Show strategjik i lypsarit të Tiranës
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Bardh Spahia shkruan sot se e ashtuquajtura marrëveshje për kurimin falas të 100 pacientëve shqiptarë në Turqi, njoftuar dje nga Kryeministri Edi Rama, është në fakt një rinovim i një marrëveshjeje të vitit 1999.
Amerika e ndarë përtej emrit të Trump
Goditja e orkestruar nga Donald Trump ndaj Capitol Hill, pra ndaj një rezultati elektoral të certifikuar nga insititucionet, ka kapur në befasi Perëndimin, vetëbesimi i të cilit në vlerat e veta ka krijuar përshtypjen se e Mira e kësaj bote është strehuar përfundimisht aty. Në një seri daljesh publike, kongresmenë dhe senatorë, përfshi edhe njerëz të njohur kanë folur për një sulm ndaj demokracisë, duke përkufizuar kështu një ndarje të re artificiale mes atyre që kanë të drejtë dhe atyre që e kanë gabim.
Korrier diplomatik ndoshta, por jo negociator mes Greqisë dhe Turqisë
Baton Haxhiu ia ka dalë edhe dje të “bëhet lajm”. Me lehtësinë e zakonshme për të thënë më nenteskt gjëra që mund të interpretohen se i autorizon Kryeministri Edi Rama, Haxhiu kësaj radhe ka deklaruar nga studio e Tv Klan se z. Rama po negocion një paqe mes Greqisë dhe Turqisë. Konkretisht:
Kongresi amerikan rinis punimet. Pence: Dhuna nuk fiton asnjëherë
Kongresi amerikan ka nisur sërish punën pas akteve të dhunshme që shoqëruan pasditen e djeshme në Uashington.
Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje në tuiter që protestuesit të ruajnë qetësinë dhe të shmangin aktet e dhunës, por pasi është akuzuar se ka nxitur aktet e dhunës për ditë me radhe. Statusi i tij është shoqëruar me mijëra shpërndarje dhe mbi 350 mijë komente.
Si i kthen njerëzit e mirë në psikopatë paradigma dominuese e biznesit
Dihet në qarqet e biznesit sot që drejtuesit e korporatave duhet të "maksimizojnë vlerën e aksionerëve". Korporatat supozohet se ekzistojnë për t'u shërbyer interesave të aksionerëve dhe jo (ose të paktën, jo drejtpërdrejt) atyre të drejtuesve, punonjësve, klientëve ose komunitetit. Sidoqoftë, kjo dogmë ngre një pyetje themelore. Çfarë, saktësisht, vlerësojnë aksionerët?
Facebook heq opsionin "Like" nga faqet
Facebook ka njoftuar se do të heqë opsionin “Like” nga faqet e veta të ridizenjuara e që përdoren nga figura publike. Sipas njoftimit zyrtar, në faqet e përdorura nga artistë, fiura publike, apo marka të ndryshme biznesi do të lihet vetëm opsioni i ndjekësve - folloëers si dhe do të vendoset një hapësirë e dedikuar për News Feed, ku përdoruesit do të mund të bashkohen në diskutime, ndërveprojnë me ndjkeësit. Arsyeja që ka dhënë Facebook është jobindëse:
Video/SHBA mbërrin në modelin shqiptar për zgjedhjet. Mësyhet Kongresi
Mbyllja e presidencës së Donald Trump është bërë me një epsiod grotesk që me shumë gjasë ka dëmtuar autoritetin e Amerikës në arenën ndërkombëtare më tepër se çdo gafë e presidentit. Mbështetës të tij kanë mësyrë në Capitol Hill duke detyruar senatorët të ndërpresin punën në seancë. Më herët Trump kishe deklaruar se nuk do të dorëzohej dhe nuk do të pranonte këtë vjedhje, por pas ngjarjeve në Capitol Hill ai ka bërë thirrje për qetësi.
Sulmi është cilësuar si një përpjekje për grusht shteti teksa Senati po certifikonte fitoren e Biden.
Sarhoshi pas ikjes së Nasipit. PS: Shikojeni një çikë ATË!
Po qarkullon këto orë një video ku shfaqet Edi Rama- kryeministri, me Lefter Kokën dhe më tutje si dekor tryeze, Damian Gjiknuri. Në video, kryeministri i bën thirrje dhe josh përmes telefonit Nasip Naçon, njeriu që sot shpalli se iu bashkua të majtës progresiste.
Dëgjoni mënyrën si flet kryeministri, se çfarë shakash banale bën dhe sesi premton dhe miklon Nasipin, një njeri që është aksident në politikë. Këta qeverisin Shqipërinë, kështu vendosen ministrat dhe drejtorët, këta vendosin. Mos harroni: Shikojeni një çikë atë nga pas se i ka punët në vijë.
Kapitujt e marrëdhënieve me Turqinë si premtimet elektorale në Vlorë
Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik
Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në një njoftim për një vizitë të tijën në Turqi, për të cilën përcjell edhe pamjet nga mbërritja në aeroport.
Vesi del me shpirtin. Me Partinë deri sa të ketë ymër
Një lajm i gëzuar për socialistët: Nasip Naço ka kaluar me Partinë Socialiste. Sipas njoftimeve, Naço është shfaqur në Berat në krah të Blendi Klosit duke konfirmuar kështu kalimin e madh. Që nga sot Nasip Naço nuk është më ish-ministri i Sh.P.K, as pjesë e të keqes së madhe me emrin LSI. Ai është një socialist pa vese, i përkushtuar për atdheun dhe prosperitetin.