Ukraina, plaçkë lufte. Bjellorusia: Në çdo provokim, Polonia goditet e para

Postuar në 10 Korrik, 2022 11:50

Duket se Ukraina është shndërruar tashmë në plaçkë lufte. Jo zyrtarisht, jo publikisht, por në planet alternative të vendeve që e qarkojnë atë, të cilat po e shohin sir rip sigurie ndaj njëri-tjetrit. Kështu Rusia po flet për plane të marrjes nën kontroll nga Polonia të Ukrainës Perëndimore. Shefi i zbulimit rus.

Sergey Naryshkin, tha pas një takimi me kreun e shërbimeve sekrete bjelloruse se planet polake janë rrezik për mbarë Europën.

Shinzo Aben e vranë, në Sri Lanka shqyejnë presidencën, i marrin edhe brekët kreut të shtetit

Postuar në 09 Korrik, 2022 21:27

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, njoftoi sot dorëheqjen disa orë pasi një turmë e acaruar njerëzish e përzuri atë nga rezidenca. 

Protestat ishin shprehje e një krize të zgjatur ekonomike të paprecedentë dhe turma e mbledhur në kryeqytetin Colombo kërkoi nga qeveria të marrë përgjegjësinë për keqmenaxhimin e financave kombëtare dhe situatën e keqe të furnizimit me ushqime dhe karburant. 

Koha të flasim për neuroprocesorët

Postuar në 09 Korrik, 2022 15:27

 

Kaspersky njoftoi së fundmi investimin në Motiv NT, që po zhvillon një neuroprocesor të vetin, “Altai”. Le të shohim se çfarë janë neuroprocesorët, si dallojnë ata nga procesorët konvencionalë dhe pse kjo fushë duket shumë premtuese në termat e zhvillimit të teknologjisë kompjuterike. 

Tru kompjuter 

Politikë amerikane për ndëshkimin - me ligje amerikane!!! - të kompanive europiane

Postuar në 08 Korrik, 2022 19:54

 

Kuteli, nderi i Akademisë së Shkencave

Postuar në 08 Korrik, 2022 17:12

Academia e Shkencave ka organizuar sot një konferencë kushtuar shkrimtarit, publicistiti, përkthyesit Mitrush Kuteli, një shqiptar siç do të duhej ndër shumë shqiptarë që panë dritën e kësaj bote. Me këtë rast, Akademia i ka akorduar Kutelit, çmimin “Nderi i Akademisë”. Studiues dhe shkrimtarë të ndryshëm kanë mbajtur një fjalë të vetën mbi veprën e autorit që zë një vend të veçantë në letrat shqipe.

Fund monopolit rus/Inaugurohet gazsjellësi greko-bullgar

Postuar në 08 Korrik, 2022 16:50

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov dhe ai grek, Kyriakos Mitsotakis, kanë inauguruar gazsjellësin Greqi-Bullgari në qytetin e Komotinit. Ata kanë hapur simbolikisht një valvul, gjest të cilin Mitsotakis e ka cilësuar si akt të krijimit të një ure mes veriut dhe jugut, Athinës dhe Sofjes.

Nuk vodhi, iku, e vranë!!!

Postuar në 08 Korrik, 2022 16:31

Ish-kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, Shinzo Abe  është qëlluar gjatë një fjalimi elektoral dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital. Vraësi, Yamagami Tetsuya, 41 vjeçar, ish-pjesëtar i forcave të marinës, ka deklaruar se ishte i pakënaqur me Aben.

Pasi ka shtirë dy herë, Yamagami ka hedhur armën në tokë dhe ka qëndruar pa lëvizur. Për nga dinamika e ngjarjes, duket se autori ka qenë aty me synimin e qartë të vrasjes të cilën e shpjegon vetëm ai.

Një dekoratë e fundit dhe sekrete

Postuar në 07 Korrik, 2022 23:12

“Të Kripura” mëson se presidenti aktual, Ilir Meta, ka rezervuar dekoratën e fundit të mandatit të tij për kryeministrin Edi Rama. 

Vizita e fundit në Turqi e z. Meta ishte pikërisht në këtë kontekst: marrja e sigurimeve nga Ankaraja zyrtare për kreun e shtetit, që i ka shumë të paktë miqtë ndërkombëtarë. Pas dekretimit rrufe të Begajt, mësohet se qëndron premtimi për të mos cenuar raportet me Turqinë, tashmë që ka një fije shprese se opozita mund të kthehet në forcë për pushtet. 

Vit ironik: Berisha Junior në shesh përballë Rama Senior

Postuar në 07 Korrik, 2022 22:24

 

Shiheni këtë video të vitit 2004! 

https://m.youtube.com/watch?v=FNuXmx6ppmo

Është një protestë e Mjaft-it të Erion Veliajt para Kryeministrisë. Protestë e cila transmetohet me nota dramatike nga kronika e një televizioni që duket se bën tifo. Ndaj kujt? Ndaj kauzës së drejtë të protestës, apo ndaj një pakice të zhurmshme? 

Vitet kanë kaluar dhe aktorët kanë ndryshuar rolet, kanë ndryshuar edhe optikën me të cilën gjykojnë çdo gjë. 

Kundër drejtësisë së Sorrollatjes që më 1973

Postuar në 07 Korrik, 2022 17:24

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS