Një shërbim i vockël për shokët: Non grata s’e bëmë dot, i nxjerrim dosjen
Një shërbim i vockël për shokët: Non grata s’e bëmë dot, i nxjerrim dosjen
Një shërbim i vockël për shokët: Non grata s’e bëmë dot, i nxjerrim dosjen
Tani veprimi është e vetmja opozitë
Lajmi serviret kështu : Ndryshime në qeveri. Pastaj emrat. Në fakt e vërteta është më e thjeshtë: Kryeministri bëri ca manovra me tre emra për të hequr në fakt një të vetëm. Dhe e gjitha kjo për një sitiatë të nxehtë që lidh akuza korrupsioni me një ndër aferat më ndotëse të tranzicionit. Ka shumë diskutime për atë që ndodhi: u fuqia Belinda Balluku, u rrëzua Ahmetaj e kështu me radhë. Në fakt e gjithë kjo plojë korridoresh është prova e vetme sesi ky pushtet ka degraduar nga menaxhim dhe qeverisje në administrim koninukturash korrupsioni.
Lajmi më i rremë: Zgjedhjet fitohen me lajmet e rreme ruse
Ja një lajm që ilustron komedinë neurotike që përjetojmë e që është padyshim parathënie e një tragjedie nesër:
Moska mund të përfshihet në zgjedhjet e ardhshme në Itali duke përhapur lajme të rreme në mediat sociale për të favorizuar partitë pro-ruse
kështu është shprehur ish-kryeministri i Italisë, Enrico Letta që ka shtuar:
Miliarderët dhe të famshmit që vijnë tek unë, janë pjesë e halesë
Arjan Çani ka sqaruar me fjalët e veta teatrin e Shqipërisë sonë në fokusin e emisionit të tij. Vipat që hyjnë e dalin aty e të cilët moderatori i përcjell me tjetër njohje:
Karadyzeni i Negociatave, Kryeministri: Hajdeni në shesh për Xhensilën jo për mua
Edhe Xhensila do jetë në shesh!
E njofton kryeministri i Shqipërisë, i ashtuquajturi intelektual, sipas të cilit Xhensila do jetë në shesh për të festuar hapjen e negociatave me BE-në dhe 100 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve me SHBA.
Për të parën në çdo vend kërkohen referendume, për të dytën diskutojnë historianët.
Bajram Begaj merr postin e Presidentit të Republikës
Bajram Begaj ka marrë sot detyrën(postin) e presidentit të Republikës duke pasuar Ilir Metën. Begaj vjen nga detyra e Shefit të Shtabit të Ushtrisë dhe ka profesionin e mjekut. Meta përcolli sot një mesazh falenderimi për periudhën e detryës së tij, ndërkohë që me këtë rast në mjediset para Presidencës është zhvilluar edhe ceremonia e rastit.
Sigurimet e Kryeministrit: Të dhënat nuk janë fshirë(por jo nuk janë kopjuar)
ENë një reagim sot në profilin e vet në Twitter, kryeministri Edi Rama ka siguruar qytetarët shqiptarë se:
Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit!
Liderët e brishtë të Perëndimit
“E ardhmja është Italia dhe ajo e ardhme është e zymtë”. Ky është titulli i një komenti të botuar në New York Times pas dorëheqjes së Mario Draghi-t. Analizat e amerikanëve për Italinë nuk janë gjithmonë të besueshme. Megjithatë, ata tradhtojnë një bindje të përhapur gjerësisht: kriza politike italiane është pjesë e një rënieje të përgjithshme të lidershipit, akoma më shqetësuese sepse ndodh në sfondin e problemeve serioze: një luftë në zemër të Evropës që tashmë është harruar pjesërisht; një ekonomi drejt recesionit. Sfidat e perandorive autoritare me ambicie hegjemoniste.