Mali i Zi nis bllokimin e pasurive të patundshme të shtetasve rusë
Mali i Zi ka nisur të ngrijë pasuritë e patundshme të shtetasve rusë në territorin e vet, një lëvizje që shpreh ashpërsimin e linjës anti-ruse në vendet me shumicë sllave në Ballkan. Ministri i Brendshëm Filip Adzic ka njoftuar se bëhet fjalë për 44 objekte që do të bllokohen si pjesë e solidarizimit me sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
Vlerësohet se shtetasit rusë kanë investuar më shumë se 129 milionë euro, nga të cilat 49.46 milionë euro në sektorin e pasurive të patundshme.
Mitsotakis është i pabesueshëm për Turqinë
Ankaraja zyrtare përjashton për momentin mundësinë e një takimi mes presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Në një intervistë për gazetën greke, “Kathimerini” drejtori i Komunikimit të Erdogan, këshilltari Fahrettin Altun, nuk ka qenë fare i rezervuar në këtë drejtim, duke shprehur hapur pakënaqësinë e Turqisë me sjelljen politike të Mitsotakis.
Purgatori i "pastërtisë së figurës"
Kur vjen puna te zbardhja e marrëdhënieve mes funksionarëve të ndryshëm me ish-shërbimin sekret të regjimit të para viteve ’90 të shekullit të 20-të, ligji përdor termin “pastërti e figurës”. Ky term implikon një pretendim moral dhe etik sipas të cilit shoqëria shqiptare disancohet nga e kaluara komuniste duke cilësuar si njollë të pashlyeshme bashkëpunimin eventual, apo pjesëmarrjen e atyre që drejtojnë në demokraci, me organet represive të sistemit të shkuar.
(Poli)Agjentët
Kemi akuzuar vetë se:
Ismail Qemali ka qenë agjent i grekëve. Helenofil. Kishte gruan greke.
Ahmed Zogolli, Zogu I, agjent i vjetër i shërbimeve jugosllave, më pas nën ndikimin Italian. "Mirupafshim o mik i sotshëm dhe armik i nesërm",- thuhet se i tha kryeministri Pashiç pasi e financoi të rimerrte pushtetin më 1924.
Esad Pashë Toptani. Nuk ka nevojë të prezantohet.
Mustafa Kruja, nacionalist, agjent i italianëve.
Kocka e një zhurme që synon të largojë vëmendjen nga inceneratorët dhe AKSHI
Ilir Meta(jo Metaj) është spiun. Ai ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe këtë fakt gjëmëmadh qeveria e Partisë së Socialistëve të Shqipërisë ia vuri shqiptarëve para në ditën e parë pasi ai mbaroi detyrën e Presidentit të Republikës.
Ilir Meta ka qenë spiun në moshën 18 vjeçare dhe ligji kërkon strikt që ai të mos jetë në funksione publike. Por fakti i dalë nga llagëmet e frikës së PS-së për pushtetin e vet, vjen pasi Meta u bë mocionist, Kryeministër, ministër i Jashtëm, zv.kryeministër, kryetar i Kuvendit dhe President.
Këta tani kanë vjedhur më shumë se 700 mijë euroshi i aleatit strategjik?
Ilir Meta u kap në video, me zë e figurë siç i karakterizua, duke vjedhur 700 mijë euro. Pastaj u shpall aleat strategjik nga kryemimistri i Gentiana Sulës.
Sot Meta shpallet bashkëpunëtor i Sigurimit. Edhe? Ne duhet të zhgënjehemi? Jo, as nga Meta, as nga imagjinata e mjeruar e “çunave të Bllokut” që vjedhin...Sa?!
Një shërbim i vockël për shokët: I nxjerrim dosjen ish-kryeministrit, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-presidentit
Një ditë pasi kryeministri inceneroi qeverinë me ndryshime në dritë ka dalë një lajm që nuk dihej. Ilir Meta sipas mediave të pushtetit rezulton bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.