Të tjera premtime për vendet e varfra/ G7, 7.5 miliardë dollarë për vaksinimin
Pak ditë pasi OBSH ngriti alarmin për shpërndarjen e padrejtë të vaksinave, liderët e G7-s angazhohen të ndihmojnë vendet e varfra. Udhëheqësit e fuqive ekonomike, që kontrollojnë pak më shumë se gjysmën e ekonomisë botërore, u zotuan sot të "intensifikojnë bashkëpunimin" dhe të financojnë shpërndarjen e vaksinave në vendet më të varfra të botës me 7.5 miliardë dollarë.
Takimi u zhvillua online.
OKB: Niveli i detit do të rritet me 25% deri në vitin 2100
Disa nga destinacionet më të njohura turistike në botë rrezikojnë të zhduken plotësisht deri në fund të këtij shekulli nëse nivelet e detit vazhdojnë të rriten me ritmin aktual.
Një raport i ri i hartuar nga Paneli Ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC) ka zbuluar se niveli i detit pritet të rritet me 25 për qind deri në vitin 2100.
Viti 2020, me nivelin më të lartë të vdekjeve në 30 vitet e fundit
Viti 2020 ka shënuar nivelin më të lartë historik të vdekjeve, të paktën që nga viti 1990, kur INSTAT raporton të dhënat.
Në krahasim me vitin 2019 dhe me mesataren e periudhës 2015-2019 (rreth 22 mijë), janë rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë, me rritje prej 28%.
Në vitin 2020 kanë humbur jetën në vend 27 605 persona rreth 28 mijë qytetarë, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Gjendjes Civile.
"Përplasja" me Soros/ KE, ultimatum Orbanit
Komisioni Evropian ka paralajmëruar Hungarinë se ka dy muaj për të bërë ndryshime në ligjin e shumëdebatuar që prek organizatat joqeveritare të financuara nga jashtë (OJQ), përfshirë universitetin e themeluar nga miliarderi amerikan, George Soros.
Komisioni Europian i ka dërguar një letër të enjten kryeministrit hungarez Viktor Orban, të cilit I kërkon modifikimin e të ashtuquajturit 'rregull transparence', i miratuar në 2017.
Shkencëtari gjerman: Kam prova që virusi doli nga laboratori
Nanoshkencëtari gjerman Roland Wiesendanger pretendon se ka prova që virusi SARS-CoV 2 nuk kaloi nga kafshët te njerëzit, por nisi në një laborator.
Shkencëtari i Departamentit të Fizikës, Universiteti i Hamburgut, i tha medias gjermane se për teorinë e tij ka gjithsej 600 prova të mbledhura në 2019 dhe 2020.
Europianët vuajnë nga arroganca. Më duhet të jem i sjellshëm edhe kur ndjej se duhet të them: Vafshi në të sëmës!
Intervista e presidenti të Ugandës, Yoweri Museveni për revistën gjermane “Spiegel” është një shembull i qartë për faktin se bota jeton në një sistem ku askush nuk ka më monopol ndonjë gjë. Museveni është lloji i politikanit që si të thuash ja ka pirë lëngun moralizimit të Perëndimit, veçanërisht europianëve, të cilët i thumbon në përgjigjet e veta dhe madje i përçmon.
NASA zbret në Mars
Roveri “Preservance” (Këmbëngulje) është ulur me sukses në sipërfaqen e Marsit. Siç tregon videoja, në NASA, ky hap u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Roveri është ulur në një krater të thellë pranë ekuatorit të planetit, zonë që për astrofizikanët njihet me emrin Jezero.
Francë, nisin përpjekjet për të riaktivizuar marrëveshjen bërthamore të 2015-s
Diplomacia europiane kanë nisur sot përpjekjet për riaktivizimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Kjo vjen vetëm pak ditë para përfundimit të afatit që Teherani ka vendosur. Krahas 10 diplomatëve që përfaqësojnë vendet më të fuqishme europiane, në Paris, ku mbahen bisedimet, do të jetë e pranishme edhe SHBA-ja, por përmes videokonferencës.
Porfiri, patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe
Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe ka zgjedhur Mitropolitin e Zagrebit dhe Lubjanës, Porfir Periç, si Patriark të ri. Patriarku i ri që pason Irinein që vdiq pak kohë më parë, ka lindur në vitin 1961 në Becej. Serb në origjinë, prindërit e tij u zhvedosën herët në Vojvodinë. Ai i diplomua në vitin 1987 në Fakultetin e Teologjisë së Kishës Ortodokse Serbe, pasi kshte ndjekur më parë studimet për Arkeologji në Beograd.
Çako: “Geci” nuk përmbushi detyrimet e kontratës, duhet të mbajë përgjegjësi penale
Kompania Geci, e cila ka një kontratë koncensionare për mirëmbajtjen e aksit të rajonit Shkodër dhe Kukës, ishte njoftuar nga pushteti vendor dhe Agjencia e Emergjencave Civile për mundësinë e bllokimit të aksit Milot-Lezhë, por pavarësisht kësaj, ndërhyri me vonesë në terren. Kreun i Emeregjeëncave Civile, Haki Çako, thotë në një intetvistë për MCN se haptazi me apo pa qëllim, kompania ka shkelur kontratën për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe administrative.