edhe fakti se askush prej dy partive kryesore nuk do të jetë në gjendje të fitojë si shumicë.