Senati dështon në përpjekjen për të dënuar Trump
Senati amerikan nuk arriti shumicën e nevojshme për të dënuar ish-presidentin Donald Trump. Duheshin dy të tretat e votave të senatorëve (67 vota) për të shpallur Trump fajtor për akuzën e nxitjes së kryengritjes lidhur me trazirat në Capitol Hill, më 6 janar, raporton BBC.
Politika e jashtme e BE-së vdiq në Moskë
Politika e jashtme evropiane vdiq në Moskë javën e kaluar. Varrimi do të bëhet këtë pranverë, në ujërat e detit Balltik, ku një anije ruse e quajtur "Fortuna" po shtrin segmentin e fundit të tubacionit të gazit Nord Stream me gjatësi 21 230 kilometra mes Rusisë dhe Gjermanisë. Ndërsa fundi i ambicieve gjeopolitike të Evropës pritej prej kohësh, goditja e fundit ishte trishtuese.
Koordinimi antiserb Beograd-Tiranë në vitet 1966-1969*
Punimi më poshtë ka për autor Igor Vukadinoviç nga Akademia Serbe e Shkencave. Ai mbulon një periudhë historike në raportet mes Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Jugosllavisë së Josip Broz Titos. Autori mbron tezën se zgjerimi i të drejtave të Kosovës dhe për shqiptarët e Kosovës u përpunua si një ide anti-serbe nga klani Tito-Kardel-Bakariç, pas nxjerrjes nga skena të politikanit serb Aleksandër Rankoviç.
Franca dhe Rusia varrosin të vrarët në luftë 200 vjet pas mundjes së Napoleonit
Eshtrat e ushtarëve francezë dhe rusë, të vrarë gjatë tërheqjes katastrofike të Napoleonit nga Moska në 1812 u varrosën sot, duke shënuar një moment të rrallë uniteti midis dy vendeve. Zyrtarët dhe pasardhësit e udhëheqësve ushtarakë rusë dhe francezë të shekullit të XIX u mblodhën për një ceremoni në perëndim të Rusisë për të rivarrosur eshtrat e 126 personave të vrarë në një nga betejat më të përgjakshme të fushatës ruse të Napoleonit.
Njeriu më i besuar i Vuçiç, biznes me njerëz të lidhur me krimin e organizuar
Një nga njerëzit më të besuar të presidentit serb dyshohet për lidhje me një figurë të dyshuar të krimit të organizuar. Nikola Petroviç, mik i ngushtë i Presidentit Serb Aleksandar Vuçiç, ka bërë biznes me Stanko Subotiç, një figurë e diskutueshme me lidhje të gjata me krimin. Ky i fundit i ka shitur një firmë aviacioni Petroviçit për një çmim qesharak, përmes disa kompanive në Luksemburg.
Për herë parë/Veliaj raporton më pak aktivitete nga sa kryen
Në një kohë kur Kodi zgjedhor parashikon raportime të aktiviteteve politike 4 muaj para zgjedhejve, subjektet në Shqipëri e kanë shkelur, duke mosraportuar asnjë ose vetëm një pjesë të tyre. Në raportin e Akademisë së Studimeve Politike listën e shkeljeve e kryeson Erion Veliaj, me vetëm 40 aktivitete të raportuara, nga 72 gjithsej.
Shërimi nga Covid-19, sa një dozë vaksine
Në Francë, ata që e kanë kaluar Covid-19 do të vaksinohen me një dozë të vetme. Autoriteti francez i Shëndetit Publik njoftoi sot se ata që e kanë kaluar Covid-19 zhvillojnë një përgjigje imune të ngjashme me atë që të jep një dozë vaksine, dhe se një dozë e vetme pas infeksionit mund të jetë e mjaftueshme, raporton France 24.
Rusia gjobit Evropën e Lirë me 150 mijë dollarë
Rusia ka gjobitur radion Evropa e Lirë me 150 mijë dollarë. Transmetuesi shtetëror amerikan RFE/RL u gjobit nga një gjykatë ruse pasi nuk ka deklaruar në rrjetin e saj të faqeve të internetit se janë regjistruar si "agjentë të huaj" - një detyrim ligjor.
Sipas Roskomnadzor, rregullatori i medias ruse, ka pasur 166 raste të mosrespektimit të deklarimit të statusit. Deri më tani, gjykatat kanë shqyrtuar 40 prej tyre dhe kanë vendosur kundër RFE / RL në secilën prej tyre.
Shkeli masat anti-Covid, ministri i Mjedisit gjobitet me 5 milionë lekë
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është gjobitur me 5 milionë lekë të reja, për shkeljen e masave anti-Covid.
Shkelja është konstatuar gjatë një takimi në qarkun e Beratit, ku Klosi ka mbledhur një numër të madh njerëzish, në kundërshtim me ligjin.
Inteligjenca artificiale mund të manipulojë sjelljen njerëzore
Inteligjenca artificiale (AI) po mëson më shumë se si të punojë me njerëzit. Një studim i fundit ka treguar se si AI mund të mësojë të identifikojë dobësitë në zakonet dhe sjelljet njerëzore dhe t'i përdorë ato për të ndikuar në vendimmarrjen njerëzore.