Vendim personal i kreut të OBSH: Lija e majmunit shpallet emergjencë shëndetësore publike ndërkombëtare
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka marrë sot një vendim që do të ketë pasoja për autoritetin dhe besueshmërinë e këtij institucioni. Kreu i saj, Tedros Adhanom Ghebereyesus ka njoftuar se OBSH e ka cilësuar linë e majmunit emergjencë shëndetësore ndërkombëtare. Vendimi ka rëndësi për faktin se ai konsideron 16 000 raste në mbarë botën për një sëmundje që doli në media sapo u kuptua se emergjenca pandemike me CoVid-19 nuk mund të mbahej më.
Festë në shesh për negociatat, ose si të provojmë se majmuni vjen nga njeriu!
Nga kënga për tunelin e Kardhiqit te festa për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ora 14: 20/E çuditshme, ende asnjë vrasje. Edhe agresioni kibernetik, tri ditë zgjati
E shtunë 23 korrik 2022. Nuk raportohet ende ndonjë vrasje. As e stilit mafioz, as ditën e as natën.
Agresioni kibernetik vazhdon, kundërofensiva e AKSHI-t po ashtu. Edhe me laptop nga plazhet ndoshta. Superekspertët amerikanë nuk dihet ende kur do të flasin
Dita duket e mbarë. Heroi i saj sot është Gent Gazheli i doganave: një tjetër status kundër Irfan Hysenbelliut – tajkunit të Shkozës – të cilit i ka vendosur një gjobë të mirë.
Presidencë “pa pashaportizim” në ShBA. SPAK konfirmon hetimet paraprake
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, ka çelur hetime paraprake mbi dy kallëzime penale të bëra në mars dhe prill të vitit të 2021 nga Artur Meçollari, ish-drejtues i lartë i forcës detare. Në to përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish - zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Forcës Detare dhe Policisë Ushtarake.
Maërrveshje për korridorin e grurit në Detin e Zi
Rusia, Ukraina dhe Turqia kanë rënë dakord sot për krijimin e një korridori të grurit që mundëson eksportin e prodhimeve bujqësore nga Ukraina përmes Detit të Zi. Marrëveshja është nënshkruar nga përfaqësues të të trija vendeve në Stamboll në praninë e një përfaqësuesi të OKB-së.
Për palën ruse firmosi ministri i Mbrjtjes, Sergey Shogu, homologu i tij Hulusi Akar për palën turke dhe ministri i Infrastrukturës Alexander Kubrakov për palën ukrainese. Për OKB-në firmosi kreu i organizatës, sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres.
Britania e Madhe di të jetë e Vogël
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat përmes së cilës jo vetëm ka pranuar se është njoftuar se nuk i lejohet hyrja në Britaninë e Madhe por ka bërë madje publike hollësi të pretendimeve të palës angleze. Prova e vetme që ka një shtet si Britania e Madhe për korrupsionin e Sali Berishës është marrëdhënia me Damir Fazlliç.
Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin:
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë përfundon në SPAK për një shpikje
Kryetari i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë, Alban Ruli, ka akuzuar, madje ka kallëzuar Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Duke folur në MCN Tv për një skemë mashtrimi me mikrokreditë, z.
A ishte pushtimi i Qipros më 1974, mizanskenë e një marrëveshjeje?
Athina zyrtare e ka një ndër çështjet kryesore diplomatike Qipron dhe e quan pushtim atë që ndodhi në vitin 1974, por e vërteta është se ajo shmangu një konfrontim ushtarak me Ankaranë e ndoshta edhe u rakordua që ajo që ndodhi të ndodhte ashtu si ndodhi. Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, ish-kreu i Shërbimit Qendror Grek në Kyrenia të Qipros në atë vit, 87 vjeçari Alexandros Simeoforidis pretendon se informacionet e mbledhura ishin në kohë dhe të mjaftueshme, por nuk u morën parasysh.
Londra: Askush nuk është mbi ligjin!!!Ky ia hodhi me një "më fal" për Irakun
Në një shkrim, apo qëndrim publik të vetin, i Dërguari Special i Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach përcjell një mesazh i cili është interpretuar edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë – Yuri Kim – të cilën për fat ca kohë nuk po e shihnim vërdallë, si veprim politik për shpalljen non grata të Sali Berishës. Apo edhe Ilir Metës.
Karagjozllëk me zarar/Nga përgjimet e miqve te sulmi kibernetik i armiqve të Shqipërisë
Në vitin 2014, në revistën “Spiegel” doli një lajm sipas të cilit shërbimet gjermane kishin përgjuar masivisht Shqipërisë dhe Turqinë.
Në atë rast, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi ndër të tjera se: